Nga nesër bojkot në të gjitha universitetet publike, Sindikata e Universiteteve shpall vendimin në mbështetje të studentëve
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Kryesia e Sindikatës së Universiteteve ka vendosur njëzëri bojkotin e mësimdhënies në të gjitha universitetet publike t&...
Policia hodhi gaz lotsjellës dhe përdori topa uji për të zmbrapsur protestuesit të martën, në ditën e tetë radhazi ...
Prej ditësh me radhë, në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, po zhvillohen protesta të dhunshme. Ajo që nisi si një demonstratë...
Policia ka ndërhyrë dhunshëm në Sheshin Skënderbej, duke larguar protestuesit. Efektivët kanë hedhur gaz lotsjellës d...
Prej disa ditësh, rrugët e Tiranës janë përfshirë nga protesta kundër qeverisë, të shoqëruara me përplasj...
Protesta është përshkallëzuar sërish në Tiranë, pas qetësisë për disa orë përpara Kryeministrisë...
Kryeministri Edi Rama ka vendosur në punë autobotin me ujë të Erdoganit për të boshatisur bulevardin “Dëshmor&eum...
Ish-ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati ka reaguar për herë të parë në lidhje me protestat masive të të rinjve dhe qyteta...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...

SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën se po fillon menjëherë procesin e vendosjes së tarifave doganore 100% për filmat e shpërndarë në kinematë amerikane që janë prodhuar jashtë vendit.
“Industria amerikane e filmit po vdes shumë shpejt (...) Hollywoodi dhe shumë zona të tjera në SHBA po shkatërrohen”, pohoi Trump nëpërmjet Truth Social.
Ai u shpreh se vende të tjera po ofrojnë të gjitha llojet e stimujve për të joshur regjisorët dhe kompanitë amerikane. Sipas tij, kjo është një përpjekje e koordinuar nga vendet e tjera që përbën një kërcënim për sigurinë kombëtare amerikane.
Që kur u kthye në Shtëpinë e Bardhë, republikani ka urdhëruar hetime të shumta mbi "implikimet e sigurisë kombëtare" të importeve të të gjitha llojeve, nga gjysmëpërçuesit te metalet e rralla. Çdo hetim i kësaj natyre është hapi i parë i nevojshëm në mënyrë që presidenti amerikan të mund të vazhdojë me nënshkrimin e urdhrave ekzekutivë që vendosin tarifa për produktet e importuara me arsyetimin se sasia e tyre që hyn në vend kërcënon sektorët përkatës amerikanë.
Megjithatë, ai nuk dha asnjë detaj mbi termat dhe kushtet për vendosjen e tarifave shtesë doganore për filmat e prodhuar jashtë SHBA-së. Ky veprim përbën një përshkallëzim të ri të luftës tregtare që presidenti amerikan ka nisur kundër praktikisht të gjithë partnerëve të vendit të tij.
Kina, e cila është veçanërisht e shënjestruar nga Presidenti Trump në këtë fushë, njoftoi në fillim të prillit se do të zvogëlonte, "në mënyrë të matur", numrin e filmave amerikanë të shpërndarë në kinematë në territorin e saj, si pjesë e reagimit të saj ndaj vendosjes së tarifave ndëshkuese amerikane - shpesh penguese - për produktet e saj të eksportuara në tregun amerikan.
Pekini tashmë kufizon, duke përdorur një sistem kuotash, numrin e filmave të huaj të shpërndarë në kinematë në territorin kinez. Çdo reduktim i mëtejshëm i aksesit në këtë treg të veçantë kinez - i dyti më i madh në botë, pas SHBA-së, për sa i përket xhiros - do të godiste rëndë të ardhurat e studiove të Hollivudit.
MEKSIKË- Një kryetar bashkie në Meksikë i dyshuar për shpërdorim detyre është arrestuar nga autoritetet meksikane...
foto ilustruese SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, njoftoi dje, të dielën, se ka urdhëruar administratën e tij dh...
SHBA- Mike Waltz ishte zyrtari I sakrifikuar I Donald Trump për skandalin e mesazheve në Signal, ku u ndanë mesazhe që përmbanin info...
SHBA- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk kishte llogaritur siç duhet ndikimin e veprimeve të tij dhe për pasojë, shefja...
UKRAINË- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha të dielën se nuk beson se Rusia do t'i përmbahej një armëpushimi tre-ditor q...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka mohuar se po shqyrton mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë presidenc...
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu ka premtuar kundërmasa ndaj rebelëve Houthi të Jemenit, pas lëshimit të një rak...
SHBA- Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka pranuar se arritja e një marrëveshjeje paqeje midis Ukrainës dhe Rusisë mund të...
TURQI- Presidenti i Turqisë, Rexhep Tayyip Erdogan, ka paralajmëruar protestuesit në Qipron veriore të mos mbjellin farat e urrejtjes mes ...
BRAZIL- Policia braziliane tha se pengoi një sulm me bombë të planifikuar për koncertin e Lady Gaga-s në plazhin Copacabana në R...