BOTA

Gruaja e parë në historinë e SHBA-së e emëruar si shefe e kabinetit të presidentit amerikan/ Kush është Susie Wiles që ndaloi Vuçiç të takohej me Trump

Piranjat Përditësimi i fundit 4 Maj 2025, 22:26

Gruaja e parë në historinë e SHBA-së e emëruar si shefe

SHBA- Presidenti serb, Aleksandar Vuçiç nuk kishte llogaritur siç duhet ndikimin e veprimeve të tij dhe për pasojë, shefja e kabinetit të presidentit amerikan Donald Trump i ndaloi hyrjen në kompleksin në Florida, pavarësisht se ai kishte paguar për të qenë aty. Kështu u shpreh ish-diplomati serb, Nebojsha Vujoviç, duke komentuar lajmin për kthimin e papritur të presidentit të Serbisë nga SHBA.

“Shtetet e Bashkuara dhe presidenti Trump janë më të fokusuar në raportin personal me Putinin. Vuçiq nuk mund të përdorë një foto me Trumpin si mjet për të zgjidhur çështjet e brendshme në Serbi. Ai shpresonte që, me një fotografi në Florida, të zbutte presionin nga Evropa dhe të siguronte rrugën drejt Moskës. Por, duke u përpjekur të pozicionohej mes Trumpit dhe Putinit, ai ia zuri vendin Trumpit si figura udhëheqëse përballë Evropës“, deklaroi Vujoviç.

Po kush është shefja e stafit të presidentit amerikan?

Susie Wiles ka lindur më 14 maj 1957 në New Jersey me emrin Susan Sameral. Ka diplomuar në Universitetin e Marylandit dhe në vitin 1980 iu bashkua fushatës presidenciale të Ronald Reganit. Për gati 10 vjet ka drejtuar firmën lobuese Ballard Partners në Tallahassee. Wiles tashmë është gruaja e parë në historinë e SHBA-së që është emëruar si shefe e kabinetit të presidentit amerikan dhe konsiderohet person i besuar i tij.

Ajo është një veterane e politikës në Florida. Karrierën e nisi në zyrën e kongresmenit nga New Yorku, Jack Kemp, në Uashington gjatë viteve ’70. Më pas punoi në fushatën e Ronald Reganit dhe në Shtëpinë e Bardhë si organizatore e agjendës së tij. Më vonë u transferua në Florida, ku ka këshilluar dy kryebashkiakë të Jacksonville dhe ka punuar për kongresisten, Tillie Fowler.

Ka qenë e angazhuar në disa fushata shtetërore në Floridë dhe ndihmoi biznesmenin Rick Scott të fitojë postin e guvernatorit. Për një kohë të shkurtër udhëhoqi fushatën presidenciale të guvernatorit të Utah, Jon Huntsman, në vitin 2012, ndërsa në vitin 2016 drejtoi fushatën e Donald Trump në Florida, shtet kyç që i siguroi atij rrugën drejt Shtëpisë së Bardhë. Dy vite më pas, Wiles ndihmoi Ron DeSantis të zgjidhet guvernator i Floridës, por marrëdhënia mes tyre u përkeqësua.

Fillimi i bashkëpunimit me Trumpin

Susie Wiles përfundimisht mori drejtimin e fushatës së Trumpit kundër DeSantis gjatë garës paraprake dhe e mposhti bindshëm. Ekipi elektoral i Trumpit dhe aleatët e tij shpesh e tallnin DeSantis duke përdorur informacione që dyshohej se vinin nga Wiles dhe ish-bashkëpunëtorë të DeSantis që tani ishin në krahun e Trumpit. Ajo iu bashkua fushatës së tretë të Trumpit dhe gjatë tre viteve të fundit ka vepruar si shefja de facto e kabinetit, duke udhëhequr kandidaturën e tij për rizgjedhje dhe duke e ndihmuar në çështje ligjore e gjyqësore.

“Susie Wiles më ndihmoi të realizoj një nga fitoret më të mëdha politike në historinë e SHBA-së dhe ka qenë pjesë thelbësore e fushatave të mia të suksesshme në 2016 dhe 2020. Ajo është e fortë, e mençur, inovative dhe gëzon respekt të gjerë,” ka deklaruar Trump.

Sipas Politico, asnjë tjetër nuk ka ndikim mbi Trumpin si Susie Wiles. Ai vetë e ka quajtur atë “zonja prej çeliku”. Ndryshe, përveç lidhjeve të forta me familjen Trump, Wiles ka ndërtuar marrëdhënie edhe me Robert F. Kennedy Jr., i cili më vonë hoqi dorë nga kandidimi presidencial dhe e mbështeti Trumpin.

Susie Wiles ka krijuar gjithashtu një lidhje të afërt me Elon Musk, i cili është bërë një mbështetës i madh i Trumpit.  Mediat amerikane theksojnë se Susie është përgjegjëse për faktin që fushata më e fundit e Trumpit ka qenë më e disiplinuar dhe profesionale se të mëparshmet. Megjithatë, disa e përshkruajnë edhe si një figurë që mbështet ambiciet autokratike të Trumpit.

“Susie Wiles është tepër inteligjente dhe tepër e sofistikuar si operatore politike për të mos e kuptuar këtë”, tha analisti demokratik nga Miami, Fernand Amandi./Britannica

susie wiles aleksandar vuçiç donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë