BOTA

Trump vë në pikëpyetje identitetin racor të rivales Kamala Harris

n.f Përditësimi i fundit 1 Gusht 2024, 15:39
Trump vë në pikëpyetje identitetin racor të rivales Kamala
Harris dhe Trump

SHBA- Kandidati republikan për president dhe rivalja e tij e mundshme demokrate po vazhdojnë fushtatat në garën për Shtëpinë e Bardhë. Ish-Presidenti Donald Trump hodhi dyshime mbi identitetin racor të Nënpresidentes Kamala Harris, ndërsa zonja Harris e sfidoi zotin Trump për të debatuar.

Me më pak se 100 ditë para zgjedhjeve, korrespondenti i Zërit të Amerikës Scott Stearns i hedh një vështrim mbështetjes që gëzojnë dy kandidatët për momentin.  Kandidati republikan për president, Donald Trump u tha mbështetësve në shtetin fushëbetejë të Pensilvanisë se kundërshtarja e tij e mundshme demokrate është një mashtrim.

“Shefat e Partisë së majtë radikale Demokrate kanë vendosur një kandidate kukull që u shërben vetëm atyre. Kamala Harris mori zero vota. Ajo kontrollohet nga donatorët dhe ndërmjetësit e pushtetit që i mundësuan kandidaturën, ata që shkatërrojnë qeverinë tonë dhe që marrin miliarda e miliarda dollarë”, tha ai.

Më herët gjatë ditës, zoti Trump pati një diskutim që ngjalli reagime me disa gazetare afrikano-amerikane. Ai hodhi dyshime mbi identitetin racor të zonjës Harris, nëna e së cilës është indiane ndërsa babai afrikano-amerikan.

"Ajo gjithmonë është prezantuar me origjinën dhe trashëgiminë indiane. Nuk e dija se ishte e afrikano-amerikane deri para disa vitesh, kur u kthye në një afrikano-amerikane. Tani do që të njihet ashtu. Pra, nuk e di nëse është indiane apo afrikano-amerikane", tha zoti Trump.

Nënpresidentja Harris është vetë-identifikuar prej kohësh si afrikano-amerikane dhe indiano-amerikane.

Që kur u bë kandidate e mundshme demokrate për presidente, mbështetja për të është baraz me atë për republikanin Trump në shtatë shtete kyçe, kryesisht për shkak të rritjes së përkrahjes së votuesve të rinj, afrikano-amerikanë dhe hispanikë, sipas rezultatit të sondazheve të agjencisë së lajmeve “Bloomberg” dhe kompanisë “Morning Consult”.

"Gara po merr një kthesë të re dhe ka shenja se Donald Trumpi po e ndjen atë. Ju mund ta keni vërejtur”, tha zonja Harris.

Ajo tha në një tubim të martën në Xhorxhia se zoti Trump duket se ka shumë për të thënë për të, por nuk dëshiron të diskutojë me të në debatin e planifikuar për shtator.

"Donald, shpresoj se do ta rimendosh debatin me mua, sepse siç thotë një shprehje ‘nëse ke diçka për të më thënë ma thuaj në sy’”, tha zonja Harris.

Ajo pritet ta shpallë kandidatin për nënpresident gjatë ditëve në vijim, në prag të Kuvendit të Partisë në Çikago ku do të synojë të bindë votuesit se ajo është zgjedhje më e mirë sesa zoti Trump.

Në Karolinën e Veriut, votuesja Wanda Cherry thotë se pas kalimit të kandidaturës nga Presidenti Biden tek Nënpresidentja Harris, entuziazmi është rritur.

“Më vjen mirë që presidenti e kuptoi se kemi nevojë për dikë më të ri për të udhëhequr vendin, dikë që ka zgjuarsinë dhe vullnetin për të garuar”, tha ajo.

Votuesi në Xhorxhia, T. Stanley nuk beson se zonja Harris është gati për postin e presidentes.

"Së pari, fakti se është kandidate më tmerron, sepse nuk është e përgatitur për të qenë presidente”, thotë ai.

Një votues tjetër në Xhorxhia thotë se zonja Harris ka rigjallëruar garën presidenciale.

"Do të votoj për të dhe jam i gëzuar për këtë. Në përgjithësi mendoj se ajo është pak liberale në shumë çështje, por për ta mbrojtur demokracinë tonë, patjeter se do ta votoj”, thotë Phil Ownbey.

Në Kaliforni, votuesja Marina George thotë se mbështetja për zotin Trump është mjaftueshëm e fortë për të mposhtur çdo kundërkandidat.

“Edhe me Kamala Harrisin, apo këdo që vendosin, ata nuk do të fitojnë. Kjo thjesht po e përshpejton dhe thellon humbjen e Partisë Demokrate. Gjithçka që ata po bëjnë po shkon në favor të republikanëve”, thotë ajo.

Në nivel kombëtar, sondazhi i agjencisë Bloomberg e nxjerr zonjën Harris baraz me zotin Trump, me më pak se 100 ditë para ditës së zgjedhjeve./ VOA

kamala harris trump shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë