BOTA

Trump vepron me shpejtësi për emërimet me ndikim tek politika e brendshme

r.ll Përditësimi i fundit 15 Nëntor 2024, 17:33
Trump vepron me shpejtësi për emërimet me ndikim tek politika e
donald trump

SHBA- Presidenti i zgjedhur Donald Trump e fillon mandatin në janar të vitit të ardhshëm, megjithatë siç njofton korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti, ai po përgatit terrenin dhe po bën plane për politikën e brendshme të katër viteve të ardhshme.

Fjalimi i fitores në natën e zgjedhjeve 2024.

"Arsyeja që bëmë histori sot është se ne do të rregullojmë gjithçka në vendin tonë”, tha ai.

Përparësia kryesore e zotit Trump është problemi i emigracionit.

“Do të duhet t'i mbyllim kufijtë. Ne duam që njerëzit të vijnë në vendin tonë. Ata mund të kthehen, por duhet ta bëjnë një gjë të tillë në mënyrë të ligjshme", është shprehur ai.

Zoti Trump i bëri për vete votuesit me premtimin për dëbime masive të miliona emigrantëve pa dokumente. Ekspertët thonë se kjo do të kushtonte miliarda dollarë dhe do të kërkonte një organizim, gjë për të cilën nuk janë dhënë detaje.

Por Tom Homan, që zoti Trump e caktoi për të mbikqyrur kufirit tha se do të përqendrohej tek punëdhënësit, jo në komunitete.

Përparësia e dytë është ulja e inflacionit.

"Dhe pas rikthimit më të madh politik në historinë amerikane, ne do të realizojmë rimëkëmbjen më të madhe ekonomik në historinë amerikane nën udhëheqjen e Donald Trump-it", thotë Nënpresidenti i zgjedhur, JD Vance.

Zoti Trump ka premtuar politika për vendosjen e tarifave për mallrat e huaja dhe eliminimin e taksave për bakshishet dhe pensionet.

Përparësia e tretë është reformimi i qeverisë.

"Amerika na ka dhënë një mandat të pashembullt dhe të fuqishëm", thotë Presidenti i zgjedhur Trump.

Me këtë mandat, ai emëroi pronarin e Teslas dhe Space X, Elon Musk dhe ish-rivalin e tij në garën brenda partisë Vivek Ramaswamy, në krye të një nisme për ta bërë qeverinë më efikase dhe për të reduktuar burokracinë dhe shpenzimet.

Një Senat dhe Dhomë Përfaqësuesish me shumicë republikane do të thotë që gjasat janë për konfirmime të shpejta për të emëruarit për sekretarët e Shtetit, Mbrojtjes dhe Sigurisë Kombëtare, administratorin e Agjencisë për Mbrojtjen e Mjedisit, ambasadorët në Kombet e Bashkuara dhe Izrael dhe të tjerë. Këto janë vetëm disa nga 4000 postet qeveritare që do të plotësojë zoti Trump.

Në afro 70 ditë, presidenti i zgjedhur merr detyrën dhe administrata e tij e dytë do të ketë marrë formë. Një gjë është e qartë që tani: Ajo do të duket shumë ndryshe nga vitet e mandatit të zotit Biden./VOA

donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë