Tsikhanouskaya
BJELLORUSI- Liderja në mërgim e Lëvizjes Demokratike të Bjellorusisë, Svyatlana Tsikhanouskaya, u ka bërë thirrje liderëve të Perëndimit të jenë të “bashkuara” dhe të “vendosur” për t’i bërë ballë “synimeve imperialiste të Rusisë”. Duke folur për Radion Evropa e Lirë në margjinat e samitit të NATO-s në Uashington, Tsikhanouskaya argumentoi se populli i Ukrainës nuk po lufton vetëm për vendin e vet, por gjithashtu edhe për “vlerat e vendeve demokratike”.
“Më besoni, nëse e lejojmë Ukrainën ta humbë luftën e saj, bota demokratike – Evropa e fuqishme apo SHBA-ja – do të jenë të radhës që do të sulmohen nga diktatura”, tha ajo.
Tsikhanouskaya, 41 vjeçe, është ish-mësimdhënëse e cila garoi për presidente në Bjellorusi më 2020, pasi burrit të saj, Syarhey Tsikhanouski, iu ndalua pjesëmarrja në zgjedhje dhe u burgos. Ajo u detyrua të ikë në Lituani gjatë luftës brutale kundër një vale protestash prodekomratike, të cilat shpërthyen pasi liderit Alyaksandr Lukashenka iu dhurua mandati i gjashtë presidencial në zgjedhjet e kontestuara.
“Fatet e Bjellorusisë dhe Ukrainës janë të ndërthurura. Ne i inkurajojmë plotësisht vendet e NATO-s për t’i mbështetur ukrainasit dhe për t’i dhënë Ukrainës gjithçka që ka nevojë për ta fituar këtë luftë. Por, mos e lini anash Bjellorusinë”, theksoi ajo.
Tsikhanouskaya shtoi se “diktatorët” si Lukashenka dhe presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, i shohin plogështinë dhe pavendosmërinë e Perëndimit si “dobësi”.
“Dhe ata mendojnë se mund t’i kalojnë vijat e kuqe vazhdimisht”, tha ajo, duke shtuar se ata po e sfidojnë botën Perëndimore për të mësuar se sa larg mund të shkojnë derisa të përballen me një përgjigje.
“Prandaj të gjitha tanket dhe pajisjet e mundshme për Ukrainën është dashur të ishin atje qysh dje. Ne nuk kemi kohë”, nënvizoi ajo.
“Unë po pres unitet dhe vendosmëri nga vendet e NATO-s, sepse këtë po e presin njerëzit të cilët po luftojnë kundër tiranisë, kundër synimeve imperialiste të Rusisë, dhe kundër diktatorëve të botës”, përfundoi Tsikhanouskaya./ REL
tsikhanouskaya rusia
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
11 Korrik15:56
Kina i kërkon NATO-s të mos krijojë kaos në Azi
Foto ilustruese
KINË- Kina akuzoi NATO-n të enjten se kërkon siguri në kurriz të të tjerëve dhe i bëri thirrje alea...
n.f
BOTA
11 Korrik15:55
Analiza: A po kërkon Rusia ta destabilizojë Kosovën përmes Serbisë?
Foto ilustruese
KOSOVË- Zyrtarë të lartë të Kosovës paralajmërojnë se Serbia po përgatitet për sulm apo p...
M.B.
BOTA
11 Korrik14:51
Në Srebrenicë shënohet 29-vjetori i gjenocidit, Schmidt: Madhërimi i kriminelëve të luftës është fyerje, në mos kërcënim për viktimat
Foto ilustruese
BOSNJE-HERCEGOVINA- Në Srebrenicë më 11 korrik është shënuar 29-vjetori i gjenocidit, që u krye nga forc...
M.B.
BOTA
11 Korrik14:40
Analiza: Përshpejtimi i rritjes së pagave ngre dyshime mbi shkallën e uljes së normave të Bankës Qendrore Europiane
Foto ilustruese
FRANKFURT- Gjurmuesi i faqes së internetit Indeed ka arritur në vlerën 4.2%, nga 3.5%. Rritja e pagave në Eurozonë...
S.B
BOTA
11 Korrik13:22
VIDEO/ Përfshihet nga flakët katedralja e njohur 1000-vjeçare në Francë
pamje nga ngjarja
FRANCË- Katedralja e qytetit të Rouen në Francë është përfshirë ditën e sotme nga flak&...
S.B
BOTA
11 Korrik12:50
VIDEO/ Nuk iu lejua të shkojë në tualet, tërbohet pasagjerja, kafshon dhe pështyn stjuardesët
pamje nga ngjarja
SHBA- Një pasagjere në një fluturim të United Airlines nga Miami në Newark humbi kontrollin ...
M.B.
BOTA
11 Korrik11:31
"Jemi më të fortë kur jemi bashkë", qeveria britanike: Biden mirëpret dëshirën e Starmerit për raporte më të ngushta me BE-në
Kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë takimit në Zyrën Ovale me presidentin amerikan, Joe Biden. 10 korrik 2024.
SHBA- Presidenti ameri...
M.B.
BOTA
11 Korrik11:30
"Stërvitjet ushtarake përkojnë me samitin e NATO-s", Tajvani: Kina është kërcënim për stabilitetin e rajonit
Foto ilustruese
TAJVAN- Tajvani tha se po shikon nga afër ushtrinë kineze, e cila tha se paraqet kërcënim në rritje për rajon...
M.B.
BOTA
11 Korrik07:47
"Sa vijnë dhe shtohen", Biden përballë thirrjeve të reja për tërheqje nga gara për Shtëpinë e Bardhë, kush u deklarua kundër presidentit?
Joe Biden
SHBA- Fushata e Presidentit Biden për një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë po përballet me penges...
M.B.
BOTA
11 Korrik07:41
Samiti i NATO-s në Washington/ SHBA: Do të vendosim në Gjermani raketa me rreze të gjatë veprimi
Samiti
SHBA- Shtetet e Bashkuara do të fillojnë vendosjen e raketave me rreze më të gjatë veprimi në Gjermani në vitin 2...