BOTA

Tubimi në mbështetje të Vuçiç/ Presidenti serb paraqet pesë kërkesa që synojnë vendosjen e rendit

E.D Përditësimi i fundit 15 Prill 2025, 08:01

Tubimi në mbështetje të Vuçiç/ Presidenti serb

SERBI- Një varg flamujsh serbë, një varg me ushqime, këngë patriotike dhe slogane për mbrojtjen e shtetit Beogradi ishte skena e një spektakli të madh politik të drejtuar nga Partia Përparimtare Serbe gjatë fundjavës. Në një Asamble Gjithëserbe treditore, presidenti serb Aleksandar Vuçiç shpalli fundin e revolucionit me ngjyrë dhe promovoi Lëvizjen e re për Popullin dhe Shtetin.

"Ne nuk do t'i lëmë ata të përmbysin shtetin tonë. Dhe më lejoni t'ju them se revolucioni i tyre me ngjyra ka mbaruar. Ata mund të shetisin sa të duan, nuk ka asgjë", tha Vuçiç. 

Tubimi në Beograd në mbështetje të Vuçiç

Sipas vlerësimeve të Arkivit të Tubimeve Publike, në tubim morën pjesë të paktën 55.000 qytetarë. Disa mbërritën me autobusë të organizuar, të tjerë në këmbë duke imituar studentët që kanë shetitur nëpër Serbi në shenjë proteste prej muajsh.

Pesë kërkesa për veten

Fjalimi i presidentit Vuçiç të shtunën në mbrëmje u transmetua drejtpërdrejt nga pothuajse të gjitha televizionet më të rëndësishme në vend në kohën kryesore. Ai ka paraqitur pesë kërkesa që synojnë vendosjen e rendit.

"Kërkojmë nga organet dhe institucionet kompetente të Republikës së Serbisë, e mbi të gjitha nga prokuroritë kompetente, që të nisin procedurat e duhura në kuadër të kompetencave të tyre kushtetuese dhe ligjore dhe të ndërmarrin të gjitha masat e tjera të përcaktuara me ligj, për të vendosur qetësinë dhe rendin në vend”, ka theksuar Vuçiç. 

Kjo është një lloj thirrje për dhunë shtetërore dhe për shtypje të protestuesve, thotë gazetari Nedim Sejdinoviç për DW.

"Kërkesat e tij tregojnë një pamje krejtësisht të përmbysur të realitetit, në të cilën ata që propagandojnë dhe kryejnë dhunë e paraqesin veten si viktima, dhe ata që janë viktima e paraqesin veten si autorë. Por kjo, natyrisht, nuk është asgjë e re në këtë retorikë neoradikale", shton Sejdinoviç

Ngjashëm mendon edhe profesore e jurispundencës në pension Vesna Rakiq-Vodineliç. Ajo tregon për DW se kërkesa për kthimin e institucioneve të rrëmbyera vjen pikërisht nga njeriu që i ka rrëmbyer.

"Ai nuk e respekton ndarjen e pushteteve dhe cënon kompetencat e autoriteteve të tjera shtetërore, në radhë të parë të gjyqësorit, dhe nuk ka fare bazë kushtetuese për ta kërkuar këtë prej tyre”, shpjegon Rakiç-Vodineliç.

Tani pyetja e më e madhe është se si do të reagojë prokuroria ndaj kërkesave të Vuçiç, por edhe policia, e cila ka autoritet të ndalojë tubimet publike.

"Kërkesa e Vuçiç për normalizimin e jetës së përditshme mund t'i referohet bllokadave që studentët dhe qytetarët bëjnë çdo ditë. Pyetja tani është nëse dikush do të përpiqet t'i prishë ato bllokada," shton ajo.

Ndërsa përpiqet të konsolidojë radhët e veta, regjimi po shton presionin si ndaj studentëve ashtu edhe ndaj protestuesve që kanë dalë në rrugë prej gati gjysmë viti. Lajmet për sulme fizike, arrestime, akuza disiplinore dhe penale kundër protestuesve dhe kritikëve të Vuçiç vijnë pothuajse çdo ditë.

Gjashtë studentë dhe aktivistë të Novi Sadit janë në paraburgim për një muaj. Ndërsa gjashtë janë në ekzil politik për gjoja përgatitjen e akteve kundër rendit kushtetues dhe sigurisë sëRepublikës së Serbisë. Sejdinoviç beson se e gjitha kjo është pjesë e kundërrevolucionit të cilin e shpalli vetë presidenti.

"Natyrisht, qëllimi është të frikësohen dhe të heshtin qytetarët, sepse vlerësimi është se energjia e protestave është konsumuar disi dhe se tani është koha për një kundërsulm. Megjithatë, besoj thellë se ajo që po bën qeveria e udhëhequr nga Vuçiqi është absolutisht kundërproduktive për ta, sepse ekspozon më tej regjimin represiv," tha ai. 

Por rezistenca civile dhe studentore nuk po shuhet. Grupe studentësh dhe qytetarësh nga disa vende anembanë Serbisë u përpoqën të pengonin autobusët me mbështetës të SNS-së që të arrinin në tubimin në Beograd, por policia theu bllokadat.

Në Novi Pazar, rreth 300 kilometra në jug të Beogradit, një protestë e madhe studentore u mbajt paralelisht me tubimin e SNS, ku mijëra njerëz përsëri demonstruan kundër qeverisë.

"Kjo shoqëri thjesht po rrënohet ose do të shkojmë në drejtimin e Erdoganit, që do të thotë rritje e represionit, arrestimin e shumë kritikëve të regjimit dhe njerëzve që ikin nga vendi nga frika e një lloj hakmarrjeje, ose protestat do të vazhdojnë të ushtrojnë presion dhe të çojnë në atë që është i vetmi rezultat i mirë apo logjik - ndryshimi i qeverisë”, beson Sejdinoviç. 

Me kërkesë për një rezolutë, një grup studentësh prej dhjetë ditësh po udhëtojnë me biçikleta për në Strasburg, ku në mënyrë simbolike do t'u dorëzojnë një letër parlamentarëve evropianë për gjendjen e shtetit ligjor në Serbi. Pjesëtarët e diasporës po i mirëpresin ata në çdo hap me lot dhe brohoritje.

Nga ana tjetër, Vuçiqi po përgatit një qeveri të re të kryesuar nga mjeku Gjuro Macut, i cili nuk ka pothuajse asnjë përvojë politike. Disa analistë e vlerësuan këtë veprim si një lëshim indirekt ndaj protuestuesve, të cilët po kërkojnë gjithnjë e më shumë një qeveri ekspertësh. Të tjerë, megjithatë, besojnë se kjo është një manovër politike e Aleksandar Vuçiç, i cili dëshiron t'i shmangë zgjedhjet me çdo kusht për shkak të rënies së vlerësimit të tij.

"Mendoj se ai vetë është i vetëdijshëm se nuk mund të llogarisë as në polici, as në gjyqësor në rast të ndonjë represioni më të fortë, sepse është e qartë se edhe në këto institucione ka njerëz që refuzojnë të binden dhe refuzojnë të shkelin ligjin me urdhër të tij”, thotë Sejdinoviç.

Por rezultati përfundimtar ende nuk është në dukje. Si mbështetësit e qeverisë ashtu edhe ata të opozitës presin që pala tjetër e para të bëjë ndonjë gabim./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë