BOTA

Tulsi Gabbard kritikon ashpër "dështimet" e komunitetit të zbulimit dhe "shpifjet" ndaj saj

n.f Përditësimi i fundit 31 Janar 2025, 07:58

Tulsi Gabbard kritikon ashpër "dështimet" e komunitetit

SHBA- E emëruara e Presidentit Donald Trump për të drejtuar komunitetin e zbulimit të vendit, kritikoi ashpër qëndrimet e këtyre agjencive nën presidentët e mëparshëm, duke i akuzuar për përdorimin e kompetencave të tyre për të sabotuar zotin Trump, si edhe për përpjekje për të cenuar reputacionin e saj.

Ish-anëtarja e Kongresit Tulsi Gabbard u tha të enjten anëtarëve të Komisionit të Senatit për zbulimin se do të sillte "një perspektivë të re" nëse konfirmohej si drejtore e zbulimit kombëtar dhe do të rikthente besimin në 18 agjencitë e komunitetit të zbulimit, që sipas saj është "në nivelin më të ulët".

"Për një kohë të gjatë, informacioni i gabuar i zbulimit, i pamjaftueshëm apo i përdorur politikisht ka çuar në dështime të kushtueshme dhe minimin e sigurisë sonë kombëtare dhe lirive të dhëna nga Zoti," tha zonja Gabbard gjatë seancës për konfirmimin e saj.

"Përfundimi është ky: kjo duhet të marrë fund," tha ajo. “Rizgjedhja e Presidentit Trump është një mandat i qartë nga populli amerikan për ta ndërprerë këtë cikël dështimi si edhe politizimin e komunitetit të zbulimit”.

Gabbard sulmoi gjithashtu ata që e kanë kritikuar emërimin e saj duke argumentuar se ajo është "besnike ndaj diçkaje apo dikujt tjetër përveç Zotit, ndërgjegjes sime dhe Kushtetutës së Shteteve të Bashkuara", tha ajo. "Ajo që me të vërtetë i shqetëson kundërshtarët e mi politikë është se unë refuzoj të jem kukulla e tyre," tha ajo në deklaratën e saj hyrëse.

Vendimi i Trump për të emëruar Gabbard për postin menjëherë pas fitores së tij në zgjedhjet presidenciale të nëntorit kapi në befasi disa ligjvënës dhe ish-zyrtarë të zbulimit. Ish-ligjvënëse demokrate nga shteti i Havait, dhe ish- kandidate demokrate për presidente, ajo është veterane e Gardës Kombëtare të Ushtrisë Amerikane, me shërbime në Irak dhe Kuvajt. Por ajo nuk ka mbajtur asnjë pozicion të lartë drejtues.

Zonja Gabbard është përballur gjithashtu me kritika nga republikanët dhe demokratët për deklaratat që ka bërë në lidhje me pushtimin rus të Ukrainës, metodat e përgjimit dhe një projekt-ligj që ka propozuar për të falur Edward Snowdenin, një ish-kontraktor i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare i akuzuar për rrjedhjen e mijëra dokumenteve të klasifikuara, përpara se të arratisej përfundimisht në Rusi.

Po ashtu zonja Gabbard është kritikuar për një udhëtim në Siri në vitin 2017, gjatë të cilit ajo u takua me presidentin e atëhershëm Bashar al-Assad.

"Mund të thuhet se emërimi i zonjës Gabbard ka ngjallur më shumë interes dhe vëmendje sesa shumica e kandidatëve përpara këtij komisioni," tha kryetari i Komisionit, republikani Tom Cotton, ndërsa po zhvillohej seanca dëgjimore.

Por zoti Cotton, i cili më herët i tha televizionit Fox News se zonja Gabbard është e përgatitur të marrë rolin e zyrtarit më të lartë të zbulimit amerikan, tha gjithashtu se ishte i tronditur nga sulmet ndaj patriotizmit dhe besnikërisë së saj.

"S’më mbetet veçse të qesh me disa kritikë që thonë se zonja Gabbard ka pikëpamje jokonvencionale," u tha ai ligjvënësve. "Por shikoni se ku na ka çuar i menduari konvencional. Ndoshta Uashingtoni i duhet një mendim pak më jokonvencional." Megjithatë ligjvënës të tjerë kishin mendime të tjera.

"Unë vazhdoj të kem shqetësime të thella për gjykimin dhe kualifikimet tuaja," tha nënkryetari i komisionit Mark Warner, një demokrat. "Në mënyrë të përsëritur, ju keni shfajësuar veprimet më të këqija të kundërshtarëve tanë, [dhe] në vend të kësaj shpesh ia keni vënë fajin Shtetet e Bashkuara," tha ai. "Unë thjesht nuk besoj, duke parë gjykimin tuaj dhe çështjet me besueshmërinë suaj, se ky është roli i duhur për ju."

Anëtarët e Komisionit të Zbulimit të Senatit e pyetën zonjën Gabbard në mënyrë të përsëritur në lidhje me deklaratat e saj në lidhje me rastin Snowden, pavarësisht pohimit të saj se nëse konfirmohet, ajo nuk do të kërkojë faljen e tij.

Megjithatë, zonja Gabbard, në mënyrë të përsëritur refuzoi të dënonte plotësisht veprimet e Snowdenit, duke thënë se megjithëse ai shkeli ligjin, ai ekspozoi gjithashtu veprime të paligjshme dhe nxiti reforma të nevojshme.

“Vëmendja ime është tek angazhimi im ndaj Kushtetutës dhe sigurisë së kombit tonë”, i tha ajo senatorit republikan James Lankford, i cili e pyeti nëse e konsideronte Snowdenin tradhtar. “Jam e fokusuar tek e ardhmja dhe se si mund të parandalojmë që diçka e tillë të ndodhë përsëri”.

Senatori demokrat Michael Bennet shprehu zhgënjimin me përgjigjet e zonjës Gabbard.

"Është momenti që t'u përgjigjeni pyetjeve të atyre, votat e të cilëve kërkoni për t’u konfirmuar si drejtuesja e zbulimit e këtij vendoi," i tha senatori Bennet zonjës Gabbard, përpara se t’u kthehej kolegëve të tij ligjvënës: "Nuk zgjedhim dot dikë më të mirë?"

Qëndrimi ndaj Rusisë dhe Ukrainës

Ligjvënësit e tjerë e pyetën zonjën Gabbard për komentet që ajo ka bërë në lidhje me agresionin rus ndaj Ukrainës.

"Kjo luftë dhe këto vuajtje mund të ishin shmangur lehtësisht nëse Administrata Biden dhe NATO thjesht do të kishin pranuar shqetësimet legjitime të sigurisë së Rusisë," tha zonja Gabbard në mediat sociale ndërsa Rusia filloi luftën në vitin 2022.

Por zonja Gabbard mbajti një qëndrim tjetër gjatë seancës dëgjimore të së enjtes.

"Putini filloi luftën në Ukrainë," i tha ajo një senatori, ndërsa duke iu përghigjur një tjetri tha se ishte e ofenduar nga pyetja e tij nëse do të toleronte Rusisë kur të bënte vlerësimin e zbulimit.

“Fokusi, angazhimi dhe përgjegjësia ime e vetme janë për vendin tonë, për sigurinë tonë dhe interesat e popullit amerikan", tha zonja Gabbard, duke e përshkruar Rusinë si një "konkurrente strategjike" me një arsenal armësh bërthamore.

“Ju premtoj se do të jem plotësisht objektive, e paanshme dhe apolitike dhe shpresoj ta kuptoni angazhimin tim ndaj interesave të vendit tonë”, tha ajo.

Zonja Gabbard mbrojti gjithashtu udhëtimin e saj të vitit 2017 në Siri dhe takimin e saj me Asadin, i cili ishte akuzuar nga SHBA dhe të tjerët për përdorimin e armëve kimike kundër civilëve sirianë.

“I bëra pyetje të ashpra në lidhje me veprimet e regjimit të tij, përdorimin e armëve kimike dhe taktikat brutale që po përdoreshin kundër popullit të tij”, tha ajo, duke mbrojtur vendimin për të bërë udhëtimin.

Zonja Gabbard ngriti gjithashtu shqetësime për hakerat e lidhur me Kinën të njohur si Volt Typhoon dhe Salt Typhoon, duke e quajtur aftësinë e Pekinit për të depërtuar në infrastrukturën kritike dhe sistemet e telekomunikacionit.

"Unë e kam provuar se flas pa pasur frikë nga autoriteti”, tha zonja Gabbard para Komisionit të Zbulimit së Senatit të enjten

"Unë do të bëj çmos për të zbuluar të vërtetën, pavarësisht se ku të çon ajo, dhe do ta ndaj atë të vërtetë me Presidentin Trump, këshilltarët e tij dhe ju në Kongres," tha ajo./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë