BBC: Policia gaz lotsjellës dhe ujë me presion drejt studentëve! Shqetësime për veprimet e uniformave blu
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Protestat në Tiranë vijojnë me përplasje mes demonstruesve dhe policisë së rendit, shkruan BBC. Nxënësit e shkollave t...
Kostoja e jetesës për një të ri në Tiranë është rritur ndjeshëm vitet e fundit, e ndikuar kryesisht nga shtrenjti...
Ditën e Hënë vendi ynë parashikohet të ndikohe nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët p...
Dashi Nuk do keni aspak probleme dhe vështirësi sot ne jetën tuaj ne çift perkundrazi komunikimi do jete i ngrohte dhe emocionet te nj&e...
Saktësia, kriza e strehimit, gjendja e arsimit publik dhe korrupsioni kanë çuar qindra mijëra evropianë në rrugë. Nga p&eum...
Protesta studentore ka hyrë në ditën e saj të shtatë, ndërsa policia përveç dhunës së ushtruar ndaj të ...
Elvin Karaj, i cili ishte infiltruar këtë të hënë mes turmës së protestuesve rezulton punonjës policie në Dibë...
Mitropoliti i Korçës ka reaguar ashpër pasi Policia e Shtetit ndërhyri në ambientet e kishës ortodokse në Tiranë, du...
Senatori amerikan Gary Peters ka shprehur shqetësimin për përshkallëzimin e situatës në Shqipëri, duke u bërë thirr...
Gazetari Osman Stafa ka publikuar pamjet nga kamera e sigurisë së një prej bizneseve në zonën e Medresesë, aty ku më herë...
PRISHTINË- Një grua me inicialet M.Zh., nga Gushterica e Poshtme e komunës së Graçanicës, ka ndërruar jetë më 2 gusht në Qendrën Spitalore Klinike në Prishtinë, pasi burri i saj e kishte rrahur duke i shkaktuar lëndime të rënda. Këtë e ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë drejtori i Qendrës Emergjente në Prishtinë, Naser Syla.
“Fatkeqësisht, ajo ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm. Ajo kishte një hemorragji në tru nga lëndimet e rënda, dhe ne nuk mundëm ta operonim në atë gjendje. Ajo ishte në makineri 24 orë në ditë”, tha Syla.
M.Zh., e lindur më 1983, ishte transferuar në Prishtinë nga Qendra Spitalore Klinike në Graçanicë, ku u pranua në gjendje të rëndë mbrëmjen e 31 korrikut.
Policia e Kosovës ka konfirmuar se bashkëshorti i saj me iniciale D.Zh. është ndaluar dhe se ka nisur hetimet për këtë rast. Aktivistja për të drejtat e grave dhe drejtoreshë e organizatës joqeveritare “Pravo na pravo” nga Graçanica , Milica Stojanoviq, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë, tregon se institucionet kanë dështuar sërish kur është fjala për dhunën ndaj grave.
“Ky përfundim tragjik ka ardhur pikërisht sepse institucionet nuk janë marrë sa duhet me këtë problem. Më e keqja është se institucionet ende heshtin. Policia është përgjigjur me kohë, njeriu është dërguar në mbajtje, por varet edhe nga institucionet tjera se çfarë do të ndodhë”, tha Stojanoviq.
Ajo tha se janë institucionet vendore ato që duhet të punojnë për fuqizimin e grave për të denoncuar në kohë dhunuesin dhe se institucionet e drejtësisë duhet të vendosin dënime më të rrepta për dhunuesit.
“Që të mos lirohen dhunuesit me gjobë, dhunuesi nuk duhet të lirohet asnjëherë 24 apo 48 orë pas ushtrimit të dhunës”, nënvizon ajo dhe shton se në raste të tilla duhet të reagojë edhe shoqëria, sepse dhuna nuk është kurrë “çështje private”.
Gjatë muajit prill, dy gra u qëlluan nga burrat e tyre brenda pak ditësh. Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani më pas u bëri thirrje institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë, shoqërisë civile, qytetarëve, grave dhe burrave që të punojnë së bashku për të ndalur dhunën me bazë gjinore, “e cila njollos vendin tonë dhe që mund ta shkatërrojë atë nga brenda”. Nga viti 2010 deri në prill të vitit 2024, në Kosovë janë vrarë 57 gra. Në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë./ REL
Scholz GJERMANI- Orët e para të lirisë: dy aeroplanë me të burgosur të liruar kanë zbritur në mëngjes në ...
Kurti KOSOVË-Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka ngulur këmbë në hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë, me g...
Foto ilustruese SHBA- Marrja e aspirinës në mënyrë parandaluese mund të ndihmojë në zvogëlimin e rrezikut...
Romani Rose GJERMANI- Me rastin e 2 gushtit, Ditës Evropiane të Përkujtimit të Holokaustit ndaj sintëve dhe romëve, kryetari ...
Osmani SHKUP- Partia maqedonase opozitare, LSDM ka reaguar në lidhje me incidentin e mbrëmshëm me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani n...
Osmani SHKUP- Kompania e cila menaxhon me Aeroportin e Shkupit, TAV ka reaguar në lidhje me incidentin e regjistruar me presidenten e Kosovës, Vj...
Foto ilustruese MAQEDONI- Ministëri i Shëndetësisë dhe një nga udhëheqësit e VLEN-it, koalicionit shqiptar në ...
Hovenier SHBA- Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë të premten se vendet e QUINT-it dh...
Navalny SHBA- Këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Jake Sullivan, tha të enjten se Shtetet e Bashkuara kishin punuar pë...
Foto ilustruese LINDJE E MESME- Pas sulmeve me vrasjen e udhëheqësve të Hamasit dhe Hisbollahut në Teheran dhe Bejrut disa vende të...