foto nga portali
SHBA- Portali i drejtpërdrejtë video midis Dublinit dhe Nju Jorkut është rihapur pasi u mbyll përkohësisht për shkak të sjelljes së papërshtatshme të qytetarëve. Transmetimi i vazhdueshëm i drejtpërdrejtë, i cili lejon përdoruesit në çdo qytet të shohin njëri-tjetrin dhe të ndërveprojnë, u çaktivizua më 14 maj më pak se një javë pasi u hap.
Incidentet, të cilat janë shpërndarë gjerësisht në platformat e mediave sociale, përfshinin përdoruesit që ofendonin, nxirrnin pamje të papërshtatshme si dhe ekspozonin pjesë të ndryshme intime të trupit.
Në një deklaratë, këshilli tha se atraksioni ka grumbulluar dhjetëra mijëra vizitorë dhe ka marrë pothuajse dy miliardë përshtypje në internet gjatë kohës së funksionimit.
"Tani, nëse individët shkelin portalin dhe pengojnë kamerën, kjo do të shkaktojë një turbullim të transmetimit të drejtpërdrejtë për të gjithë në të dy anët e Atlantikut."
Pra rregulli i ri hyn në punë në rastet kur identifikohen sjellje të papërshtatshme, dhe në këtë moment pamja bëhet blur dhe asgjë nuk transmetohet në anën tjetër të ekranit.
portali new york dublin