Aksidentet rrugore rriten 6.8% në gjysmën e parë të vitit, kryeson Tirana
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Aksidentet rrugore në vend u rritën në qershor, ndërsa numri i tyre në gjysmën e parë të vitit u zgjerua me 6.8% kraha...
Analisti Enton Abilekaj ka reaguar për marrëveshjen që pritet të shqyrtohet në Kuvend, duke paralajmëruar se miratimi i saj pa u...
Tenderi 50 milionë euro për mirëmbajtjen e akseve rrugore kombëtare është është shndërruar në një skandal...
Napoli ka siguruar fitoren e parë nën drejtimin e Massimiliano Allegrit. Në miqësoren e zhvilluar në Dimaro,...
Një moment i pazakonte është regjistruar ditën e sotme në ambientet e Kuvendit. Në përfundim të seancës plenare, ...
Prokuroria e Posaçme ka vendosur të zgjasë me 3 muaj të tjerë afatet e hetimit për ish-zëvendëskryeministren dhe min...
Është zbardhur dëshmia e Rozalinda Plakës, ish-të fejuarës së Refit Buzit, i cili tre ditë më parë vrau prin...
Një sherr që ka degraduar në përdorimin e armëve të ftohta është regjistruar në zonën e pedonales, pranë...
Ish-mesfushori legjendar ka konfirmuar vetë, përmes një postimi në rrjetet sociale, se nuk është më kandidat për panki...
Tensione në protestën e sotme. Ndërsa kanë qenë duke vijuar marshimin, pati një situatë kaotike. Policia u vendos kordon d...
Thesari i Shteteve të Bashkuara të enjten vendosi sanksione ndaj anëtarëve të familjes shqiptare Hysa në Meksikë, duke e akuzuar atë se e ka përdorur perandorinë e kazinove dhe restoranteve si mbulesë për shpëlarjen e parave të kartelit meksikan, Sinaloa.
Thesari amerikan tha se “Grupi i Krimit të Organizuar Hysa (HOCG) u godit sot pas një pune të përbashkët mes Shteteve të Bashkuara dhe Qeverisë së Meksikës".
“Shtetet e Bashkuara dhe Meksika po punojnë së bashku për të luftuar shpëlarjen e parave në sektorin e lojërave të fatit në Meksikë. Mesazhi ynë për ata që mbështesin kartelet është i qartë: Do të mbaheni përgjegjës”, tha nënsekretari i Thesarit për Çështjet e Terrorizmit dhe Inteligjencën Financiare, John K. Hurley.
Në përgjithësi, në listën e zezë janë futur 27 individëve dhe entiteteve.
Familja Hysa në të kaluarën ka mohuar publikisht çdo lidhje me krimin e organizuar.
Kush është familja Hysa dhe për çfarë akuzohen?
Sipas Thesarit, familja Hysa, apo HOCG, përfshin anëtarët e familjes, Luftar Hysa, Arben Hysa, Ramiz Hysa, Fatos Hysa dhe Fabjon Hysa.
Kjo familje akuzohet se e ka përdorur ndikimin e vet përmes investimeve ose kontrollit mbi biznese të ndryshme me bazë në Meksikë - duke përfshirë lokale bastesh dhe restorante - për t’i shpëlarë paratë e përfituara nga trafiku i narkotikëve.
SHBA-ja beson se HOCG vepron me pëlqimin e kartelit Sinaloa, i cili mban kontroll kriminal mbi pjesën më të madhe të territorit ku grupi zhvillon aktivitetet e tij.
Luftari, i cili jeton mes Meksikës dhe Kanadasë, shihet shpesh në media si një nga anëtarët kryesorë të familjes Hysa, duke dhënë intervista publike mbi bizneset e familjes në Meksikë dhe Evropë.
Luftari, Fatosi, Arbeni dhe Fabjoni kanë punuar ngushtë me një person amerikan për pastrimin e parave, përfshirë transportimin e sasive të mëdha të parave të gatshme nga Meksika në Shtetet e Bashkuara, ku kompania e atij personi amerikan është përdorur për shpëlarjen e parave, sipas Thesarit amerikan.
Luftari dhe Arbeni kanë përdorur një entitet me bazë në Evropë për t’u pasuruar nga shpëlarja e parave të paligjshme që i përkisnin personave të dyshuar për trafik narkotikësh. Luftar gjithashtu zotëron ose drejton disa kompani që përdoren nga familja Hysa.
Arbeni zotëron ose drejton disa kompani që përdoren nga familja Hysa në Meksikë. Ai gjithashtu është përfshirë në kontrabandimin e sasive të mëdha të parave të gatshme në Shtetet e Bashkuara me synimin për t’i shpëlarë ato, si dhe në përdorimin e lokaleve të lojërave të fatit dhe restoranteve luksoze në Meksikë për t’i shpëlarë paratë e drogës.
Ramizi ka qenë i përfshirë në përdorimin e lokaleve të lojërave të fatit dhe restoranteve luksoze në Meksikë si mbulim për shpëlarjen e parave nga shitja e narkotikëve.
Fatosi, së bashku me Luftarin, Arbenin dhe Fabjonin, kanë qenë të përfshirë në kontrabandimin e sasive të mëdha të parave të gatshme në Shtetet e Bashkuara për t’i shpëlarë më vonë.
Fatosi dhe Fabjoni kanë qenë gjithashtu të përfshirë në përdorimin e një entiteti me bazë në Evropë për t’u pasuruar nga shpëlarja e parave të paligjshme që u përkisnin personave të dyshuar për trafik narkotikësh.
Me veprimin e sotëm, OFAC-i synon gjithashtu disa individë dhe entitete brenda rrjetit të familjes Hysa.
Kompania me bazë në Meksikë, Entretenimiento Palmero, S.A. de C.V., në pronësi të Arbenit, është qendrore në operacionet e HOCG-së.
Shtetasi meksikan Gilberto Lopez Lopez vepron si komisionar i saj. Ndërsa shtetasja shqiptare, por me bazë në Meksikë, Eselda Baku (ish Eselda Hysa), vajza e Ramizit, është anëtare e Bordit të Drejtorëve të saj.
Çfarë nënkuptojnë sanksionet ndaj tyre?
Çdo aset i familjes Hysa në SHBA, ose që varet nga sistemet financiare amerikane, është i bllokuar dhe nuk mund të përdoret pa aprovimin e OFAC-it, njoftoi Thesari amerikan.
Personat apo entitetet amerikane nuk mund të bëjnë biznes me ta (transferim parash, mallrash, shërbimesh) pa licencë.
Institucionet financiare, amerikane ose ndërkombëtare që përdorin sistemin amerikan, duhet të kenë kujdes të veçantë ose të mos bashkëpunojnë me këto entitete ose me entitete që janë më shumë se 50 për qind në pronësi të tyre. /rel
Një ngjarje e rëndë është shënuar në një qytet të vogël në Oklahoma të SHBA-së, pasi rrjedhje...
Policia deri më tani ka kryer 40 arrestime në rastin e mashtrimit kundër të moshuarve nga anëtarët e një organizate rome, t&e...
Ministrat e mbrojtjes nga vendet nordike dhe baltike, së bashku me ministrin e jashtëm të Islandës, njoftuan sot një paketë t&eu...
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, vendosi sot sanksione ndaj biznesmenit Timur Mindich, dikur miku i tij i ngushtë, i cili akuzohet se orke...
Një sërë shpërthimesh tronditën në orët e para qytetin rus Oryol, pasi forcat ukrainase synuan objektiva brenda territorit ...
Mbi gjysmë milioni kandidatë morën pjesë sot në provimet e rënda për pranimin në universitetet e Koresë së J...
Kremlini tha të enjten se Ukraina do të duhet të negociojë me Rusinë "herët a vonë" dhe parashikoi se pozicioni negociues i K...
Hetimi për zhdukjen e gjyqtarit Paolo Adinolfi, për të cilin nuk është dëgjuar asgjë që nga 2 korriku 1994, ka fill...
Karabinierët arrestuan Elia del Grande, të arratisurin nga burgu në Castelfranco Emilia (Modena), ku po vuante një dënim me 30 vjet bur...
Një grua 53-vjeçare, e cila hiqej si fallxhore dhe mashtronte viktimat e saj duke arritur që të përfitojë rreth 40 milionë ...