BOTA

Udhëheqësi i Hezbollahut në Liban paralajmëron Izraelin kundër zgjerimit të luftës: Nuk do të ketë vend të sigurt nga raketat dhe dronët tanë!

n.f Përditësimi i fundit 20 Qershor 2024, 10:35
Udhëheqësi i Hezbollahut në Liban paralajmëron Izraelin
Hassan Nasrallah

LIBAN- Udhëheqësi i Hezbollahut në Liban, Hassan Nasrallah, paralajmëroi se nuk do të ketë vend të sigurt në Izrael, nëse shpërthen një luftë midis forcave izraelite dhe grupit militant libanez. Ai tha në një fjalim televiziv se Hezbollahu i mbështetur nga Irani, ka një "gamë objektivash" që do t'u nënshtroheshin goditjeve të sakta, nëse luftimet e herëpashershme shndërrohen në një konflikt më të gjerë.

"Nuk do të ketë vend të sigurt nga raketat dhe dronët tanë" në Izrael, tha Nasrallah.

Ai i bëri këto komente një ditë pasi një i dërguar i lartë i Shteteve të Bashkuara u takua me zyrtarë libanezë në përpjekjen e tij të fundit për të ulur tensionet. Të martën, Hezbollahu publikoi ato që ai tha se ishin pamjet e regjistruara me dron të zonave “të ndjeshme” thellë brenda Izraelit.

“Tani kemi armë të reja”, tha zoti Nasrallah të mërkurën. "Por unë nuk do të them se çfarë armësh janë ato. ...Armiku e di mirë se ne jemi përgatitur për më të keqen ... dhe se asnjë vend ... nuk do të kursehet nga raketat tona".

Izraeli është i vetëdijshëm për armët e Hezbollahut, tha të mërkurën gjenerallejtënant Herzi Halevi, shef i shtabit të Forcave izraelite të Mbrojtjes, gjatë një udhëtimi pranë kufirit të Izraelit me Libanin.

"Armiku njeh vetëm një pjesë të vogël të mundësive tona dhe do t'i shohë ato në kohën e duhur”, tha ai.

Izraeli dhe Hezbollahu, një aleat i Hamasit, kanë shkëmbyer sulme që nga tetori, kur shpërtheu lufta në Gaza. Në tetë muaj, më shumë se 400 njerëz janë vrarë në Liban, kryesisht luftëtarë të Hezbollahut, por edhe të paktën 80 civilë. Në Izrael, 16 ushtarë dhe 11 civilë janë vrarë gjatë luftimeve.

Në fjalimin e tij Nasrallah kërcënoi Qipron, duke e akuzuar atë për hapjen e "aeroporteve dhe bazave qipriote për armikun izraelit për të synuar Libanin". Kjo, tha ai, "do të thotë se qeveria qipriote është bërë pjesë e luftës dhe rezistenca do ta trajtojë atë si pjesë e luftës".

Në përgjigje, presidenti qipriot Nikos Christodoulides, tha se vendi i tij "nuk është i përfshirë në asnjë mënyrë" në ndonjë operacion ushtarak në rajon. Qiproja është "pjesë e zgjidhjes, jo pjesë e problemit", tha ai, duke vënë në dukje korridorin detar nga Qiproja në Gaza, që përdoret për të ofruar ndihma në territorin palestinez.

Marre nag VOA

hezbollah liban izrael hassan nasrallah

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë