BOTA

Udhëheqësit e “koalicionit të vullnetit” mblidhen në Paris, diskutime të fokusuara te lufta në Ukrainë! Zelensky: Duhet të jeni me ne!

M.B. Përditësimi i fundit 27 Mars 2025, 14:22

Udhëheqësit e “koalicionit të vullnetit” mblidhen

PARIS- Udhëheqësit nga më shumë se 30 shtete janë takuar në Paris për diskutime të rëndësishme, si pjesë e një “koalicioni të vullnetit” me qëllim forcimin e mbështetjes për Ukrainën në rast të një armëpushimi ose marrëveshjeje për paqe të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara për t’i dhënë fund luftës trevjeçare.

Mikpritës i samitit ishte presidenti francez, Emmanuel Macron, dhe në të morën pjesë udhëheqësit evropianë, por edhe përfaqësuesit nga Kanadaja dhe Turqia. Ata diskutuan lidhur me formatin e çdo garancie të ardhshme të sigurisë që mund t’i ofrojnë Kievit, por po ashtu për koordinimin për çështjet që po diskutohen në negociatat e ndërmjetësuara nga SHBA-ja, përfshirë edhe kërkesën ruse për lehtësim të sanksioneve.

Sipas agjendës të samitit, të parë nga Radio Evropa e Lirë, udhëheqësit kanë diskutuar për ndihmë të mëtejme luftarake për Ukrainën, ruajtjen dhe monitorimin e ndonjë marrëveshjeje armëpushimi, përfshirë atë të arritur së voni për Detin e Zi, dhe si të financojnë dhe pajisin ushtrinë ukrainase në terma afatgjatë. Në samit, po ashtu është diskutuar për dislokimin e një force sigurie evropiane në Ukrainë, si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë të paqes.

Para samitit, pas një takimi me Macron në Paris, presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje partnerëve të Ukrainës të jenë “të paktën, po aq të qëndrueshëm sa jemi ne” përballë kushteve të vendosura nga Rusia për zbatimin e marrëveshjes për armëpushim në Detin e Zi. Zelensky tha se ai ishte pajtuar që të vazhdonte bisedimet për armëpushim në Arabinë Saudite për të siguruar rinisjen e ndihmës amerikane dhe ndarjen e informacioneve të inteligjencës.

Shtëpia e Bardhë tha se bisedimet prodhuan një marrëveshje “për zhvillimin e masave për zbatimin” e zotimeve të fundit për të ndalur sulmet ndaj ndërtesave të energjisë dhe një armëpushim në Detin e Zi. Por, Rusia po kërkon që të përmbushen një sërë kushtesh, përfshirë lehtësimin e sanksioneve, në këmbim të respektimit të marrëveshjes.

“Ne e kemi shfaqur qëndrueshmërinë tonë. Tani është e rëndësishme që edhe partnerët tanë të jenë po aq të qëndrueshëm sa ne, edhe pse ata kanë më shumë kapacitete”, tha Zelensky.

Në mes të një stuhie diplomatike, të udhëhequr nga SHBA-ja për dhënien fund të luftës në Ukrainë, udhëheqësit evropianë po bëjnë përpjekje që të sigurojnë një ulëse në tavolinën e negociatave, por deri më tani janë mbajtur jashtë rundeve të bisedimeve që kanë përfshirë Moskën, Kievin dhe Uashingtonin.

Macroni deklaroi se krijimi i një force evropiane të sigurisë do të diskutohet gjatë samitit të 27 marsit, por ai theksoi se ajo nuk do të ishte në vijën e frontit dhe nuk do të kishte për detyrë monitorimin apo zbatimin e një armëpushimi – një detyrë që ai sugjeroi se bie mbi paqeruajtësit e Kombeve të Bashkuara. Ai tha se kjo forcë do të dislokohej brenda Ukrainës për të parandaluar Rusinë dhe për të ofruar trajnime e mbështetje për forcat ukrainase.

Disa orë para se takimit në Paris, Macron njoftoi se Franca do t’i japë Ukrainës një paketë të re të ndihmës ushtarake në vlerë prej 2 miliardë eurosh, që do të përfshijë raketa kundërtanke, sisteme të mbrojtjes ajrore, avionë luftarakë Mirage, autoblinda, municion dhe ndihmë tjetër.

“Ne duhet të vazhdojmë që të ofrojmë mbështetje të menjëhershme për Ukrainën. Është e rëndësishme që të vazhdohet rezistenca”, tha Macron pasi njoftoi për paketën e ri të ndihmës.

Nisma për krijimin e koalicionit fillimisht u prezantua nga kryeministri britanik, Keir Starmer, gjatë samitit të 2 marsit të mbajtur në Londër, kur udhëheqësit evropianë dhe botërorë diskutuan për mbështetjen për Kievin. Mbi 30 shtete që janë anëtarë të Bashkimit Evropian dhe NATO-s kanë shprehur gatishmëri për të kontribuar në një forcë paqeruajtëse të koalicionit. Macron e ka akuzuar Rusinë se po shfaq “dëshirë për luftë” dhe ka insistuar se Moska duhet të pranojë propozimin amerikan për armëpushim 30-ditor “pa asnjë parakusht”.

Ndërkaq, duke folur për gazetarët gjatë një vizite në Xhamajka, sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se Uashingtoni do të vlerësojë kushtet e Moskës.

“Ne do t’i vlerësojmë ato. Disa nga kushtet përfshijnë sanksionet që nuk janë tonat, ato janë të BE-së”, tha Rubio më 26 mars.

Megjithatë, Macron tha se Parisi nuk do të heqë sanksionet sepse “është shumë herët për një gjë të tillë”. Këto deklarata u bënë në ditën e njëjtë që BE-ja përmes një njoftimi tha se tërheqja “pa kushte” e forcave ruse nga e mbarë Ukraina mbetet një nga kushtet kryesore për lehtësimin e sanksioneve që Brukseli ka vendosur ndaj Moskës.

Sekretari amerikan i Thesarit, Scott Bessent, gjatë një interviste për Fox News më 26 mars deklaroi se beson që Trumpi “nuk do të hezitojë t’i ashpërojë sanksionet nëse kjo gjë i jep avantazh në negociata”.

Ai tha se lehtësimi apo ashpërsimi i sanksioneve do të varen nga veprimet që do të ndërmarrë udhëheqja ruse./ REL

lufta ne ukraine

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë