BOTA

Ukraina dhe kërcënimi që paraqet Kina, në qendër të takimit të NATO-s në Uashington

n.f Përditësimi i fundit 7 Korrik 2024, 22:36
Ukraina dhe kërcënimi që paraqet Kina, në qendër
Foto ilustruese

SHBA- Javën që vjen, gjatë një takimi të nivelit të lartë që mbahet në Uashington, NATO pritet të bëjë publike, siç shprehen zyrtarë të saj, “hapa konkretë” që synojnë përshpejtimin e anëtarësimit të mundshëm të Ukrainës në aleancën Atlantike. Sipas korrespondetes së Zërit të Amerikës Nike Ching, aleanca do të trajtojë gjithashtu shqetësimet kryesore që lidhen me sigurinë në Ukrainë ndërsa vazhdon agresioni rus, si dhe sfidat në rajonin e Indo-Paqësorit.

Ndërsa lufta Rusi-Ukrainë vazhdon dhe në horizont nuk duket ende fundi i saj, Shtetet e Bashkuara do të presin krerët e aleancës prej 32 vendesh anëtare për takimin vjetor të NATO-s, që mbahet prej datës 9 deri deri më 11 korrik në Uashington. Zyrtarë amerikanë thonë se në rend të ditës janë çështje si forcimi i sigurisë së Ukrainës dhe trajtimi i sfidave që paraqet Kina.

“Çështjet tek të cilat do të përqendrohet takimi i nivelit të lartë kanë të bëjnë me mbështetjen e Ukrainës dhe mbrojtjen e saj kundër agresionit rus, bashkëpunimi me partnerët, mënyrat se si ne mund të ndërtojmë qëndrueshmërinë e aleatëve për t'u përballur me kërcënimet dhe sfidat që paraqet Kina”, tha Douglas Jones, Zëvendës Ndihmës Sekretari amerikan i Shtetit.

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj në NATO kanë thënë se e ardhmja e Ukrainës qëndron tek aleanca dhe javën e ardhshme, grupi do të zbulojë hapat konkretë që synojnë ta sjellin Ukrainën më pranë anëtarësimit në NATO.

Disa ligjvënës amerikanë janë shprehur të shqetësuar nëse Ukraina është gati për t'iu bashkuar aleancës, edhe pse vendi në konflikt është angazhuar për reforma të brendshme.

Por takimi i nivelit të lartë të NATO-s nuk do të përqendrohet vetëm tek Ukraina dhe siguria evropiane. Analistët thonë se NATO po fillon gjithashtu të shqyrtojë një rol më të madh në Indo-Paqësor.

“Australia, Zelanda e Re, Republika e Koresë dhe Japonia janë shumë të interesuara për të thelluar bashkëpunimin e tyre me NATO-n dhe jo domosdoshmërisht në fushën ushtarake, por edhe në disa fusha ku ka bashkëpunim në vazhdim”, thotë Stephen Flanagan, i organizatës kërkimore ‘RAND’.

Takimi i nivelit të lartë në Uashington mbahet ndërsa NATO shënon 75-vjetorit e themelimit. Më shumë se 20 influencues (ndikues) të mediave sociale janë ftuar për të vëzhguar ngjarjen dhe për të shkruar për këtë moment historik./ VOA

shba nato ukraina kina

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë