BOTA

"Ukraina është shkatërruar", Trump: Zelensky po merr miliardat nga SHBA, por refuzon arritjen e ujdisë për përfundimin e luftës

r.ll Përditësimi i fundit 26 Shtator 2024, 10:14
"Ukraina është shkatërruar", Trump: Zelensky po merr
donald trump

SHBA- Kandidati republikan për president amerikan, Donald Trump, e ka akuzuar presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky se po merr miliarda dollarë nga Shtetet e Bashkuara dhe, njëkohësisht, nuk po pranon ta “bëjë një marrëveshje” për t’i dhënë fund pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Trump, i cili e ka kritikuar ashpër Uashingtonin për furnizimin e Kievit me ndihma, tha se Ukraina është dashur të bënte lëshime para presidentit të Rusisë, Vladimir Putin, në muajt para se Rusia ta niste pushtimin e plotë të saj në shkurt të vitit 2022.

“Çfarëdo marrëveshje – qoftë më e keqja – do të kishte qenë më e mirë se çfarë kemi tani”, tha Trump.

“Nëse ata do të bënin marrëveshje të keqe, prapëseprapë do të kishte qenë më mirë se tani. Ata do të kishin hequr dorë nga pak gjëra dhe të gjithë do të jetonin, dhe çdo ndërtesë do të ishte e ndërtuar, dhe çdo kullë do të jetonte edhe 2.000 vjet”, tha Trump.

Trumpi i bëri këto komente gjatë një tubimi zgjedhor në Karolinën Veriore, ndërkohë që Zelensky po merrte pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, para vizitës në Uashington më 26 shtator, ku presidenti Joe Biden pritet të njoftojë për ndihmë të re për Ukrainën.

Trump shpesh ka pretenduar se Rusia nuk do ta kishte pushtuar Ukrainën, nëse ai do të kishte qenë president i SHBA-së dhe se ai do t’i jepte fund luftës shpejt, nëse do të kthehej në Shtëpinë e Bardhë. Megjithatë, ai nuk ka dhënë asnjë shpjegim të qartë se si do ta arrinte këtë.

Në një debat më herët këtë muaj me kandidaten demokrate, nënpresidenten Kamala Harris, Trump refuzoi të thoshte nëse dëshironte që Ukraina të fitonte luftën.

Rusia dhe Ukraina zhvilluan disa negociata para se Moska ta niste pushtimi e plotë në shkurt 2022, por Kievi i hodhi poshtë kërkesat e paraqitura nga Moska, që përfshinin njohjen e aneksimit të paligjshëm të Krimesë nga Rusia dhe entiteteve të kontrolluara nga separatistët në Luhansk dhe Donjeck.

Duket se Trumpi i bëri këto komente si përgjigje ndaj komenteve të Zelenskyt në një intervistë për New Yorker, në të cilën ai tha se Trumpi “nuk di vërtet se si ta ndalojë luftën, edhe nëse mund të mendojë se e di”.

Trump theksoi se Zelensky ndodhet në Shtetet e Bashkuara dhe tha se po bën "disa shpifje të vogla të liga drejt presidentit tuaj të preferuar, meje".

Ai gjithashtu e përshkroi Ukrainën si një vend të shkatërruar, përjashtuar Kievin, i cili ka mungesë ushtarësh dhe vuri në dyshime nëse ajo ka ndonjë përparësi për të negociuar fundin e luftës.

"Çfarë marrëveshje mund të bëjmë? Ajo [Ukraina] është shkatërruar. Njerëzit janë të vdekur. Vendi është në rrënoja”, tha ai.

Zelensky ka thënë se do t’ia paraqesë Bidenit atë që ai e quan një plan për fitoren në luftë, i cili pritet të përfshijë një kërkesë për leje për t’i përdorur armët me rreze të gjatë veprimi me të cilat Shtetet e Bashkuara e furnizojnë atë.

Është raportuar se një takim mes Trumpit dhe Zelenskyt do të zhvillohet në Nju Jork, por ai pritet të anulohet, sipas mediave amerikane.

donald trump volodymyr zelenskyy

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë