BOTA

Ukraina liron mijëra të burgosur për të luftuar kundër Rusisë

e. d Përditësimi i fundit 1 Korrik 2024, 22:22

Ukraina liron mijëra të burgosur për të luftuar kundër

UKRAINË- Ukraina po lehtëson kushtet e mobilizimit për t’u përballur me mungesën e ushtarëve në fushëbetejë ndërsa shënohen më shumë se dy vjet që kur vendi po lufton kundër agresionit rus. Për herë të parë, autoritetet po kërkojnë rekrutë në mesin e të burgosurve.

Ndonëse Ukraina nuk ka dhënë shifra mbi numrin e ushtarëve në front, komandantët në vijën e parë të frontit pranojnëë hapur se po përballen me mungesa të mëdha të luftëtarëve ndërkohë që Rusia vazhdon të përforcojë praninë e saj në pjesën lindore të Ukrainës dhe të përparojë gradualisht në frontin perëndimor.

Mbi 3,000 të burgosur janë liruar me kusht deri më tani dhe janë caktuar pranë njësish ushtarake. Ky lloj rekrutimi u miratua nga parlamenti si pjesë e një ligji të diskutueshëm muajin e kaluar, i tha agjencisë së lajmeve Associated Press zëvendësministrja ukrainase e drejtësisë, Olena Vysotska.

Rreth 27,000 të burgosur mund të plotësojnë kushtet për të marrë pjesë në programin e ri, sipas të dhënave të Ministrisë së Drejtësisë.

“Të burgosurit janë shumë të motivuar sepse ata duan të kthehen në shtëpi si heronj dhe jo të kthehen në shtëpi nga burgu”, thotë zonja Vysotska.

Sipas këtij programi, të burgosurit mund të lirohen me kusht pasi të jenë intervistuar, t’i jenë nënshtruar një kontrolli mjekësor e pasi ndaj tyre të jetë kryer një proces shqyrtimi i dënimit. Ata që janë dënuar për përdhunime, dhunë seksuale, vrasje të dy apo më shumë personave apo kanë kryer krime që cenojnë sigurinë kombëtare të Ukrainës, nuk do të kualifikohen.

Zyrtarët ukrainas duan të veçojnë programin e tyre nga rekrutimi i të burgosurve siç bën Rusia, për të shërbyer në grupin famëkeq mercenar Wagner. Ata luftëtarë zakonisht dërgohen në betejat më të përgjakshme, sipas zyrtarëve, por programi ukrainas synon të integrojë të burgosurit në njësitet e rregullta ukrainase në vijën e frontit.

Popullata e burgjeve të Ukrainës numëron 42,000 të burgosur, sipas shifrave të Bashkimit Evropian, të ofruara nga qeveria ukrainase.

Ndonëse reformat së fundmi kanë ulur numrin e të burgosurve dhe përmirësuar kushtet në disa burgje, Departamenti amerikan i Shtetit në raportin vjetor për të drejtat e njeriut, iu referua burimeve të qëndrueshme se autoritetet e burgjeve përdorin “trajtim denigrues dhe ndëshkim.” Pas një procesi shqyrtimi, të burgosurit e liruar me kusht dërgohen në kampe trajnimi kur mësohen si të përdorin armët dhe iu nënshtrohen stërvitjeve themelore të luftimit./VOA

Artikuj te sugjeruar

e. d BOTA 1 Korrik17:43

Hungaria merr kryesimin e BE-së

HUNGARI- Hungaria, nga e hëna, mori drejtimin për 6 muajt e ardhshëm të Presidencës së Bashkimit Evropian. Prej ardhjes në ...

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë