BOTA

"Ukraina një shtet i rremë?!" I Dërguari i Trump: Putin një lider super inteligjent, nuk e konsideroj një person të keq, me mua ishte i sjellshëm

M.B. Përditësimi i fundit 23 Mars 2025, 15:47

"Ukraina një shtet i rremë?!" I Dërguari i Trump: Putin

SHBA- Në një intervistë me Tucker Carlson, gazetarin ultra-konservator pro-Trump, ish-prezantuesin e Fox News, i dërguari i SHBA-ve për Ukrainën, Steve Witkoff ka dhënë një sërë deklaratash alarmante për Kievin, Mbretërinë e Bashkuar dhe Bashkimin Europian.

Witkoff thotë se presidenti rus Vladimir Putin është një lider super inteligjent. Ai ka deklaruar se Ukraina është një shtet i rremë. Gjithashtu Witkoff u pyet dhe për planin për një forcë paqeruajtëse europiane, që kryeministri britanik Keir Starmer dhe presidenti francez Emmanuel Macron po përpiqen të krijojnë. Për këtë ai tha se në Europë të gjithë sillen si Churchill. Për Vladimir Putin, të cilin e ka takuar për disa orë së fundmi në Kremlin, Witkoff foli pa doreza.

“Më pëlqeu presidenti rus. Nuk e konsideroj një person të keq. Është super inteligjent. Me mua ishte i sjellshëm dhe i sinqertë. Putin më ka treguar se ishte lutur për Trump pas atentatit ndaj tij gjatë fushatës presidenciale verën e kaluar", tha ai.

Witkoff gjithashtu zbuloi se Putin kishte porositur një portret të Trump për t’ia dhuruar dhe se presidenti amerikan ishte i prekur nga ky gjest. Ai deklaroi se çështja kryesore e negociatave për përfundimin e luftës janë pesë rajone – Donbasi, Krimea dhe disa të tjera, të cilat nuk i përmendi.

“Pyetja është: a do t’i njohë bota këto territore si ruse? Në Rusi ekziston bindja se Ukraina është një shtet i rremë, se këto rajone janë mbledhur bashkë si një lloj mozaiku, dhe sipas mendimit tim, ky ështës shkaku i luftës. Rusia i konsideron këto territore të sajat që nga Lufta e Dytë Botërore, por askush nuk dëshiron të flasë për këtë. Pse do të donte Rusia të aneksonte Ukrainën? Nuk i duhet. Ka rimarrë ato rajone. Ka Krimenë, ka marrë atë që donte. Pse do të kërkonte më shumë? Ideja që Rusia dëshiron të pushtojë Europën është e pakuptimtë. Kemi diçka që quhet NATO, të cilën nuk e kishim gjatë Luftës së Dytë Botërore", tha ai.

i dërguari i shba për ukrainën steve witkoff

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë