foto ilustruese
UKRAINË- Në qytetin Poltava të Ukrainës iu dha lamtumira e fundit më shumë se 50 të vrarëve si pasojë e sulmeve ajrore ruse më 3 shtator. Nga sulmi në një objekt të stërvitjeje ushtarake u plagosën më shumë se 300 vetë.
Ndërsa familjarë dhe banorë të qytetit ishin në zi, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenksyy u zotua se do të rrisë prodhimin e armëve në vend duke ndërtuar fabrika nëntokësore për t'u bërë ballë sulmeve ruse me raketa dhe dronë. Ai përsëriti thirrjet për heqjen e kufizimeve që lidhen me përdorimin e armëve perëndimore në luftën me Rusinë, duke vënë në dukje se Ukraina po zhvillon raketat e veta për të ushtruar trysni ndaj Moskës.
Gjatë javëve të fundit, Rusia ka intensifikuar sulmet me raketa dhe dronë kundër qyteteve ukrainase, duke patur si objektiv infrastrukturën energjetike në të gjithë vendin dhe shkaktuar sulme vdekjeprurëse në zonat e banuara.
Forcat Ajrore të Ukrainës njoftuan se gjatë natës Rusia lëshoi 67 dronë drejt Ukrainës dhe 61 prej tyre u rrëzuan. Mbetejet e një prej dronëve u panë në një rrugë jashtë parlamentit të Ukrainës.
Ndërkohë, një sulm me artileri nga Rusia në qytetin në lindje të Ukrainës Kostiantynivka, në rajonin e Doneskut la të vrarë tre persona dhe plagosi tre të tjerë, tha guvernatori Vadym Filashkin.
Kievi vazhdoi sulmet kundër Rusisë. Të shtunën, guvernatori i rajonit rus Voronezh tha se një sulm me dron kishte shkaktuar një zjarr të madh dhe ishte shpallur gjendja e jashtëzakonshme në disa zona dhe banorë të disa njësive ishin evakuuar./VOA
lufta ukraine-rusi
Artikuj te sugjeruar
M.B.
BOTA
7 Shtator14:35
Zjarr në një depo armësh, qindra banorë evakuohen nga rajoni rus Voronezh
RUSIA- Një zjarr i madh në një depo armësh ka bërë që autoritetet lokale t’i evakuojnë rreth 600 banorë nga...
M.B.
BOTA
7 Shtator14:35
SHBA: Mundësia që Irani ta furnizojë Rusinë me raketa, alarmuese
SHBA- Furnizimi i Rusisë me raketa balistike iraniane do të shkaktonte përshkallëzim të fortë të luftës në Ukrain...
M.B.
BOTA
7 Shtator11:55
Vuçiç bisedon me ambasadorin rus në Beograd: I thashë gjithashtu se sa e vështirë është pozita e popullit serb në Kosovë
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç (djathtas) dhe ambasadori i Rusisë në Beograd, Aleksandar Bocan Harchenko.
SERBIA- Pres...
M.B.
BOTA
7 Shtator11:49
Situata në kufi, Policia e Kosovës: Në Jarinjë ka qarkullim të automjeteve, Bërnjaku dhe Merdare të mbyllura
KOSOVA- Qarkullimi i të gjitha automjeteve nga të dyja anët e kufirit verior në pikëkalimin Jarinjë mes Kosovës dhe Serbis&...
M.B.
BOTA
7 Shtator09:12
Protesta pro-Palestinës, vritet aktivistja turko-amerikane në Bregun Perëndimor, Izraeli bombardon një shkollë gjatë natës
Aysrnur Egzi Eygiche
LINDJE E MESME- Nga Bregun Perëndimor u njoftua se është vrarë gjatë një proteste pro-palestineze në...
M.B.
BOTA
7 Shtator08:05
Lufta në Rripin e Gazës, OKB: Gjendja humanitare, më shumë se katastrofike
GAZA- Gjendja humanitare në Rripin e Gazës, sipas OKB-së, vazhdon të jetë "më shumë se katastrofike". Mbi një...
M.B.
BOTA
7 Shtator08:04
Ekspertët: Vera 2024, më e nxehta që nga fillimi i matjeve
EUROPA- Temperatura mesatare për të tre muajt e verës 2024 ka qenë 0,69 gradë celsius mbi vlerën përkatëse të ref...