BOTA

Ushtria izraelite tërhiqet nga korridori Netzarim që ndante në mes Rripin e Gazës

n.f Përditësimi i fundit 9 Shkurt 2025, 15:57

Ushtria izraelite tërhiqet nga korridori Netzarim që ndante në

GAZA- Ushtria izraelite njoftoi sot se kishte vrarë disa militantë dhe kishte arrestuar disa të kërkuar në Nur Shams të Bregut Perëndimor, në kuadër të zgjerimit të një operacioni ushtarak në këtë territor. Ndërkohë, zyrtarët izraelitë thanë se forcat e tyre janë tërhequr nga një korridor kyç i Gazës, pjesë e angazhimeve të Izraelit në bazë të një marrëveshjeje armëpushimi me grupin militant të Hamasit.

Ndërsa zhvillimi i së dielës sinjalizon se marrëveshja po ecën përpara, palët duket se kanë bërë pak përparim në negocimin e fazës së dytë të marrëveshjes, që synon të zgjasë armëpushimin dhe të çojë në lirimin e më shumë pengjeve.

Ushtria izraelite është tërhequr nga një zonë e Gazës, e njohur si korridori “Netzarim” që ndante këtë territor në mes, një veprim që pritej sipas marrëveshjes së armëpushimit midis Izraelit dhe Hamasit.

Kjo u konfirmua nga grupi militant i Hamasit që kontrollon Rripin e Gazës. Më vonë një burim izraelit i sigurisë që foli në kushte anonimiteti konfirmoi se ushtria izraelite po tërhiqej nga pozicionet e saj në Gazën qendrore.

“Forcat izraelite e kishin zvogëluar më herët praninë e tyre në atë zonë”, tha zyrtari izraelit.

Hamasi e festoi tërheqjen si një fitore dhe forcat e tyre u vendosën në zonë për të menaxhuar rrjedhën e kalimit të palestinezëve. Që në muajt e parë të luftës, forcat izraelite u vendosën në korridorin 6.5 km të gjatë në jug të qytetit të Gazës që shtrihet nga kufiri izraelit deri në detin Mesdhe.

Mijëra palestinezë kanë kaluar nëpër korridor javët e fundit, duke u kthyer në shtëpitë e tyre në veri nga Gaza jugore, ku ishin strehuar gjatë luftës.

Ish-ushtarët amerikanë të punësuar si kontraktorë privatë janë vendosur për të inspektuar automjetet që kalojnë nëpër korridor në javët e fundit pas marrëveshjes së armëpushimit që u zbatua më 19 janar pas më shumë se 15 muaj lufte. Izraeli u zotua të shkatërrojë Hamasin pas sulmin të 7 tetorit 2023, në të cilin u vranë 1200 njerëz, shumica prej tyre civilë dhe mbi 250 u morën peng.

Më shumë se 46000 njerëz janë vrarë nga sulmet e Izraelit, sipas autoriteteve shëndetësore palestineze që drejtohen nga grupi militant Hamas dhe që nuk bëjnë dallime mes luftëtarëve dhe civilëve./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë