BOTA

Vazhdojnë bisedimet në Karjo për armëpushim në Gazë

E.D Përditësimi i fundit 5 Maj 2024, 15:44
Vazhdojnë bisedimet në Karjo për armëpushim në
foto ilustruese

KARJO- Udhëheqësit e Hamasit u takuan sot për të dytën ditë radhazi me ndërmjetësuesit egjiptian në Katar në përpjekje për të arritur një armëpushim në Gazë. Zyrtarët palestinezë thanë se nuk ka përparime të dukshme ndërsa grupi islamik kushtëzon çdo marrëveshje të mundshme me ndalimin e luftës në Gazë. Por kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ka hedhur poshtë çdo mundësi të dhënies fund të luftës deri në eliminimin e Hamasit. Izraeli ka lënë të kuptohet se mund të pranojë një marrëveshjeve që do të kërkonte lirimin e 20 deri 33 pengjeve izraelite në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë dhe një armëpushimi disa javor.

Një zyrtar palestinez, që ka dijeni mbi përpjekjet e ndërmjetësimit, tha se delegacioni i Hamasit kishte shkuar në Kajro me synimin për të arritur një marrëveshje, por jo me çdo çmim, siç u shpreh ai.

Ai i tha agjencisë së lajmeve Reuters, në kushte anonime, se marrëveshja duhet t’i japë fund luftës në Gazë dhe se forcat izraelite duhet të tërhiqen, gjë që Izraeli nuk është zotuar se është i gatshëm ta bëjë.

Ndërkohë kryeministri Benjamin Netanyahu tha të dielën se nëse Izraeli pajtohet me “qëndrimet ekstreme” të Hamasit, “7 tetori i radhës është vetëm çështje kohe”, siç u shpreh ai.

“Dorëzimi përpara kërkesave të Hamasit do të ishte një disfatë e tmerrshme për shtetin e Izraelit. Do të ishte një fitore e madhe për Hamasin, Iranin dhe të gjithë boshtin e së keqes”.

Pavarësisht shtimit të trysnisë për arritjen e një marrëveshje, kryeministri izraelit këmbëngul tek qëllimi i misionit për eliminimin e Hamasit.

“Izraeli nuk do të pajtohet me kërkesat e Hamasit, që do të thotë të dorëzohemi. Por ne do ta vazhdojmë luftën derisa të arrihen të gjitha qëllimet e saj”

Ndërmjetësuesit egjiptianë dhe amerikanë kanë raportuar shenja kompromisi gjatë ditëve të fundit.

Sidoqoftë, shanset për një marrëveshje armëpushimi mbeten të paqarta. Pikëpyetja kryesore është nëse Izraeli do të pranonte për t’i dhënë fund luftës pa arritur qëllimin e tij të deklaruar, për ta shkatërruar grupin militant të Hamasit.

Lufta filloi pasi Hamasi u fut në territorin izraelit më 7 tetor duke vrarë 1200 njerëz dhe marrë peng 252 të tjerë, sipas të dhënave izraelite.

Ministria e shëndetësisë së Gazës, që kontrollohet nga Hamasi, thotë se më shumë se 34,600 palestinezë janë vrarë dhe më shumë se 77,000 të tjerë janë plagosur nga sulmet izraelite. Bombardimet kanë shkatërruar pjesën më të madhe të territorit palestinez dhe kanë shkaktuar një krizë humanitare.

Të premten, një zyrtar i lartë i OKB-së tha se në Gazën veriore, të goditur rëndë nga lufta dhe kufizimet e rrepta izraelite për dërgesat e ushqimit, mbretëronte “uria e theksuar”.


Egjipti dhe Katari, vend ku Hamasi ka një zyrë politike, po përpiqen të ndërmjetësojnë një armëpushim mes shqetësimeve ndërkombëtare për numrin e lartë të vdekjeve në Gazë dhe gjendjen e vështirë të 2.3 milionë banorëve të saj.

Izraeli ka lënë të kuptohet se mund të pranojë një marrëveshjeve që do të kërkonte lirimin e 20 deri 33 pengjeve izraelite në këmbim të lirimit të qindra të burgosurve palestinezë dhe një armëpushimi disa javor.

Mijëra izraelitë protestuan të shtunën, duke kërkuar nga kryeministri Benjamin Netanyahu që të pranojë një marrëveshje armëpushimi./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë