BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
SHBA- Ministrat e Financave dhe guvernatorët e bankave qendrore të vendeve të G7-s [grupi i shtatë shteteve më të industrializuara të botës] janë pajtuar gjatë një takimi në Kanadanë perëndimore se Rusia mund të përballet me sanksione shtesë, nëse ajo i reziston një nisme për një armëpushim në luftën e saj në Ukrainë.
Shefat e Financave të G7-s kanë dënuar “luftën brutale” të Rusisë nëpërmjet një komunikate më 22 maj, në fund të takimit të tyre, dhe kanë thënë se nëse përpjekjet për të arritur një armëpushim dështojnë, ata do t’i shqyrtojnë të gjitha opsionet e mundshme, përfshirë “një shtim të mëtejmë të sanksioneve”.
Komunikata ka thënë, po ashtu, se asetet sovrane të Rusisë, që mbahen në juridiksionet e vendeve të G7-s, do të mbeten të ngrira derisa Moska t’i japë fund luftës dhe të paguajë për dëmet që ia ka shkaktuar Ukrainës.
Ministrat janë zotuar edhe që të punojnë bashkë që të sigurojnë se asnjë vend apo entitet që financon apo furnizon “makinerinë rus të luftës” nuk do të mund përfitojnë nga rindërtimi i Ukrainës.
“Ky është një qëndrim shumë i fortë”, ka thënë ministri kanadez i Financave, Francois-Philippe Champagne, duke e quajtur një shtyllë thelbësore të komunikatës, e cila nuk ka përmendur Kinën apo vendet e tjera që akuzohen se e furnizojnë Rusinë me komponentë kritikë.
Takimi i ministrave në Malet Shkëmbore Kanadeze i ka paraprirë një samiti të G7-s që do të mbahet në mes të qershorit, në një resort të afërt malor. Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, do të marrë pjesë në këtë samit, ka konfirmuar Shtëpia e Bardhë më 22 maj.
Në takim mori pjesë edhe ministri ukrainas i Financave, Serhiy Marchenko, i cili i bëri thirrje G7-s që të vazhdojë trysninë ndaj Rusisë.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, nuk e ka përmendur takimin e G7-s në videoadresimin e tij në mbrëmje, por ka thënë se Ukraina është e gatshme t’i ndërmarrë “hapat më të shpejtë të mundshëm” për t’i dhënë fund luftës.
“Ukraina nuk është e interesuar ta zgjasë luftën, por të përgatitet për çfarëdo zhvillimi. Është e qartë për botën se është faji i Rusisë që lufta ende po vazhdon”, ka thënë ai. “Ne të gjithë, nga ana jonë, po i bëjmë të gjitha punët e nevojshme përgatitore. Ajo që nevojitet është gatishmëri reciproke nga Rusia – dhe ajo nuk ekziston tani”.
Përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit janë përshpejtuar, ndërsa zyrtarët rusë dhe ukrainas javën e kaluar kanë zhvilluar bisedimet e tyre të para të drejtpërdrejta pas më shumë se tre vjetësh.
Por, Kremlini ka thënë më 22 maj se “ende nuk ka pajtim” për bisedimet e reja për paqe me Ukrainën, duke hedhur poshtë raportimet se dy vendet do të zhvillojnë së shpejti negociata në Vatikan.
Trump ka biseduar përmes telefonit me presidentin rus, Vladimir Putin, më 19 maj, në një përpjekje për t’i dhënë fund, siç është shprehur ai, “kasaphanës” - por as telefonata, e as bisedimet e mëhershme të drejtpërdrejta nuk shtynë Rusinë të bëjë lëshime./REL
deputeti IZRAEL- Fjalimi i deputetit arabo-izraelit, Ayman Odeh në Knesset përfundoi me një incident, kur punonjësi...
wendy rush SHBA- Një video është publikuar nga momenti tronditës kur gruaja e drejtorit ekzekutiv të Oceangate dëgjoi një...
foto ilustruese BRUKSEL- Bashkimi Evropian ka mbajtur marrëdhënie të veçanta me Izraelin prej gati një &cc...
foto ilustruese SHBA- Për të shmangur futjen e tarifave prej 20 për qind mbi eksportet transatlantike, Bashkimi Evropianka vendosur t&e...
foto ilustruese SPANJË- Derisa po shkonte për të hipur në veturën e tij të tipit, Mercedes, pasi i kishte lënë f&eu...
IZRAEL- Benjamin Netanyahu hodhi poshtë iniciativat e shteteve të tjera për të njohur në mënyrë të njëanshme nj&e...
GAZA- Organizata Botërore e Shëndetësisë paralajmëroi sot se sistemi i kujdesit shëndetësor në Rripin ...
ITALI- Kryeministrja italiane Giorgia Meloni, duke iu përgjigjur një pyetjeje përkatëse nga shtypi italian, iu referua pak ...
SHBA- Drejtori i FBI-së, Cass Patel, e përshkroi vrasjen e dy punonjësve në ambasadën izraelite në Uashington si nj&eu...
IZRAEL- Dërgesa e ndihmës humanitare që, sipas Izraelit, ka filluar të mbërrijë në Gaza duket si një pikë uj...