BOTA

Venezuela, Groenlanda dhe Ukraina/ DW: Kancelari Merz mes krizash, ç’do të thotë kjo për Gjermaninë

Piranjat Përditësimi i fundit 11 Janar 2026, 10:37
Venezuela, Groenlanda dhe Ukraina/ DW: Kancelari Merz mes krizash,

Friedrich Merz nën disa trysni: një rrëmbim nga SHBA-të, shumë i diskutueshëm sipas ligjit ndërkombëtar; kërcënime të hapura kundër Groenlandës nga Presidenti i SHBA-së Donald Trump; njoftimi i Kancelarit se ushtarët gjermanë do të merrnin pjesë gjithashtu – megjithëse jodrejtpërdrejt – në ofrimin e garancive të sigurisë për Ukrainën; rreth 100,000 njerëz në Berlin mbetën pa energji elektrike dhe ngrohje për disa ditë pas një sulmi në rrjetin elektrik; dhe më pas vendimi i habitshëm për të shkarkuar kreun e stafit në Kancelari – pas vetëm tetë muajsh në detyrë. Kreu i qeverisë gjermane kishte shumë punë.

Një “situatë e komplikuar ligjërisht”

Kapja e ish-Presidentit Venezuelan Nicolás Maduro nga ushtria amerikane, i cili tani ndodhet për gjyqin në Nju Jork, dominoi fundjavën e parë të vitit të ri për Friedrich Merz. Reagimi i tij ishte disi i tensionuar dhe i paqartë: Bëhet fjalë për një “situatë të komplikuar”, përfshirë edhe nga një perspektivë ligjore, të cilën qeveria gjermane tani do ta shqyrtojë me kujdes.

Eksperti i së drejtës ndërkombëtare Kreß: Shkelje e qartë e së drejtës ndërkombëtare

Kancelari dhe zëdhënësit e tij nuk e shqiptuan dot fjalën “shkelje e së drejtës ndërkombëtare”, duke ua lënë këtë politikanëve të opozitës. E pajustifikueshme, sipas ekspertit të së drejtës ndërkombëtare Claus Kreß nga Universiteti i Këlnit. Ai i tha “Kölner Stadtanzeiger” se, sigurisht, lufta e agresionit të Rusisë kundër Ukrainës ishte shumë më me pasoja: “Por shkelja e rregullit për ndalimit e përdorimit të forcës sipas së drejtës ndërkombëtare nuk është më pak serioze në rastin e Venezuelës sesa në agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.”

Shumica e vëzhguesve ishin të qartë në vlerësimin, se pse qeveria gjermane dhe kancelari ishin kaq të rezervuar ndaj çështjes së Venezuelës: Fokusi tani është në arritjen e një zgjidhjeje sa më të drejtë të mundshme paqësore në Ukrainë, kryesisht me garanci sigurie nga Perëndimi, dhe këto janë vështirë të imagjinueshme pa ndihmën e SHBA-së.

Në një konferencë në Paris në javën që po shkon (me pjesëmarrjen e SHBA-së), Merz sinjalizoi se ushtarët gjermanë mund të merrnin pjesë, të paktën në mënyrë indirekte, në një koncept sigurie për Ukrainën (pas një armëpushimi): për shembull, duke mbështetur kontingjentet e NATO-s në Poloni. Franca dhe Britania e Madhe kishin njoftuar në takim se do të kontribuonin edhe me trupa në Ukrainë. Duket se Merz nuk donte ta armiqësonte më tej presidentin e SHBA-së në një dinamikë të tillë.

Mosmarrëveshja për Groenlandën si një fund i mundshëm i NATO-s

Nuk dihet më se çfarë le përshtypje tek Presidenti amerikan. Sapo Maduro mbërriti në Nju Jork, Donald Trump përsëriti kërcënimet e tij për ta bërë Groenlandën pjesë të SHBA-së. Groenlandën, e cila zyrtarisht i përket Danimarkës. Kjo do të ishte, siç theksoi me të drejtë kryeministrja daneze Mette Frederiksen, fundi i NATO-s: një sulm nga një shtet i NATO-s ndaj një tjetri.

Shtatë shtete të BE-së, përfshirë Gjermaninë, publikuan më pas një deklaratë të martën duke deklaruar: “Është vetëm çështje e Danimarkës dhe Groenlandës të vendosin për çështjet që kanë të bëjnë me Danimarkën dhe Groenlandën.” Por liderë të politikës amerikane i shohin gjërat shumë ndryshe.

Shkarkim i papritur në Kancelari

Në një kohë zhvillimesh të shumta të politikës së jashtme, Merz-i mori një vendim të rëndësishëm për personelin, në fakt të parin që nga marrja e detyrës tetë muaj më parë: Kancelari shkarkoi shefin e tij të stafit, Jacob Schrot, dhe e zëvendësoi atë me ish-drejtorin federal menaxhues të partisë së tij konservatore CDU, Philipp Birkenmaier.

Korrespondentja e DW, Michaela Küfner, komenton shkarkimin: “Ndryshimi në zyrën e Merz-it, nga studiuesi i politikës, Jacob Schrot te eksperti ekonomik dhe zyrtari me përvojë i partisë, Philipp Birkenmaier, adreson probleme për të cilat Merz ishte bërë gjithnjë e më i vetëdijshëm: komunikimi i dobët nga Kancelaria. Pavarësisht nëse pyet në grupet parlamentare apo ministritë, vlerësimi nuk ishte pozitiv.” Nga ana tjetër Merz-i kërkon më shumë ekspertizë ekonomike. Me Birkenmaier-in, Merz dëshiron të sinjalizojë një fillim të ri në të dyja nivelet.

Më shumë politikë e brendshme, më shumë ekonomi

Këtë Merz-i e theksoi në fjalimin e tij të Vitit të Ri: Kancelari dëshiron të ofrojë më shumë mbështetje për ekonominë gjermane në lëkundje të fortë. Duke qenë shumë i angazhuar në politikën e  jashtme,  shumë vëzhgues u shprehën, se Merz e kishte fokusin tek problemet e jashtme. Dhe është detyra e një shefi të stafit të dallojë midis asaj që është e rëndësishme dhe asaj që është më pak e rëndësishme dhe të vendosë përparësitë e duhura.

Verën e kaluar, për shembull, Merz njoftoi një vjeshtë reformash të brendshme. Ajo që doli në fund ishte një reformë mjaft e vogël e pensioneve, e cila gjithashtu zhgënjeu shumë anëtarë të rinj konservatorë të parlamentit dhe siguroi vetëm me vështirësi shumicën në Bundestag. Merz (dhe rrethi i tij i ngushtë) e kishin gjykuar dukshëm gabim atmosferën në bazë. Edhe pse Merz-i është shumë prezent në disa skena të politikës, pakënaqësia me punën e kabinetit të tij është e madhe më pak se një vit pasi ai mori detyrën: Në anketën e fundit të ARD-Deutschlandtrend, vetëm 24 përqind e të anketuarve u shprehën të kënaqur me performancën e kancelarit Friedrich Merz./DW

 

 

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 6

Me buzëqeshje e revoltë: Gen Z po e dridh pushtetin e Ramës!

Pa numër identifikimi e me shpërblim në xhep: Policët fshihen nga kamera e Piranjave!

Krah për krah për humanizëm: Aktivistët shpëtojnë jetë e mjekojnë uniformat blu!

Studentët kanë të drejtë!

Arroganca e pushtetit përballë krizës: Studentët i thonë "JO" Edi Ramës!

Pedagogët braktisin auditoret e bashkohen me studentët: Ultimatumi për grevë urie!

Trupi i fëmijës është i shenjtë.

Shoqërime masive e presion në shesh: Ish-policët denoncojnë skandalin e uniformave blu!

"Po t'i thyhej këmba fëmijës tuaj?": Piranjat "gozhdojnë" deputetët!

20-vjeçari rrëfen tmerrin që ndodh pas atyre dyerve.

Hiqe atë gur nga dora!

Si parashikoi Rama 13 vite më parë atë që po bën sot?

Gen Z/ Zëri i revoltës që po dridh pushtetin.

Ju lutem kujdes me veprimet, mos e provokoni policinë! ????

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?