BOTA

VIDEO/ Sulmoi me thikë 6 kalimtarë, arrestohet agresori në Zvicër, dy të plagosur në gjendje të rëndë

n.f Përditësimi i fundit 16 Maj 2024, 12:56
VIDEO/ Sulmoi me thikë 6 kalimtarë, arrestohet agresori në
Foto ilustruese

ZVICËR- Një sulm me thikë është regjistruar pasditen e djeshme në Zvicër ku një burrë plagosi gjashtë persona. Sipas raportimeve dy prej të plagosurve janë në gjendje të rëndë. Ngjarja u regjistrua në qytetin Schoffingen në kantonin verior të Zvicrës kur një person sulmoi me thikë kalimtarët. 

"I dyshuari është me origjinë të huaj dhe rreth 40 vjeç", tha policia, e cila theksoi se nuk dinë shumë për të.  Autoritetet besojnë se i dyshuari ka vepruar i vetëm dhe se publiku nuk është më në rrezik, ndërsa ende nuk kanë dhënë asnjë informacion për motivin e tij.

Rreth orës 16:00 me orën lokale autori sulmoi fillimisht një kalimtar në stacionin e trenit të këtij qyteti me rreth 12,000 banorë, i cili ndodhet rreth gjashtëdhjetë kilometra në jug të Bazelit dhe në të njëjtën distancë në perëndim të Cyrihut. Më pas ai vazhdoi të sulmonte disa persona, me sa duket pa dallim, përpara se të fshihej në një shtëpi, thuhet në deklaratën e policisë.

Pas rreth dy orësh dhe pasi një ekip special i policisë ka kontaktuar me të, burri është arrestuar nga forcat e rendit. Ai gjithashtu u plagos dhe u dërgua në spital, tha zëdhënësi i policisë së kantonit Bernhard Grasser. Në mesin e të plagosurve janë dy anëtarë të stafit mësimdhënës të shkollës publike në Schöfingen, ka konfirmuar drejtori i saj Patrick Stressler Ai vuri në dukje se anëtarët e stafit u sulmuan jashtë ambienteve të shkollës, por nuk dha detaje mbi gjendjen e tyre shëndetësore.

Gruaja shtatzënë e cila u sulmua nga burri i panjohur ka pësuar lëndime në fytyrë dhe ënjtje, por është mirë dhe nuk ka rrezik për jetën ose për fëmijën. Pamjet e shfaqura në faqen e internetit të Aargauer Zeitung tregojnë një operacion të forcave të policisë dhe ekuipazheve të shpëtimit. Ato tregojnë kryesisht anëtarë të forcave të rendit me helmeta dhe jelek antiplumb që mbajnë armë në brez teksa marrin pajisje nga një automjet i zi.

zvicer sulm me thike plagosje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë