
Një tjetër goditje e fortë iu është dhënë trafikut ndërkombëtar të drogës nga autoritetet italiane. Guarda e Financës e Reggio Calabrias, në bashkëpunim me Agjencinë e Doganave dhe Monopoleve të Gioia Tauro-s, ka sekuestruar mbi 175 kilogramë kokainë të pastër në një operacion të zhvilluar në portin e Gioia Tauro-s.
Gazetarja e Syri TV, Alba Kepi raporton se sasia e madhe e lëndës narkotike ishte fshehur me kujdes në tre konteinerë, dy prej të cilëve vinin nga Amerika Latine dhe ishin të destinuar për në Itali dhe vendet e Evropës Lindore. Sipas dokumenteve të transportit, ngarkesat përmbanin oktapod dhe karkaleca të ngrirë, por hetuesit dyshuan për përmbajtjen e tyre pas analizave të rrezatimit dhe profileve të transportit.
Pasi konteinerët iu nënshtruan një skanimi të detajuar me pajisje radiogjene, si dhe kontrolleve me njësitë e qenve antidrogë, u zbuluan 154 pako kokainë, me peshë totale mbi 175 kilogramë. Droga ishte e fshehur në mënyrë profesionale për të shmangur zbulimin gjatë kontrolleve doganore.
Sipas vlerësimeve të autoriteteve italiane, sasia e sekuestruar do të kishte një vlerë tregu që kap dhjetëra milionë euro nëse do të dilte në qarkullim.
Operacioni është pjesë e një plani të gjerë kontrollesh dhe monitorimesh që po zhvillohet në portin strategjik të Gioia Tauro-s, një nga pikat më të rëndësishme hyrëse të mallrave në Evropë dhe shpeshherë objekt i tentativave të organizatave kriminale ndërkombëtare për trafik droge.
Autoritetet italiane theksojnë se kontrollet do të vazhdojnë të intensifikohen në të gjithë zonën portuale, për të parandaluar çdo tentativë të re për trafikim lëndësh narkotike dhe për të goditur rrjetet e trafikut që operojnë midis Amerikës Latine dhe Evropës./Syri
Artikuj te sugjeruar
BOTA
12 Nëntor10:10
VIDEO/ Momenti kur tanku rus shkatërrohet sikur të mos ekzistonte
Në zemër të Donbasit, mes fushave të shkatërruara dhe tymit të përhershëm të betejave, një ushtar rus vendosi ...
BOTA
12 Nëntor09:59
Turqia e konfirmon: 20 ushtarë humbën jetën në avionin e rrëzuar në lindje të Gjeorgjisë
Autoritetet turke kanë konfirmuar se njëzet ushtarë kanë humbur jetën në rrëzimin e një avioni ushtarak të mallra...
BOTA
12 Nëntor09:43
Google do të investojë rreth 6 miliardë dollarë në Gjermani
Google do të investojë rreth 5 miliardë euro (5.8 miliardë dollarë) në Gjermani në një përpjekje për të...
BOTA
12 Nëntor09:27
Grabitet muzeu sirian, zhduken 6 statuja të epokës romake
Statuja të lashta të epokës romake janë vjedhur nga muzeu kombëtar në kryeqytetin sirian Damask, duke çuar në mbyllj...
BOTA
12 Nëntor08:41
Rusia sulmon Odessën me dronë, dëmton objektet e energjisë dhe transportit
Forcat ruse sulmuan përsëri Ukrainën jugore me dronë sulmues natën e 11 nëntorit.
Sulmet e reja kishin në shënjest&eu...
BOTA
12 Nëntor08:27
Fermerët grekë dalin në protestë, qeveria vonoi subvencionet
Fermerët grekë zhvilluan një protestë përpara Ministrisë së Zhvillimit Rural dhe Ushqimit në Athinë, kund&eu...
BOTA
12 Nëntor08:29
Sulm kamikaz jashtë një gjykate në Pakistan, humbin jetën 12 persona
Një sulm kamikaz jashtë një gjykate në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad, ka vrarë 12 persona dhe ka plagosur të paktën 2...
BOTA
12 Nëntor08:14
Kolumbia pezullon shkëmbimin e informacioneve të inteligjencës me SHBA-në
Presidenti kolumbian Gustavo Petro njoftoi të martën se kishte urdhëruar forcat e sigurisë së vendit të tij të pezullonin s...
BOTA
11 Nëntor23:26
Mijëra njerëz rrethojnë ndërtesën e ushtrisë në Beograd, ku do të ndërtohet kompleksi i Jared Kushner
Studentët e disa fakulteteve të Beogradit dhe iniciativa e Ansamblit të Shtabit të Përgjithshëm mbajtën një tubim para n...