Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...

KOSOVË- Protestat në Kosovë e penguan konferencën e shtypit të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova, por jo takimet e saj me autoritetet në Prishtinë. Megjithë anulimin e konferencës për shtyp të Kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova të martën (13.05) ajo zhvilloi disa takime në Kosovë.
Trendafilova u takua me Avokatin e Popullit, Naim Qelaj, i cili i shprehu shqetësimet Trendafilovas, "nëse po garantohet gjykim i drejtë dhe i paanshëm për të akuzuarit”.
“Mënyra se si funksionon gjykata duke konsoliduar të gjitha nivelet e saj në një strukturë të vetme, lë për të dyshuar në pavarësinë e gjykatave të niveleve që veprojnë brenda kësaj gjykate, dhe kjo nuk është në frymën e standardeve ndërkombëtare që garantojnë gjykimin e drejtë në raport me shkallëshmërinë e procedurës dhe që ndërlidhen pastaj me të drejtën për një mjet efektiv juridik”, ka thënë Qelaj. Si shqetësim tjetër ai ka përmendur edhe kohëzgjatjen e paraburgimit, që ai e konsideron problem në vete.
“Kjo kohëzgjatje dhe mos ndryshimi i masave me masa tjera alternative sikur Gjykata nuk u beson institucionet e Kosovës se ata mund të garantojnë respektimin e atyre masave dhe të garantojnë një proces të rregullt dhe të papenguar”, thotë avokati Qelaj.
Për një grup veterenaësh Trendafilova jo e mirëpritur
Shkak për anulimin e konferencës së shtypit të kryetares së Dhomave të Specializuara, Ekaterina Trendafilova të martën (13.05) u bë protesta e një grupi veteranësh. Ata së bashku me udhëheqësit e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, u mblodhën para hotelit ku ishte paralajmëruar konferenca, e cila ishte paraparë të mbahej me gazetarë, por pa praninë e kamerave. Gjatë protestës, veteranët hodhën tym të zi para hyrjes së hotelit, ku kishte edhe prani të shtuar të policisë së Kosovës.
Udhëheqësi i Organizatës së Veteranëve të UÇK-së, Hysni Gucati, që ishte pjesë e protestës, tha se “Trendafilova nuk është e mirëseardhur në Kosovë. Sa herë vjen në Kosovë, kjo vjen për një të keqe. Unë mendoj se kjo ka ardhur vetëm ta destabilizojë Kosovën”, deklaroi Gucati, duke shtuar se “u arrit qëllimi i veteranëve”, meqë Trendafilova anuloi konferencën për media.
Në një reagim të mëhershëm, organizatat e dala nga lufta paraprakisht thanë se "vizita e kryetares së Dhomave të Specializuara në Prishtinë është e papranueshme dhe përbën fyerje për qytetarët e Kosovës”. Sipas tyre, "vizita e saj nuk ka të bëjë me drejtësinë dhe transparencën”, dhe thanë se "gjykata ka një qasje arrogante dhe nuk i shërben drejtësisë”.
Gjermania e përkushtuar në mbështetjen e gjykatës
"Mund të konfirmoj që ngjarja e është anuluar për arsye të sigurisë publike dhe bazuar në këshillën e Policisë së Kosovës. Kjo është gjithçka që mund t'ju them për momentin. Do të shohim më vonë për ndonjë informacion shtesë”, tha Angela Griep, zëdhënëse e Dhomave të Specializuara, apo siç njihet në opinion Gjykata Speciale. Kryetarja e Dhomave të Specializuara në Hagë, Ekaterina Trendafilova zhvilloi takime edhe në ambasadën gjermane në Prishtinë.
Kjo e fundit, në rrjetin social Facebook, shprehu mirënjohje për vizitën e saj në ambasadë duke publikuar edhe një fotografi nga vizita. "Mirënjohës për vizitën e gjykatëses Trendafilova, Presidente e Dhomave të Specializuara të Kosovës, në Ambasadën tonë sot. Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur këtë gjykatë të rëndësishme, procedurat e saj dhe zbatimin e rekomandimeve të saj, për shembull krijimin e një fondi për kompensimin e viktimave”, shkroi ambasada gjermane.
Gjykata Speciale u themelua në vitin 2015 nga Kuvendi i Kosovës, por e ka selinë e saj në Hagë. Ajo heton krimet e pretenduara të ish-pjesëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të kryera kundër pakicave etnike dhe rivalëve politikë, nga janari i vitit 1998 deri në dhjetor të vitit 2000. Në Hagë është duke vazhduar procesi gjyqësor kundër ish-udhëheqësve të UÇK-së: ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli dhe Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit. Të gjithë akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit./DW
SHBA- Kongresmeni i Utahut, Blake Moore, u pa duke fjetur gjatë një votimi në fund të një takimi gjithë natën të ...
costa, osmani KOSOVË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Prishtinë s...
KOSOVË- Në varrezat e Dragodanit në Prishtinë janë kryer gërmime këtë të mërkurë pasi dyshohet se ...
antonio costa PRISHTINË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka mbërritur në Prishtinë të mërkurën pasd...
BRUKSEL- Gjykata më e lartë e BE-së ka anuluar një vendim për të mbajtur të fshehtë mesazhet e Ursula von der Leyen me...
KOSOVË- Në Kosovë janë shënuar nëntë raste të fruthit në javën e dytë të majit tek fëmijë...
PODGORICË- Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka thënë të mërkurën në Podgoricë se zgjerimi i Bashki...
SIRI- Donald Trump vlerësoi presidentin e përkohshëm të Sirisë, Ahmed al-Sarrah, pasi të dy burrat u takuan ...
TURQI- Policia turke arrestoi të martën 97 studentë në Universitetin Bogazici të Stambollit, të cil&eum...
MOLDAVIA- Udhëheqësit e komunitetit rom në Moldavi i thanë në Kishinau ministres belge të Azilit dhe Migracionit, Anneleen Van B...