BOTA

Vizita në Rusi dhe dhe takimi me Putin, BE shtron hapur pyetjen: Në emër të kujt flet zëvendëskryeministri i Serbisë, Vulin?

M.B. Përditësimi i fundit 5 Shtator 2024, 14:12

Vizita në Rusi dhe dhe takimi me Putin, BE shtron hapur pyetjen: Në

BRUKSEL- Vizita e zëvendëskryeministrit të Serbisë, Aleksandar Vulin, në Rusi dhe takimi i tij me presidentin e Rusisë, Vladimir Putin, “është në kundërshtim me aspiratat e Serbisë për integrim në BE”, tha të enjten zëdhënësi i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano. Gjatë një konference për shtyp në Bruksel, Stano parashtroi pyetjen se “në emër të kujt flet Vulini” pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka përsëritur se qëllimi strategjik i Serbisë është anëtarësimi në BE.

“Nuk e dimë se në emër të kujt flet Vulini, sepse presidenti i Serbisë, Vuçiq, ka përsëritur qëllimin strategjik të Serbisë për anëtarësim në BE. Kjo do të thotë se pas agresionit të Rusisë ndaj Ukrainës, nuk mund të vazhdojnë apo forcohen raportet me Rusinë sikur të mos kishte ndodhur asgjë. Pra, presim nga Serbia që të përmbahet nga forcimi i raporteve me Rusinë. Dhe, presim nga të gjithë anëtarët e Qeverisë së Serbisë që ta ndjekin qëllimin e integrimit në BE“, theksoi Stano.

Ai shprehu shqetësim për sjelljen e Vulinit, i cili vazhdon të ketë vizita të shpeshta në Rusi:

“Me shqetësim vërejmë këto veprime të Vulinit sepse nuk është hera e parë që ai viziton Rusinë. Kjo shkon në kundërshtim me aspiratat e Serbisë për t’u integruar në BE”.

Ndërkaq, të pyetur nëse sjellja e tillë e Serbisë do të ketë pasoja për pagesat nga ana e BE-së nga plani i rritjes ekonomike për Ballkanin, nga Komisioni Evropian kanë qenë më pak të qartë. Zëdhënësja e Komisionit Evropian për zgjerim, Ana Pisonero, tha se përparimi në përshtatjen e vendeve të rajonit me politikën e jashtme të BE-së, përfshirë edhe masat restriktive, duhet të jetë qëllim i agjendave të reformave të këtyre vendeve që janë kusht për pagesat nga plani i rritjes.

“Komisioni po i analizon agjendat e reformave që i kanë dërguar vendet e rajonit. Para pagesave do të konsultohemi edhe me vendet anëtare. Janë disa kushte, të përgjithshme, specifike dhe kushtet për pagesa. Në agjendën e reformave duhet të përfshihen edhe hapat se si do të përparojnë edhe në përshtatjen me politikën e jashtme“, tha ajo.

Gjatë takimit me presidentin e Rusisë, zëvendëskryeministri i Serbisë, Vulin, tha se Serbia asnjëherë nuk do t’i mbështesë masat e BE-së kundër Rusisë./ REL

be

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë