BOTA

VOA: Sulmi i frymëzuar nga Shteti Islamik në New Orleans rikthen frikën nga grupi terrorist

M.B. Përditësimi i fundit 2 Janar 2025, 22:29

VOA: Sulmi i frymëzuar nga Shteti Islamik në New Orleans rikthen

SHBA– Të dhënat paraprake të hetimit nga sulmi i përgjakshëm i ditës së parë të vitit të ri në Nju Orlins tregojnë për një skenar të cilit institucionet e rendit dhe ligjit dhe zyrtarët e sigurisë i druheshin prej kohësh – një komploti që së paku ishte frymëzuar nga grupi terrorist ‘Shteti Islamik’.

Byroja Federale e Hetimeve, FBI, të mërkurën konfirmoi njoftimet se i dyshuari kishte vendosur flamurin e ISIS-it në kamionin me të cilën goditi turmën në Nju Orlins në orët e hershme të së mërkurës para se të vritej në një shkëmbim zjarri me policinë.

Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se FBI-ja zbuloi se i dyshuari mori veprime të tjera “pak orë para sulmit” për ta shprehur publikisht besnikërinë e tij. I dyshuari Shamsud-Din Jabbar, një shtetas 42 vjeçar amerikan dhe ish-rezervist i Ushtrisë amerikane, “postoi video-regjistrime në rrjetet sociale duke treguar se është frymëzuar nga ISIS-i”, tha Presidenti Biden.

Pavarësisht se çfarë pasqyre do të dalë në fund të hetimeve, detajet e sulmit të Nju Orlins përputhen me taktikat e ISIS-it.

“Ajo që pamë përputhet me modelin që e kemi parë prej kohësh nga Shteti Islamik”, thotë analisti Aaron Zelin nga Instituti i Uashingtonit për Politikën e Lindjes së Afërt, me ekspertizë për lëvizjet xhihadiste. “Ka vite që ata bëjnë thirrje për goditjen e turmave me makina”.

“Çdo ditë ata u bëjnë thirrje përkrahësve, të rekrutuarve të mundshëm, të gjithëve, që të ndërmarrin një veprim në emrin e tyre”, i tha analisti Zelin Zërit të Amerikës.

Njëri nga sulmet e para të lidhura me ISIS-in ku u përdor makina si armë ndodhi në Nice të Francës, në vitin 2016. Një shtetas 31 vjeçar francez, me origjinë nga Tunizia, i divorcuar dhe që vuante nga depresioni goditi turmën që po festonte Ditën e Bastijës, duke shkaktuar vdekjen e 80 personave.

Disa muaj më vonë, një 24 vjeçar nga Tunizi goditi turmën me kamion në një treg Krishtlindjeje në Berlin, duke shkaktuar 13 viktima. Ai gjithashtu kishte postuar një video-regjistrim përmes të cilit shprehu besnikërinë ndaj ISIS-it para se të kryente sulmin.

Në nëntor të vitit 2017 ISIS-i gjithashtu mori përgjegjësinë për një sulm me makinë në Nju Jork që shkaktoi vdekjen e të paktën tetë personave. Autoritetet thanë se autori i sulmit zbatoi “me përpikëri” udhëzimet e ISIS-it për sulme me makina.

Edhe pse grupi terrorist ISIS u tkurr për shkak të trysnisë së masave kundër terrorizmit në vendet si Siria dhe Afganistani, udhëheqësit e saj nuk i braktisën kurrë përpjekjet për të frymëzuar sulme të tjera nëpër botë.

“Në Afganistan… dega e ISIS-it, ISIS-Khorasan, vazhdon të ketë si synim kryerjen e operacioneve jashtë vendit dhe vazhdon të publikojë materiale publicitare në gjuhën angleze me qëllim që t’u bëjë jehonë globale kërkesave të saj lokale tek audiencat perëndimore”, kishte shkruar Sekretari për Sigurinë Kombëtare, Alejandro Mayorkas në dëshminë e tij para Kongresit në tetor të vitit 2023.

Edhe në vlerësimin më të ri të kërcënimit, të publikuar në shtator, Departamenti për Sigurinë Kombëtare paralajmëroi se ISIS-i, krahas grupeve të tjera siç është al-Qaida, “vazhdojnë të kenë për synim qëllimin që të ndërmarrin apo të frymëzojnë sulme në atdhe”, duke ngritur nivelin e kërcënimin në “nivel të lartë”.

Vlerësimi i shtatorit po ashtu paralajmëroi se grupet mediatike në internet të ISIS-it po përpiqen të shfrytëzojnë konfliktin ndërmjet Izraelit dhe Hamasit në Lindjen e Mesme “për të frymëzuar më shumë veprime të dhunshme”.

Drejtori i FBI-së, Christopher Wray vazhdimisht paralajmëroi se rastet e terrorizmit të brendshëm, që hetohet nga Byroja, vazhdojnë të jenë të larta, me rreth 1 mijë hetime që lidhen me ISIS-in çdo vit, në 50 shtete amerikane. Sipas të dhënave të mbledhura nga Seamus Hughes, hulumtues i lartë pranë Qendrës Kombëtare për inovacion, teknologji dhe edukimin në fushën e kundër-terrorizmit, NCITE, mbi 250 individë akuzohen për aktivitete që lidhen me ISIS-in që nga viti 2014.

Shumica e rasteve, sipas ekspertit Hughes, përfunduan me pranimin e fajësisë nga të pandehurit apo shpalljen e tyre fajtorë; prokurorët e Departamentit të Drejtësisë e kanë humbur vetëm një rast në proces gjyqësor.

Ndërkohë, FBI-ja ka arritur që të frenojë disa komplote terroriste të frymëzuara apo të lidhura me ISIS-in. Për shembull, në muajin tetor, agjentët arrestuan një shtetas 27 vjeçar afgan në Oklahoma City, duke e akuzuar atë dhe një bashkëpunëtor të tij të mitur se po planifikonin një vrasje në masë në Ditën e Zgjedhjeve.

ISIS-i ende nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin terrorist në Nju Orlins, por analisti Zelin thotë se sulmi tashmë po përshëndetet me entuziazëm nga përkrahësit e ISIS-it në rrjetet sociale. Disa zyrtarë të kundër-terrorizmit shprehën shqetësimin e tyre se ISIS-i do të përfitojë nga ky entuziazëm.

“Nga pikëpamja e tyre, është më pak e rëndësishme që në një sulm të vriten një numër i madh njerëzish se sa që sulmi thjesht të sigurojë vëmendje të shumtë mediatike”, i tha në nëntor publikut në Uashington drejtori në detyrë i Qendrës Kombëtare amerikane Kundër Terrorizmit, Brett Holmgren.

Megjithatë, disa zyrtarë të kundër-terrorizmit dhe ekspertë shprehën shqetësimin se sulmet mund të bëhen edhe më të përgjakshme.

Qendra Kombëtare Kundër Terrorizmit paralajmëroi se ISIS-i po përfiton nga kontribute më të mëdha financiare dhe se ka themeluar një njësi për planifikim të veprimtarisë jashtë vendit në Siri, që për qëllim ka sulmet kundër Shteteve të Bashkuara.

“Gjatë tërë vitit të kaluar ka patur një rritje të numrit të komploteve dhe sulmeve të ISIS-it”, i tha analisti Zelin Zërit të Amerikës. “Vitin e kaluar ishim dëshmitarë të pesë komploteve për sulme në Shtetete Bashkuara, ndërkohë që në vitin 2023 nuk kishte asnjë”.

Ky aktivitet i ISIS-it mund të mos jetë i kufizuar vetëm në Amerikë. Disa analistë marrin shembull sulmet e përgjakshme të ISIS-it vitin e kaluar në Kerman, në Iran dhe në Moskë.

“Përputhet me një prirje më të gjerë që po e shohim në Shtetet e Bashkuara por edhe në pjesët e tjera të botës. Kemi parë më shumë komplote dhe sulme në Evropë, Rusi, Turqi, Irani dhe në Azinë Qendrore,” thotë analisti Zelin./ VOA

shba

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë