Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...

IZRAEL- Izraeli bllokoi futjen e kamionëve me ndihmat humanitare në Gazë duke përshkallëzuar tensionet mes ngërçit të marrëveshjes së armëpushimit, në bazë të së cilës u pezulluan luftimet ndërmjet forcave izraelite dhe grupit militant Hamas. Kryeministri izraelit Benjamin Netanytahu tha se qeveria e tij ka miratuar propozimin e të dërguarit te posaçëm amerikan Steve Witkoff për të zgjatur armëpushimin në Gazë për 50 ditë, por po ashtu ndaloi ndihmat, duke akuzuar Hamasin se po i keqpërdor ato.
Kamionët me ndihmat humanitare formuan një radhë të gjatë në kalimin kufitar të Rafahut, ndërmjet Egjiptit dhe Gazës të dielën. Shoferët e kamionëve me ndihma ushqimore, thanë se nuk iu ishte lejuar të kalonin kufirin dhe nuk u ishte dhënë ndonjë arsye për këtë ndalesë.
“Nuk na lejuan të kalonim, pa ndonjë arsye. Nuk e kuptoj përse është ndaluar hyrja? Bëhet fjalë për ndihma. Kur shkoja në Bosnje dhe Hercegonvinë na lejohej hyrja. Kam dërguar ndihma në Somali. Askush nuk më ndalonte. Këtu vetëm një gardh më ndan nga Gaza dhe nuk më lejohet hyrja”, thotë shoferi i kamionit, Mahmoud Mostafa Kamal.
Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha të dielën se qeveria e tij ka miratuar një propozim nga i dërguari i posaçëm amerikan për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, për një armëpushim të përkohshëm në Gazë gjatë periudhës së Ramazanit dhe festën hebraike ‘Pesah’.
Armëpushimi do të kushtëzohej me lirimin e gjysmës së pengjeve, të gjallë dhe të vdekur, që ende mbahen nga Hamasi, në ditën e parë të tij, ndërkohë që pjesa tjetër e tyre do të lirohej në fund të armëpushimit, nëse arrihet një marrëveshje për armëpushim të përhershëm.
“Hamasi ka vendosur kushte që janë plotësisht të papranueshme. Izraeli ka vendosur të ndalojë hyrjen e furnizimeve në Gazë, të cilat u lejuan gjatë 42 ditëve të fundit. I ndaluam sepse Hamasi po vjedh furnizimet dhe po ua ndalon banorëve të Gazës t’i marrin ato. Ata po i përdorin ndihmat për të financuar makinerinë e tyre të terrorit kundër Izraelit dhe kjo është e papranueshme për ne. Do të marrim masa të tjera nëse Hamasi vazhdon t’i mbajë pengjet tona. Dhe Izraeli e di që gjatë tërë kësaj përpjekje, Amerika dhe Presidenti Trump na mbështesin”, deklaroi Kryeministri Netanyahu.
Por Hamasi, të cilin Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur organizatë terroriste, thotë se mbetet i përkushtuar ndaj armëpushimit me të cilin palët kishin rënë dakord fillimisht, që do të duhej të hynte në fazën e dytë të negociatave, që synojnë një përfundim të përhershëm të luftës.
Hamasi po kërkon ndërhyrjen e Egjiptit dhe Katarit. Zyrtarët e këtyre shteteve akuzuan Izraelin se po shkel ligjin ndërkombëtar duke përdorur urinë si armë.
Ministri i Jashtëm i Egjiptit, Badr Abdelatty e dënoi vendimin e Izraelit si një “shkelje flagrante dhe të qartë të të drejtës humanitare” dhe bëri thirrje për zbatimin e menjëhershëm të fazës së dytë.
Rreth 2 mijë izraelitë protestuan të dielën mbrëma në Jerusalem duke kërkuar arritjen e një marrëveshjeje që do të siguronte kthimin e të gjitha pengjeve nga Gaza.
“Duhet t’i japim fund luftës menjëherë. Siç tha Presidenti Trump, duhet t’i japim fund kësaj lufte të çmendur menjëherë, t’i lirojnë ata menjëherë. Hamasi nuk po ikën, mund të merremi me ta kur të duam. Por fillimisht, na duhet të sigurojmë lirimin e pengjeve, t’i japim fund luftës dhe t’i kthehemi jetës normale”, tha protestuesi Amiram Strulov.
Gjatë gjashtë javëve të fundit, dyja palët akuzuan njëra-tjetrën për shkelje të marrëveshjes. Por përkundër problemeve të vazhdueshme, ajo u zbatua ndërkohë që këmbimi i pengjeve me të burgosur, i parashikuar të bëhej gjatë fazës së parë, përfundoi./VOA
ursula von der leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se nesër do të informojë vendet a...
GJERMANI- Kryetari i CDU-së Friedrich Merz tha se përplasja midis presidentit të SHBA Donald Trump dhe presidentit ukrainas...
SHBA- Ndërkohë që SHBA po regjistron tashmë një rritje çmimesh për qindra produkte, teksa tregtarët përgatiten ...
ursula von der leyen BRUKSEL- Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen thotë se nesër do të informojë vendet an&eum...
kongresi amerikan SHBA- Presidenti Donald Trump do të mbajë të martën fjalimin e parë drejtuar Kongresit amerikan që kur erd...
Aksidenti GJERMANI - Pas sulmit me automjet në Mannheim të hënën (03.03.) me dy të vdekur dhe disa të plagosur, policia ka ar...
Aksidenti GJERMANI - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti tragjik që u raportua këtë të hën&eu...
SHBA- Presidenti amerikan Donald Trump, i cili nuk ishte i pranishëm në samitin evropian të kësaj fundjave, ka përdorur platform...
UKRAINA- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shpërndarë një video që tregon dëmet e shkaktuara nga sulmet ruse në Ukr...
BRITANI- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky, ka deklaruar se është i gatshëm të takohet me presidentin amerikan Donald Trump, n&e...