BOTA

VOA: Kuvendi Republikan, paraqitja e parë publike e ish-presidentit Trump pas atentantit ndaj tij

M.B. Përditësimi i fundit 16 Korrik 2024, 19:11
VOA: Kuvendi Republikan, paraqitja e parë publike e ish-presidentit Trump
Donald Trump

SHBA- Ish-presidenti Donald Trump bëri një rikthim të fuqishëm në sytë e publikut, në ditën e parë të Kuvendit Kombëtar të Partisë Republikane të hënën vonë, dy ditë pasi u plagos në një atentat gjatë një tubimi elektoral në Pensilvani. Kuvendin e Partisë Republikane e ndoqi korrespondentja e Zërit të Amerikës Carolyn Presutti, e cila solli këtë material nga qyteti Miluoki në Viskonsin. Ishte paraqitja e parë publike e ish-presidentit Trump që nga atentanti ndaj tij. Ai nuk pati nevojë të mbajë një fjalim për të nxitur brohoritjet e delegatëve në mbështetje të tij.

Pranë tij qëndronte senatori i Ohajos, J.D. Vance, të cilin zoti Trump e zgjodhi si numrin dy në garën presidenciale, një nga sekretet më të mëdha politike të këtij viti që u zbulua në ditën e parë të Kuvendit Republikan. Senatori Vance, 39 vjeçar, sjell brezin e ri në zgjedhjet presidenciale. I njohur për autobiografinë mbi jetën e vështirë që kishte në një zonë të thellë të Amerikës, “Hillbilly Elegy”, ai është një ish-marins dhe një konservator që dikur e quante zotin Trump “Hitleri i Amerikës”.

Presidenti Biden e quajti zotin Vance një “klon” të zotit Trump. Njoftimi erdhi në ditën e parë të Kuvendit Kombëtar Republikan, para 2 mijë e 400 delegatëve shtetëror që premtuan votat e tyre për zotin Trump, i cili edhe mori emërimin zyrtar të partisë. Jo shumë larg vendit ku po zhvillohej kuvendi, po mbaheshin protesta kundër politikave republikane dhe zotit Trump.

“Mendova se ishte me rëndësi t’u kujtoja njerëzve se kemi dy kandidatë dhe njëri prej tyre akuzohet për 34 vepra penale”, thotë John Miller, banor i Miluokit.

Por përzgjedhja e nënpresidentit dhe rikthimi pas atentatit fuqizoi mbështetjen për zotin Trump.

“Nuk po diskutohet për të kaluarë. Po diskutohet për të ardhmen,mënyra se si ecim përpara si vend dhe çështjet që ndikojnë tek populli amerikan”, thotë ligjvënësi republikan nga Nju Jorku Michael Lawler.

Sot zhvillohet dita e dytë e Kuvendit Republikan, ndërsa punimet e tij mbyllen të enjten kur edhe pritet të mbajë një fjalim kandidati republikan Donald Trump./ VOA

donald trump

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë