Detaje të reja nga plagosja me armë në Elbasan, objektiv dyshohet se ishin dy të rinj. Autori ende në kërkim
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Detaje të reja kanë dalë në dritë nga ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e së dielës në lagjen “V...
Lidhja e futbollistit spanjoll Lamine Yamal me influencuesen Ines Garcia vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave ...
Shqipëria ka arritur rekord për punësimin e shtetasve të huaj që arrijnë mbi 22 mijë shtetas deri në qershor 2026 nga 18...
Transporti detar, i konsideruar prej dekadash si mënyra më e sigurt dhe më ekonomike për lëvizjen e mallrave në botë, po p&...
Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të marte në qytetin e Korçës, ku një 66-...
Burime mediatike se asnjë nga tre të plagosurit nuk ka qenë objektiv i atentatit mbrëmë në Elbasan, por një person tjet&e...
Brezi i vjetër në Kinë është rritur me kinematografinë shqiptare dhe shprehje si “Vdekje fashizmit, liri popullit!” ...
Festimet e Spanjës për fitimin e Kupës së Botës 2026 në Madrid nuk u shoqëruan vetëm me atmosferë festive, por ed...
Numri i viktimave nga tërmetet e fuqishme që goditën Venezuelën më 24 qershor ka arritur në 5,278, sipas bilancit më të...
Sot vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave ajrore relativisht të qëndrueshme dhe të nxehta. Moti parashikohet kryesish...

MEKSIKË- Pas zbulimit të një tuneli të fshehtë që lidh qytetin amerikan El Paso me atë meksikan Juarez, autoritetet në Meksikë filluan një operacion për të zbuluar kalime të tjera të paligjshme nëntokësore. Korrespondenti i Zërit të Amerikës César Contreras vizitoi tunelin dhe bisedoi me autoritetet meksikane që tani janë në kërkim të tuneleve të tjera përmes së cilave, sipas autoriteteve, bëhet kontrabandim i njerëzve dhe drogës nga Meksika në Shtetet e Bashkuara.
Tuneli nën lumin Rio Grande është pak më shumë se një metër i gjerë dhe gati dy metra i lartë. Ai është i pajisur me ndriçim dhe ajrosje.
“Është i veshur me trarë druri, siç mund ta shihni. Ka trarë, ka dru për të parandaluar shembjet”, thotë komandanti i Garnizonit Ushtarak të qytetit José Lemus Cisneros.
Autoritetet besojnë se kjo rrugë nëntokësore është përdorur për të kontrabanduar emigrantë dhe drogë nga Meksika në Shtetet e Bashkuara.
Agjentët e Patrullës Kufitare të Shteteve të Bashkuara në El Paso e zbuluan tunelin më 9 janar, gjatë një inspektimi dhe filluan mbylljen e tij në anën veriore të kufirit pas një jave.
Autoritetet meksikane kanë filluar mbylljen e tunelit në anën e tyre dhe thonë se janë në kërkim të tuneleve të tjerë.
“Ne kemi shtuar aktivitetet për të zbuluar tunele të tjera, nëse ka. Prania jonë këtu do të vazhdojë përgjithmonë”, thotë komandanti Cisneros.
Qeveria meksikane ka shtuar patrullimet në pikat strategjike në qytetin Juárez për të parandaluar që migrantët të bllokohen në tunele ose të bëhen viktima të trafikantëve ndërsa përpiqen të kalojnë kufirin ilegalisht.
“Qëllimi ynë kryesor është të mbrojmë emigrantët dhe të sigurojmë që të mos rrezikojnë jetën duke u përpjekur të hyjnë ilegalisht në Shtetet e Bashkuara. Megjithatë, pas zbulimit të këtij tuneli, ne jemi përqendruar edhe në kërkimin e tuneleve të tjera në zonë”, tha Drejtori i Sigurisë Publike në qytetin Chihuahua.
Hetimet janë duke vazhduar dhe autoritetet meksikane kanë përsëritur angazhimin e tyre për mbylljen e rrugëve të paligjshme përgjatë kufirit.
LONDËR- Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy pas përfundimit të samitit me liderët evropian dhe të NATO-s në Londër &eum...
LONDËR- Kancelari gjerman Olaf Scholz pas samitit në Londër ku ai mori pjesë tha se qëllimi i aleatëve të Uk...
SHBA- Pas disa incidenteve që përfshinin dëmtimin e kabllove nënujore në Detin Baltik, përfshirë incidentin e fundit pë...
ZELANDË E RE- Pasagjerët e anijes së lundrimit "Crown Princess" përjetuan momente tmerri kur ajo u përplas në det të t...
UKRAINA- Ukraina dënoi më 2 mars atë që e cilësoi si “shkelje të sovranitetit territorial” nga punonjësit e v&e...
MILANO- Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha gjatë fjalës së tij para emigrantëve shqiptarë në Milano u shpreh se ...
FOTO KRIME- Në një video të postuar në Telegram në fillim të shkurtit, dy barriera lundruese janë parë n&...
LONDËR- Presidentja e Komisionit Europianë, Ursula von der Leyen, deklaroi pas përfundimt të Samitit të liderëve europianë ...
LONDËR- Dhjetëra udhëheqës evropianë dhe të NATO-s, së bashku me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky, u mblodhën ...
LONDËR- Samiti i Londrës për Ukrainën është duke u zhvilluar në Lancaster House nga ora 16:00 me pjes&e...