BOTA

VOA: Shkupi dhe Prishtina, përpjekje për thellim të bashkëpunimit

I.A Përditësimi i fundit 5 Gusht 2024, 19:24

VOA: Shkupi dhe Prishtina, përpjekje për thellim të

SHKUP- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti qëndroi këtë të hënë për vizitë në Shkup, ku u prit nga homologu i tij, Hristijan Mickoski. Krerët e dy qeverive kanë diskutuar për një sërë çështjesh, përfshirë incidentin e 2 gushtit, përkatësisht mënyrën e trajtimit të presidentes Vjosa Osmani nga autoritetet e aeroportit të Shkupit. Një raport zyrtar pas hetimeve të plota pritet të sqarojë ngjarjen. Kryeministri maqedonas theksoi dëshirën për të pasur marrëdhënie të sinqerta dhe të frytshme me Kosovën, ndërsa kryeministri Kurti përshëndeti mbështetjen e Maqedonisë së Veriut lidhur me përpjekjet e Kosovës për integrim në organizatat ndërkombëtare.

Dy kryeministrat e vendeve fqinje takohen për herë të parë në takim zyrtar në përpjekje për të thelluar bashkëpunimin ekonomik dhe në përgjithësi marrëdhëniet midis vendeve të tyre, ndërsa vizita e Kryeministrit Kurti në Shkup u paralajmërua vetëm pak orë para arritjes së tij.

Ndërsa në takimin në mes kryeministit të Kosovës, Albin Kurti dhe homologut të tij maqedonas, Hristijan Mickovski është diskutuar për lidhjet infrastrukturore midis dy vendeve, në veçanti për pjesën e rrugës nga Shkupi deri në Bllacë në kufirin me Kososvën, por dhe për idenë e një rruge që do të lidhte Prizrenin me Tetovën, nga ana tjetër në një konferencë të përbashkët për shtypin mbizotëroi çështja e incidentit të fundit në aeroportin e Shkupit që përfshiu presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu.

“Pa dyshim që ka qenë përjetim dhe përvojë e rëndë e Presidentes së Republikës së Kosovës, Shkëlqësisë së saj, Vjosa Osmani Sadriu më 2 gusht në aeroportin e Shkupit, aq më tepqr që ka qenë me familje dhe me dy vajzat e vogla, autoritetet e Republikës së Maqedpnosë së Veriut, krerët shtetërorë këtu kanë shprehur keqardhjen e tyre dhe do të ketë një raport zyrtar që do të zbardh këtë çështje në tërësi dhe në hollësi edhe që të kuptojmë se çfarë saktësisht ka ndodhur, por edhe që mos të na përsëriten kurrë më situata të tilla”, tha Kryeministri Kurti.

Zoti Kurti tha se institucionet e Kosovës nuk e konsiderojnë këtë rast si provokim nga ana e Maqedonisë së Veriut, ndërsa janë në pritje të ndërmarrjes së masave.

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski tha se i vjen keq për këtë incident. Ai tha nuk ishte i pari por rasti i tretë. Zoti Mickoski tha se ofrohej që ta takonte presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe ta shoqëronte kur ajo do të udhëtonte dhe të shfrytëzonte shërbimet e aeroportit të Shkupit.

Pala maqedonase thekson se në fluturimet komerciale të gjithë krerët e shteteve apo qeverive i nënshtrohen protokolleve të njejta të kontrollit sikur pasagjerët e tjerë.

Por, autoritetet në Shkup duket se po përqendrohen më tepër tek ndërhyrja e paligjshme e sigurimit të kryetarit të Parlamentit të vendit, Afrim Gashi ndaj sigurimit të aeroportit, për çka zoti Mickoski thotë se nëse konfirmohet, autorët nuk do të mund t’i shmangen përballjes me drejtësinë.

Pas hetimeve, një raport zyrtar pritet të ndriçojë incidentin me presidenten Osmani.

“Le të zbardhet plotësisht dhe në hollësi ajo situatë dhe unë jam shumë optimist për të ardhmen”, u shpreh Kryeministri, Albin Kurti.

Kolegu i tij maqedonas Hristijan Mickovski thotë se marrëdhëniet diplomatike midis dy vendeve nuk janë dëmtuar dhe ato do të marrin dimensione të reja pozitive në të ardhmen.

Kryeministri maqedonas bëri të ditur se ka pasur dy raste të tjera të ngjashme në aeroportin e Shkupit kur kanë qenë në pushtet Lidhja Social Demokrate me BDI-në, por se ato nuk janë bërë publike, ndërsa ai akuzon opozitën e tashme se po përpiqet të përfitojë pikë të ulëta politike dhe se ka politikanë, sipas tij, që do të përpiqen të ndikojnë negativisht në raportet midis dy vendeve.

Në takimin e kryeministrave dhe delegacioneve qeveritare të Shkupit e Prishtinës është diskutuar edhe për rastet e arrestimeve të ish-pjesëtarëve të UÇK-së në territorin e Maqedonisë së Veriut në bazë të urdhër arresteve të lëshuara nga Serbia, por dhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut të cilët fshihen në Kosovë e që akuzohen apo janë dënuar për kryerje të krimeve. Ministrat e Drejtësisë së të dy vendeve zotohen se do të kërkojnë gjetjen e zgjidhjes për këto raste.

Në takim është diskutuar edhe për çështje të fushës së sigurisë dhe të mbrotjes.

Shkëmbimi tregtar midis Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës për vitin e kaluar ka arritur shifrën prej 500 milionë eurosh dhe dy qeveritë synojnë që ky shkëmbim të rritet edhe më shumë.

Kryeministri Kurti vuri në dukje synimin për fuqizimin e bashkëpunimit në kuadër të Procesit të Berlinit, të cilin ai e shikon si një platformë e vetme gjithpërfshirëse rajonale me qytetarët e rajonit si përfitues përfundimtarë./VOA

albin kurti hristijan mickoski

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë