BOTA

VOA: Sirianët festojnë në Damask fundin e Assadit

e. d Përditësimi i fundit 9 Dhjetor 2024, 16:40

VOA: Sirianët festojnë në Damask fundin e Assadit

SIRI- Sirianët festuan të hënën rrugëve të Damaskut, një ditë pasi rebelët morën kontrollin e kryeqytetit të vendit, ndërsa Presidenti Bashar al-Aassad u largua drejt Rusisë, pas 13 vitesh luftë civile dhe mbi 50 vite të regjimit të familjes së tij.

Megjithë pasiguritë, sirianët u zgjuan të hënën duke besuar në një të ardhme shpresëdhënëse.

Pushtimi i kryeqytetit të vendit nga rebelët dhe arratisja e Presidentit Bashar al-Assad drejt Rusisë i dha fund një lufte që vrau qindra mijëra njerëz, shkaktoi një nga krizat më të rënda të refugjatëve në kohët moderne dhe la qytete të tëra të shkatërruara, zona të shpoplluara dhe thelloi krizën ekonomike të vendit për shkak të sanksioneve globale.

Miliona refugjatë, më në fund mund të kthehen në shtëpi nga kampet e refugjatëve në Turqi, Liban dhe Jordani.

“E kemi pritur këtë ditë për 50 vjet. Ne jetonim në një burg të madh, që ishte Siria. Në këto 50 vite ne nuk mund të flisnim apo të shprehnim shqetësimet tona”, tha Mahmuot Hayjar, banor i Damaskut.

Një tjetër banor, Khaldoun Dayan thotë se shpreson për ditë më të mira në këtë “epokë të re”.

"Shpresojmë që fraksionet brenda Damaskut ta kontrollojnë situatën më mirë se më parë, që gjithçka të funksionojë normalisht dhe të kthehemi siç ishim apo edhe më mirë. Kjo është ajo që shpresojmë”, thotë zoti Dayan.

Njerëzit u panë duke qëndruar sipër tankeve të braktisura të ushtrisë, duke fotografuar atë që disa e përshkruan si “një ëndërr”.

“Është një ndjenjë që nuk mund ta përshkruaj. Duket si një ëndërr nga e cila nuk jemi zgjuar ende”, thotë banori i Damaskut Nadir Shalan.

“Jemi shumë të lehtësuar dhe ndihemi të qetë. Ishim të frikësuar, të tmerruar duke jetuar në një makth”, thotë Mohammed Zaher, një sirian nga Idlibi që erdhi në Damask për të festuar.

Ofensiva e rebelëve nisi pikërisht nga provinca veriperëndimore e Idlibit, vetëm 12 ditë më parë.

Përparimi i shpejtë i një aleance të milicive, e kryesuar nga grupi Hayat al-Tahrir al-Sham, një ish-degë e al-Kaedës, por e distancuar prej saj më vonë, shënon një nga kthesat më të mëdha në Lindjen e Mesme në breza.

Rënia e Asadit i dha fund një bastioni nga i cili Irani dhe Rusia ushtronin ndikim në të gjithë botën arabe.

Qeveritë ndërkombëtare e përshëndetën fundin e qeverisë autokratike të familjes Assad, ndërsa analizojnë me kujdes pamjen e re të Lindjes së Mesme.

Turqia, e lidhur prej kohësh me kundërshtarët e Asadit, tha se del nga kjo situatë e forcuar, ndërsa Izraeli përshëndeti zhvillimet e reja dhe tha se ato janë rezultat i goditjeve të tij ndaj aleatëve të Asadit të mbështetur nga Irani.

Tani bota arabe përballet me sfidën e riintegrimit të një prej shteteve qendrore të Lindjes së Mesme, ndërsa frenon islamin militant suni, që nga njëra anë ka mbështetur revoltën kundër Asadit, por nga ana tjetër ka prodhuar dhe përhapur dhunë të tmerrshme sektare të Shtetit Islamik.

Grupi Hayat al-Tahrir al-Sham, i njohur me shkurtesën HTS, ende cilësohet si grup terrorist nga Shtetet e Bahskuara, OKB-ja dhe shumica e vendeve. Por, viteve të fundit ku grup është përpiqur të zbusë imazhin e tij dhe të distancohet nga lidhjet e tij me al-Kaedën, në një përpjekje për t’u ofruar siguri vendeve të huaja dhe grupeve të pakicave brenda Sirisë./VOA

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë