Amazon do të investojë 18 miliardë dollarë në Gjermani
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Firma amerikane e teknologjisë Amazon njoftoi planet për të investuar 16 miliardë euro (18 miliardë dollarë) në Gjermani n&...
Teksa vala e protestave të studentëve dhe të rinjve ka pushtuar vendin, rezistenca e tyre vijon prej ditësh në rrugët e Tiran&eu...
‘Për mua asnjë futbollist nuk është i paprekshëm’-ky është mesazhi i dhënë nga trajneri i Realit t&eu...
Gjykata e Lartë ka njoftuar shtyrjen e seancave gjyqësore të planifikuara për t’u zhvilluar në këtë institucion, me p...
Protestuesit janë pozicionuar tek Ministria e Arsimit, pasi qëndruan paqësisht për më shumë se dy orë para kryeministris&eu...
Protesta e studentëve në Universitetin “Aleksandër Moisiu” në Durrës është shfaqur edhe në ambientet e kam...
Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ka marrë të pandehur për herë të dytë...
Tensione janë shënuar gjatë protestës së studentëve dhe pedagogëve para Ministrisë së Arsimit, ku policia ka nd&e...
Policia ka ndërhyrë me autobotë me ujë dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën e studentëve dhe ped...
Një protestues i pranishëm para Ministrisë së Arsimit ka ironizuar efektivët e policisë për sjelljen e tyre gjatë protes...

ARABIA SAUDITE- Zyrtarët më të lartë të Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë u takuan të martën në Arabinë Saudite për diskutime mbi marrëdhëniet mes dy vendeve dhe mundësisë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Takimi zgjati më shumë se 4 orë e gjysmë.
Zëdhënësja e Departamentit të Shtetit tha se Sekretari Rubio dhe ministri Lavrov kishin rënë dakord për të ngritur ekipe të nivelit të lartë, për të shtruar udhën që lufta në Ukrainë të marrë fund, sa më parë të jetë e mundur.
“Një bisedë telefonike e pasuar nga një takim nuk është e mjaftueshme për të vendosur paqe afatgjatë”, tha zëdhënësja Tammy Bruce pas takimit në Arabinë Saudite.
Zëdhënësja Bruce tha se në bisedime, Sekretari Rubio dhe homologu i tij rus kishin rënë dakord për të vendosur një makanizëm konsultues për të trajtuar çështjet që krijojnë “shqetësim” në marrëdhëniet SHBA-Rusi.
Agjencia ruse e lajmeve Interfax citoi negociatorin rus Yuri Ushakov të ishte shprehur se bisedimet kishin shkuar mirë dhe se ishin diskutuar kushtet për një takim mes Presidentëve Trump dhe Putin.
Delegacioni i Shteteve të Bashkuara u kryesua nga Sekretari i Shtetit Marco Rubio, ndërsa përfshinte gjithashtu Këshilltarin për Siguri Kombëtare, Mike Waltz dhe të Dërguarin për Lindjen e Mesme, Steve Wikoff.
Delegacioni rus përfshinte ministrin e Jashtëm Sergey Lavrov dhe Yuri Ushakovin, ndihmës i lartë i udhëheqësit Vladimir Putin.
Udhëheqësit e Ukrainës deklaruan se nuk ishin ftuar të merrnin pjesë në bisedime. Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy do të presë të mërkurën për bisedime të Dërguarin e Shteteve të Bashkuara për Ukrainën, Keith Kellogg.
Angazhimi SHBA-Rusi nxiti shqetësim mes udhëheqësve europianë të cilët në ditët e fundit kanë nënvizuar rëndësinë për përfshirjen e Ukrainës në disktuimet mbi të ardhmen e saj, dhe që vendet europiane të luajnë rol në atë që e cilësojnë si një zhvillim kyç për sigurinë e tyre.
Presidenti francez Emmanuel Macron mblodhi të hënën një grup udhëheqësish evropianë për diskutime mbi rritjen e shpenzimeve për mbrojtjesn dhe garancitë e mundshme të sigurisë për Ukrainën.
Pati qëndrime të ndara mbi idenë për vendosjen e paqeruajtësve në Ukrainë si pjesë e angazhimeve në rast të përfundimit të luftës.
Britania dhe Suedia u shprehën të hapura ndaj kësaj ideje, ndërsa kancelari gjerman Olaf Scholz tha se diskutimi ishte i parakohshëm.
“Ne kërkojmë paqe të fortë dhe të qëndrueshme në Ukrainë. Për ta arritur këtë, Rusia duhet t'i japë fund agresionit të saj dhe kjo duhet të shoqërohet me garanci të forta dhe të besueshme sigurie për ukrainasit", tha Presidenti Macron në rrjetin X.
Udhëheqësi francez tha se kishte folur me Presidentët Trump dhe Zelenskyy pas bisedimeve në Paris dhe se është e rëndësishme që evropianët, amerikanët dhe ukrainasit të punojnë së bashku.
Presidenti Zelenskyy shprehu nevojën për garanci "të fuqishme dhe të besueshme" të sigurisë, duke thënë se përndryshe Rusia do të nisë një luftë tjetër me Ukrainën ose vende të tjera në Evropë./VOA
ARABIA SAUDITE- Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov i përshkroi bisedimet midis Rusisë dhe Shteteve të Bashkuara si shum&e...
SHBA- Michelle King, zyrtarja më e lartë në Administratën e Sigurimeve Shoqërore, la postin e saj të dielën pasi refuz...
KOSOVË- Saktësisht 182 mijë e 849 është numri i banesave që janë të pabanuara në të gjithë Kosovën...
KOSOVË- Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav ka krerët e partive në Kosovë. Orav përmes një post...
ARABIA- Zyrtarë të lartë amerikanë dhe rusë kanë përfunduar bisedimet e tyre të para lidhur me luftën në Ukr...
VATIKAN- Vatikani ka anuluar angazhimet e fundjavës së Papa Françeskut, teksa ai po përballet me një infeksion “kompleks...
MOSKA- Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vullin, dhe Sekretari i Këshillit të Sigurisë Kombëtare të R...
Putin RUSI- Presidenti rus Vladimir Putin është i gatshëm të bisedojë me homologun e tij ukrainas Volodymyr Zelensk...
KOSOVË- Presidentja e Sllovenisë, Natasha Pirc Musar ka uruar presidenten Vjosa Osmani me rastin e 17-vjetorit të pavarësisë. Musar n...
Musk SHBA- Miliarderi, Elon Musk prej kohësh ka propozuar një mosmarrëveshje për Wikipedia. Ai gjithashtu bëri thirrje pë...