BOTA

Vrasja e 14-vjeçares nga ish i dashuri/ Flet Prokurorja: Vajza donte të vazhdonte jetën e saj! Ai veproi me egërsi!

E.D Përditësimi i fundit 31 Maj 2025, 16:40

Vrasja e 14-vjeçares nga ish i dashuri/ Flet Prokurorja: Vajza donte

ITALI- Prokurorja italiane Annamaria Lucchetta, ka folur folur në një konferencë për shtyp lidhur me detajet tronditëse nga hetimi për vrasjen e 14-vjeçares Martina Carbonaro, e cila u vra brutalisht nga ish-i dashuri i saj, 19-vjeçari Alessio Tucci, në qytetin Afragola.

Prokurorja u shpreh se autori Alessio Tucci veproi me mizori për vrarë 14-vjeçaren. Sipas prokurores, Tucci i shkaktoi viktimës një sërë goditjesh të rënda, duke e konsideruar këtë një akt të pastër mizorie.

“E kundërshtuam dhe gjykatësi u pajtua se Tucci veproi me egërsi. Një tjetër rrethanë rënduese ishte fakti se kishte ekzistuar një marrëdhënie emocionale mes tyre, e cila kishte marrë fund”, u shpreh Lucchetta.

Sipas mediave italaine Prokurorja shpjegoi se kthesa në hetim erdhi në momentin kur kamerat e sigurisë regjistruan Martinën në shoqërinë e Alessio Tucci-t, pranë një ndërtese në zonën rurale të Campo Moccia-s. Bazuar në këto pamje dhe në gjurmimin e telefonit celular të autorit, hetuesit arritën të përcaktonin vendndodhjen e trupit të pajetë të adoleshentes. Shpresa për ta gjetur Martinën gjallë, tha prokurorja, u shua plotësisht kur u zbuluan syzet e saj një send personal që ajo nuk e hiqte kurrë.

“Ishin syzet ato që na bënë të kuptojmë se gjithçka kishte marrë fund”, shtoi ajo.

Përballë provave të pakundërshtueshme, Alessio Tucci ka pranuar autorësinë e krimit gjatë seancës paraprake. Pranimi i tij, i bërë pas publikimit të pamjeve nga kamerat dhe analizës së të dhënave të telefonit, shënoi një tjetër hap drejt zbardhjes së plotë të kësaj ngjarjeje të rëndë që ka tronditur opinionin publik italian.

E mitura kishte dalë nga shtëpia të hënën në mbrëmje për të shkuar me një shoqe për akullore dhe që atëherë ishte zhdukur. Prindërit e vajzës, pasi raportuan zhdukjen e saj në Polici, bënë edhe apel në rrjetet sociale duke i kërkuar kujdo që kishte informacione për vendndodhjen e vajzës së tyre që të kontaktonin Policinë. Kontakti i fundit telefonik që e mitura pati me prindërit e saj ishte rreth orës 20:30. Ajo kishte folur me nënën e saj dhe i kishte thënë se do të kthehej së shpejti në banesë, por ora kaloi dhe e mitura nuk u kthye kurë. 

Më në fund, vajza u gjet e vdekur poshtë një dysheku, dy ditë më vonë, në një ndërtesë të braktisur pranë ish-stadiumit "Moccia", në Afragola, provinca e Napolit. Pas zbulimit të trupit të të resë, para gazetarëve të pranishëm para shtëpisë së saj, nëna e viktimës së re tregoi për dhunën e mëparshme që kishte pësuar vajza e saj: Ai  e kishte goditur me shuplakë dhe unë e kuptova se ai mund të ishte i dhunshëm dhe i thashë asaj ‘Martina, a do të vijë dikush të më thotë se ai të vrau?’” Dhe kështu ndodhi.

Ai erdhi në shtëpinë time dy javë më parë duke qarë, hëngri në shtëpinë tonë dhe tha se e donte. I thashë asaj 'Martina, nëse nuk e do më, lëre'”. Fqinjët e mi thanë se ishte djalë i mirë. Të dish që doli të ishte një përbindësh. Një përbindësh sepse pas vrasjes Tucci ishte në shtëpinë time. Dua drejtësi për vajzën time dhe burgim të përjetshëm për atë përbindësh. E trajtova si bir. Dhe të mendosh që ai dhe babai i tij morën pjesë gjithashtu në kërkimet për trupin e Martinës. Dëgjova se e kishin futur në një qese plehrash, por si mund ta bësh këtë?. Unë thjesht dua drejtësi!

Ndërsa autori ka rrëfyer krimin. 

"Po, është e vërtetë. Unë e vrava. E godita me një gur,"-rrëfeu Tucci, i cili punonte herë pas here si punëtor ndërtimi, kishte qenë në një lidhje me Martinën për dy vitet e fundit, që kur ajo ishte vetëm 12 vjeç. Çifti ishte ndarë dy javë më parë, me vendim të të miturës.

Sipas hetimit fillestar, Martina u rrah për vdekje me një gur. Më pas, autori i krimit e fshehu trupin e saj të pajetë në një dollap, të cilin e ktheu përmbys dhe e mbuloi me sende dhe dyshekë, si përpjekje për të fshehur krimin e tij. Skena e vendit të ngjarjes, përshkruhet nga Policia si tronditëse.

Martina ishte studente në një shkollë kuzhine dhe ëndërronte të bëhej shefe kuzhine. Ata që e njihnin, flasin për një vajzë të qeshur me ambicie dhe vitalitet, e cila humbi jetën padrejtësisht dhe dhunshëm. Vrasja e saj trondit Italinë dhe rindez debatin rreth dhunës me bazë gjinore dhe mbrojtjes së të miturve nga marrëdhëniet toksike.

martina carbonaro annamaria lucchetta alessio tucci

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë