BOTA

Vrasja e gjeneralit rus/ Medvedev i kërcënon zyrtarët e NATO-s: Jeni shënjestër e ligjshme ushtarake

M.B. Përditësimi i fundit 18 Dhjetor 2024, 16:34

Vrasja e gjeneralit rus/ Medvedev i kërcënon zyrtarët e NATO-s:

RUSIA- Nënkryetari i Këshillit të Sigurisë së Rusisë, Dmitry Medvedev, i ka akuzuar NATO-n dhe zyrtarët nga vendet aleate të Ukrainës në luftën e saj kundër trupave pushtuese ruse, se janë të përfshirë në këtë konflikt.

Ai ka thënë se kjo i bën ata “shënjestër të ligjshme ushtarake”. Duke reaguar ndaj një editoriali në gazetën Times, në të cilin vrasja e një gjenerali të lartë rus më 17 dhjetor cilësohej si “veprim i ligjshëm mbrojtjes nga një komb i kërcënuar”, Medvedevi tha se Moska duhet ta përdorë logjikën e njëjtë në qëndrimin e saj.

Në shkrimin e saj, gazeta Times tha se vrasja e gjeneralit ishte “sulm ndaj një agresori” dhe se ajo nënvizon nevojën që qeveritë perëndimore t’ia japin Ukraunës “të gjithë mbështetjen që i duhet për ta bërë luftën e drejtë për vetëmbrojtje”.

“Të gjithë zyrtarët e vendeve të NATO-s të përfshirë në vendimet për ndihmën ushtarake për Ukrainën dhe ata që marrin pjesë në luftën hibride apo konvencionale kundër Rusisë, tani cilësohen si shënjestra të ligjshme ushtarakë për shtetin rus dhe për të gjithë patriotët rusë”, shkroi Medvedev në një reagim.

E pyetur për komentet e Medvedevit, zyra e shtypit e NATO-s u përgjigj me email duke thënë: “Do t’ju kthejmë përgjigje nëse kemi diçka për të thënë”.

Gjeneral Igor Kirillov, kreu i Forcave të Mbrojtjes Bërthamore, Biologjike dhe Kimike të Rusisë, dhe ndihmësi i tij, u vranë nga një bombë e fshehur në një skuter pranë hyrjes së një ndërtese në Moskë në orët e para të 17 dhjetorit. Kirillov është në mesin e disa oficerëve rusë dhe figurave pro-luftës që janë vrarë në Rusi dhe në zonat e pushtuara nga Rusia në Ukrainë.

Një javë më parë u vra u qëllua me armë për vdekje afër kryeqytetit një zyrtar i lartë i një kompanie ruse që zhvillon raketa lundruese të përdorura nga Moska në luftë. Retorika e Medvedevit buron nga narrativa e kamotshme e Kremlinit për fajësimin e "forcave" perëndimore për veprime antiruse në mbarë botën dhe për akte sabotimi dhe “terrorizmi” në Rusi.

Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Matthew Miller, tha më 17 dhjetor se Shtetet e Bashkuara nuk janë përfshirë në vrasjen e Kirillovit dhe as nuk ishin në dijeni të saj paraprakisht. Hetuesit rusë e cilësuan vrasjen si sulm “terrorist” dhe menjëherë ia atribuuan atë inteligjencës ukrainase. Më 18 dhjetor, Shërbimi Federal i Sigurisë së Rusisë (FSB) tha se e ndaloi një të dyshuar – një shtetas uzbek 29-vjeçar, i cili nuk është identifikuar me emër – në lidhje me rastin.

Medvedev gjithashtu i kërcënoi me hakmarrje edhe gazetarët e gazetës Times, duke paralajmëruar me tone të errëta se kjo gazetë mund të përfshihet në listën e atyre “shënjestrave të ligjshme ushtarake”, duke shtuar se “në Londër ndodhin shumë gjëra… tregohuni të kujdesshëm”.

Ky paralajmërim duket të jetë një referencë e tërthortë ndaj helmimit me rrezatim të ish-oficerit të FSB-së dhe kritikut të Kremlinit, Aleksandr Litvinenko, në Londër në vitin 2006, si dhe ndaj përpjekjes për vrasjen e ish-oficerit të inteligjencës ruse, Sergei Skripal, në qytetin britanik Salisburi me një agjent nervor vdekjeprurës në vitin 2018./ REL

rusia

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë