BOTA

Vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç, gjykata e Prishtinës dënon katër persona me burgim për përfshirje në ngjarje

M.B. Përditësimi i fundit 28 Qershor 2024, 11:03
Vrasja e politikanit serb Oliver Ivanoviç, gjykata e Prishtinës
Lule dhe qirinj të vendosur pranë fotografisë së politikanit të vrarë serb, Oliver Ivanoviç

KOSOVA- Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar të premten Nedelko Spasojeviq me katër vjet e gjashtë muaj burgim për pjesëmarrje në një grup kriminal që e organizoi vrasjen e Oliver Ivanoviqit gjashtë vjet më parë. Dragisha Markoviç dhe Zharko Jovanoviç u dënuan me nga katër vjet burgim, Marko Roshiç me dhjetë vjet burgim, ndërsa Sillvana Arsoviç u lirua nga akuzat.

Ivanoviç u vra më 16 janar të vitit 2018, para objektit të partisë së tij në Mitrovicë të Veriut. Nedelko Spasojeviç, ish-polic, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg për veprën penale pjesëmarrje në grup të organizuar kriminal që organizoi një vrasje dhe me gjobë prej 4.500 euro për armëmbajtje pa leje. Marko Roshiç, qytetar i Mitrovicës së Veriut, u dënua me dhjetë vjet burg për veprën penale të pjesëmarrjes në një grup të organizuar kriminal që organizoi një vrasje dhe me gjobë në vlerë 10.000 euro.

Dragisha Markoviç, ish-polic, u dënua me katër vjet burgim për veprën penale të keqpërdorimit të pozitës zyrtare. Zharko Jovanoviç, ish-polic, u dënua me katër vjet burg për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe për armëmbajtje pa leje, si dhe me gjobë prej 1.500 euro.Sillvana Arsoviç, sekretare e Ivanoviqit, u shpall e pafajshëm për akuzën se ishte pjesë e një grupi kriminal.

Të dënuarve do t'iu llogaritet koha e kaluar në paraburgim dhe në arrest shtëpiak. Ata nuk ishin të pranishëm në sallën e gjyqit kur iu shqiptua dënimi. Javën e kaluar, Rade Basara, i cili po ashtu ka qenë polic në kohën kur është vrarë Ivanoviq, është liruar nga akuzat se ka qenë pjesë e grupit kriminal, që e ka ndihmuar dhe organizuar vrasjen. Prokuroria Speciale ka thënë se ndjekja penale e Basarës është ndërprerë, për shkak të mungesës së provave.

Seancat në rastin e vrasjes së Ivanoviçit shpesh janë shtyrë, për shkak se dëshmitarët nuk janë paraqitur, ndërsa disa dëshmitarë - nën mbrojtjen e anonimitetit - kanë refuzuar të japin deklarata, duke thënë se nuk ndihen të sigurt. Në rastin e vrasjes së Ivanoviçit, Prokuroria përfshin edhe Zhelko Bojiçin, ish-shef i operacioneve të Policisë së Kosovës për rajonin verior, Millan Radoiçiçin, ish-nënkryetar i Listës Serbe, dhe Zvonko Vesellinoviçin, biznesmen nga veriu i Kosovës. Por, kundër tyre nuk është ngritur ndonjë akuzë në Kosovë, për shkak se janë në arrati.

Në aktakuzë, Radoiçiç dhe Vesellinoviç përmenden si “udhëheqës të grupit kriminal”, i cili ka planifikuar vrasjen e politikanit Oliver Ivanoviç. Përndryshe, Radoiçiç, pak muaj para vrasjes së Ivanoviçit, është zgjedhur nënkryetar i Listës Serbe partisë më të madhe të serbëve në Kosovë, e cila gëzon mbështetjen e Serbisë.

Ai ka dhënë dorëheqje nga partia në shtator të vitit 2023, kur ka marrë përgjegjësinë për sulmin e armatosur kundër policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit. Në këtë sulm ka mbetur i vrarë polici Afrim Bunjaku. Shpallja e aktgjykimit për rastin e vrasjes së Oliver Ivanoviçit u bë pas një procesi katërvjeçar gjyqësor. Në vitin 2020, Prokuroria Speciale e ngriti aktakuzën e tretë të plotësuar, pasi e para ishte ngritur në nëntor të vitit 2019, ndërsa në dhjetor të po atij viti ishte ngritur edhe aktakuza e dytë e ndryshuar.

Megjithatë, në to nuk ka pasur ndryshime thelbësore, përkatësisht janë përmendur vetëm personat që “me vetëdije dhe qëllim kanë ndihmuar grupin kriminal për kryerjen e vrasjes së Oliver Ivanoviçit”, por jo edhe autori apo organizatori i vrasjes. Ndërkohë, në fund të dhjetorit të vitit 2023, Prokuroria Speciale ngriti edhe një aktakuzë kundër një personi me inicialet M.M., për shkak të dyshimit se ai ka qenë edhe anëtar i një “grupi të organizuar kriminal”, të lidhur me vrasjen e Ivanoviqit, por edhe për shkak të “pengimit të procesit gjyqësor”, “kanosjes” dhe “falsifikimit të dokumenteve”.

Disa media në Kosovë e kanë identifikuar atë si Millan Mihajlloviç nga Leposaviçi, me pseudonimin “Pop”, i cili, pas disa muajsh në paraburgim, ka dalë nga burgu për t’u mbrojtur në liri. Vëllai i Oliverit, Mirosllav Ivanoviç, i ka thënë Radios Evropa e Lirë në përvjetorin e gjashtë të vrasjes së tij, se ai dhe anëtarët e tjerë të familjes do të mund të gjejnë qetësi vetëm kur të gjenden vrasësi dhe organizatori dhe të ndëshkohen.

Serbia ka nisur hetime të veçanta në ditën e vrasjes së Oliver Ivanoviçit, më 16 janar 2018. Më shumë se gjashtë vjet më vonë, procesi është ende në “fazën para-hetimore”. Zyrtarë të lartë serbë, përfshirë presidentin aktual të Serbisë, Aleksandar Vuçiç, kanë thënë shpesh në publik se e dinë se kush e ka vratë Ivanoviqin dhe kanë dalë në mbrojtje të Radoiçiçit. Në qershor të vitit 2023, ministri i atëhershëm i Punëve të Brendshme i Serbisë, Bratisllav Gashiç, aktualisht ministër i Mbrojtjes, ka thënë se autoritetet serbe “e dinë saktësisht” se kush e ka vrarë Oliver Ivanoviçin dhe se policia serbe po e kërkon atë person nga autoritetet gjermane, “nën mbrojtjen e të cilave është”.

Gashiç ka qenë, gjithashtu, kreu i Agjencisë serbe të Sigurisë dhe Informacionit në Serbi (BIA). Pasi Gjermania ka mohuar se mbron vrasësin e Ivanoviçit, Gashiq ka thënë se deklarata e tij është keqinterpretuar, përkatësisht është transmetuar pa pikëpyetjen, që do t’i kishte dhënë kuptim tjetër. Në përvjetorin e tretë të vrasjes së Ivanoviqit, në janar të vitit 2021, Vuçiq ka thënë se shërbimet serbe, prej muajsh, kanë një pasqyrë të plotë të atyre që mund të kenë pasur motiv për vrasjen dhe mund të kenë qenë të përfshirë.

Në mes të vitit 2019, ai ka deklaruar se “Beogradi mendon se e ka emrin e vrasësit të Oliver Ivanoviçit”. Duke iu drejtuar publikut, ai ka thënë se Millan Radoiçiç “nuk ka lidhje me këtë krim”. Oliver Ivanoviç ka qenë udhëheqës i Iniciativës Qytetare “Liria Demokraci, Drejtësia” kur është vrarë. Në fillim të vitit 2014, ai ka qenë edhe një nga kandidatët për kryetar të Mitrovicës së Veriut, kur është ndaluar nën dyshimet se ka kryer krime lufte. Në shkurt të vitit 2017, Gjykata e Apelit e Kosovës ka urdhëruar një rigjykim të Ivanoviçit, pasi, në vitin 2016, është dënuar me nëntë vjet burg për krime lufte kundër civilëve të Kosovës, në vitet 1999 dhe 2000. Rigjykimi ka filluar më 24 mars të vitit 2017 dhe, më 21 prill, atij i është hequr arresti shtëpiak dhe i është lejuar të mbrohej në liri./ REL

oliver ivanoviç

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë