Studentët e Mjekësisë i bashkohen protestës: Dorëheqje!
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...

MAQEDONI E VERIUT- Qindra qytetarë në Koçan të Maqedonisë së Veriut protestuan më 17 mars për të shprehur revoltën e tyre dhe për të kërkuar drejtësi pas zjarrit në klubin e natës "Puls" në Koçan, ku më 16 mars humbën jetën 59 persona, shumica prej tyre të rinj. Duke u nisur nga ndërtesa e komunës drejt stacionit policor, një pjesë e qytetarëve hodhën gurë drejt kafenesë "Klasik", e cila është në pronësi të të njëjtit person që ka në pronësi edhe klubin e natës "Puls".
Protestuesit po ashtu hodhën gurë dhe vezë në drejtim të komunës, duke kërkuar nga kryetari i komunës, Ljupço Papazov i cili më 17 mars dha dorëheqje të parevokueshme të dilte që të përballej me ta.
“Kjo humbje është e jashtëzakonshme. Nuk ka fjalë që mund të përshkruajnë dhimbjen që ndjejmë të gjithë. Ata fëmijë ishin fëmijët tanë. I njihja shumicën prej tyre, i njihja edhe familjet e tyre, me disa prej tyre ishim edhe miq familjarë. Shoku dhe thyerja që ndiej do të më shoqërojnë për gjithë jetën. Kjo tragjedi e ka zhytur Koçanin dhe Maqedoninë [e Veriut] në zi, ndërsa boshllëku që ka lënë është i pakalueshëm”, shkroi Papazov në Facebook.
Ai kërkoi që autoritetet të hetojnë përgjegjësinë e të gjithë të përfshirëve, duke theksuar se është i gatshëm të bashkëpunojë me ta. Ndërkaq, gjatë ditës, qytetarët bënë homazhe për viktimat në parkun e qytetit të Koçanit, ndërsa teksa ecnin nëpër rrugë brohorisnin “vrasës, vrasës, secili prej nesh mund të jetë i radhës, ejani rini, ngrini zërin”.
Në disa nga pankartat e tyre shkruhej: “Vrasja e të rinjve është vrasja e së ardhmes” dhe “Nuk vdesim nga aksidentet, vdesim nga korrupsioni”.
Në total, 59 persona humbën jetën në zjarrin e klubit të natës "Puls" në Koçan dhe të paktën 155 të tjerë u plagosën. Për këtë ngjarje janë të dyshuar 23 persona, ndërsa 11 prej tyre ndodhen në paraburgim, teksa autoritetet kanë thënë se po vazhdojnë hetimet për këtë ngjarje. Pas zjarrit vdekjeprurës, Qeveria e Maqedonisë së Veriut shpalli të dielën shtatë ditë zie.
SHBA- Ndërsa Donald Trump flet për “oqeanin e madh të bukur” që ndan SHBA-në nga lufta në Ukrainë, 1000 mi...
BOSNJE HERCEGOVINË- Qeveria e Bosnje-Hercegovinës do të shpallë 18 marsin ditë zie, pas tragjedisë që ndodhi në d...
SHBA- Shtetet e Bashkuara raportuan shpërthimin e parë të gripit vdekjeprurës të shpendëve H7N9 në një fermë...
SIRI- Detaje tronditëse po dalin në dritë rreth masakrës së alavitëve në Siri, pas sulmeve nga persona të armatos...
foto ilustruese KOSOVË- Dy persona kanë mbetur të plagosur ditën e sotme në Kosovë, për shkak të një grabitje ...
MAQEDONI E VERIUT- Policia ka arrestuar ditën e sotme 23 persona si të dyshuar për përfshirjen në tragjedinë që ndodhi bren...
foto ilustruese KOSOVË- Lëvizja Vetëvendosje (LVV) i është drejtuar Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), duke ...
MAQEDONI E VERIUT- Tensionet dhe revoltat e protestuesve në Mqedoninë e Veriut vazhdojnë të rriten, pas tragjedisë së r&eum...
KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, tha se i ka paraqitur të dërguarit të Bashkimit Evropian për dialogun Kosov&eu...
SHBA- 40 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë u plagosën gjatë fundjavës pasi tornadot dhe stuhitë e f...