Rama s’i ndal kërcënimet ndaj studentëve dhe shfrenon fantazinë: Dhunë e financuar nga krimi dhe forca të huaja!
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus kanë qenë protestat masive të zhvillu...
Kryeministri Edi Rama ka dalë sot në një konferencë për mediat, ku në fokus kanë qenë protestat masive të zhvillu...
“Solidarizohemi me studentët”, “Duam një të ardhme më të sigurt” dhe “Studentët bashkohen, shteti ...
Pas urdhrit të kryeministrit Edi Rama që të jepnin dorëheqjen të gjithë drejtorët e institucioneve, për shkak të ...
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 7.0 ka goditur rajonin e Tibetit, në jugperëndim të Kinës, të enjten rreth or&...
Studentët e Universitetit të Korçës janë mbledhur në ambientet e universitetit, duke iu bashkuar protestës studentore p&e...
Mjekët i janë bashkuar gjatë ditës së sotme protestës së studentëve dhe thirrjeve të tyre për dorëheqje...
Drejtori i Hekurudhës Shqiptare Ergys Verdho është paraqitur këtë të premte në Prokurorinë e Posaçme. Deri m&e...
Teksa shkallmuan thuajse të gjithë gurët e trotuareve, nga frika e sulmeve nga protestuesit, sot punonjës të bashkisë janë fu...
Eurodeputetja holandeze Anna Strolenberg, në një intervistë ekskluzive për emisionin Kafe Shqeto në SYRI TV, me moderatorin Flavio Qa...
Shisnin lëndë narkotike kokainë në zona të ndryshme të Burrelit, arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Gjatë kontro...

Një burrë nga Texas është ekzekutuar me injeksion vdekjeprurës për vrasjen me thikë të të dashurës së tij dhe djalit 8-vjeçar të saj në vitin 2013, ndërsa djali tjetër i gruas, i cili i mbijetoi sulmit pas plagëve të shumta, ishte i pranishëm dhe e ndoqi ekzekutimin nga salla e dëshmitarëve.
Cedric Ricks, 51 vjeç, ishte dënuar për vrasjen e Roxann Sanchez dhe djalit të saj Anthony Figueroa në apartamentin e tyre në Bedford, ndërsa djali tjetër i saj, Marcus Figueroa, i cili u godit me thikë dhjetëra herë gjatë sulmit, arriti të mbijetojë duke u shtirur sikur kishte vdekur.
Ricks kërkoi falje disa herë para shtatë të afërmve të viktimave që ishin të pranishëm, veçanërisht ndaj Marcus Figueroa. I mbijetuari i sulmit nuk shfaqi emocione, duke parë nga pas një xhami vetëm disa hapa larg vendit ku Ricks ishte i lidhur në një shtrat ekzekutimi. Në pjesën e pasme të qafës së Marcusit, mbi jakën e këmishës, dukeshin disa plagë që besohet se ishin nga sulmi.
“Dua të them se më vjen keq që ua mora Roxann dhe Anthony,” tha Ricks në deklaratën e tij të fundit. Ai shprehu shpresën se një ditë familjarët e viktimave do ta falnin.
Ai iu drejtua gjithashtu Marcus Figueroa-s, duke thënë se i vinte keq që i kishte marrë nënën dhe vëllain. “Gjithmonë kam menduar për ty dhe më vjen keq që ta mora nënën dhe vëllain. Nuk mund ta imagjinoj çfarë ke përjetuar, por më vjen sinqerisht keq për atë që kam bërë,” tha ai.
Para se të niste injeksioni vdekjeprurës, Ricks tha: “Shpresoj që të shkoni në paqe. Më vjen shumë keq.”
Sipas dëshmitarëve, pasi ilaçi filloi të vepronte, ai mori disa frymëmarrje të shpejta, më pas bëri disa zhurma të forta frymëmarrjeje dhe më pas çdo lëvizje ndaloi. Ai u shpall i vdekur rreth 30 minuta pasi kishte nisur procedura e injeksionit.
Në mesin e dëshmitarëve ishin edhe njerku dhe vëllai i Roxann Sanchez, si dhe babai, vëllai dhe gjyshja e Anthony Figueroa. Asnjëri prej tyre nuk shfaqi emocione dhe refuzuan të flasin me gazetarët pas ekzekutimit.
Sipas prokurorëve, natën e vrasjeve Ricks dhe Sanchez po grindeshin në apartamentin e tyre kur dy djemtë e gruas nga një martesë e mëparshme ndërhynë për t’i ndarë. Ricks mori një thikë nga kuzhina dhe filloi ta godiste gruan disa herë.
Marcus Figueroa vrapoi në dollapin e dhomës së tij dhe u përpoq të telefononte policinë. Pasi vrau Anthony Figueroa-n, Ricks filloi ta godiste edhe Marcusin, i cili u shtir sikur kishte vdekur derisa sulmuesi u largua nga apartamenti. Autoritetet thanë se Ricks nuk e dëmtoi djalin e tij 9-muajsh, Isaiah. Ai u arratis dhe më vonë u arrestua në Oklahoma.
Në gjyq, Ricks deklaroi se kishte probleme me zemërimin dhe se po mbrohej pasi dy djemtë kishin ndërhyrë për të mbrojtur nënën e tyre.
Të mërkurën, U.S. Supreme Court hodhi poshtë apelimin e tij të fundit pa koment. Avokatët e tij kishin argumentuar se prokurorët kishin shkelur të drejtat kushtetuese duke përjashtuar jurorë të mundshëm për shkak të racës gjatë përzgjedhjes së jurisë.
Ndërkohë, Texas Board of Pardons and Paroles refuzoi kërkesën e tij për falje ose për shtyrjen e ekzekutimit.
Ricks ishte personi i dytë i ekzekutuar këtë vit në Texas dhe i gjashti në gjithë Shtetet e Bashkuara. Ky shtet ka kryer historikisht më shumë ekzekutime se çdo shtet tjetër në vend.
Ndërkohë, në Alabama, guvernatorja Kay Ivey vendosi të ulë dënimin me vdekje të një të burgosuri 75-vjeçar, Charles “Sonny” Burton, në burgim të përjetshëm pa mundësi lirimi me kusht./Përktheu Piranjat News
Për më shumë se 140 vjet, Sagrada Família është ngritur mbi rrugët e Barcelonës. Më në fund, këtë...
Një defekt në disa pajisje për monitorimin e vazhdueshëm të glukozës ka ngritur shqetësime serioze për sigurinë e...
Vetëm gjashtë ditët e para të luftës kundër Iranit, SHBA-së i ka kushtuar më shumë se 11,3 miliardë dollar&e...
Prezantuesja, aktorja dhe autorja italiane Enrica Bonaccorti ka ndërruar jetë në moshën 76-vjeçare. Ajo vuante nga kanceri në ...
Donald Trump foli me gazetarët në Uashington rreth luftës në Iran të mërkurën pasdite, pak para se të hipte në Ma...
Çmimet e naftës janë rritur ndjeshëm duke kaluar kufirin e 100 dollarëve për fuçi, teksa tensionet nga lufta mes SHBA-s...
Kur bëhet fjalë për fuqinë ushtarake të zjarrit, SHBA-të dhe Izraeli nuk ngurrojnë të tregojnë se si po e sulmojn...
Derisa lufta e Shteteve të Bashkuara dhe Izraelit kundër Iranit po përqendrohet në Ngushticën e Hormuzit, pikën më jetike p...
Disa persona kanë humbur jetën si pasojë e sulmeve ajrore izraelite në Liban, përfshirë të paktën tetë viktima ng...
Fjalimi i presidentit amerikan Donald Trump në Louisville, Kentucky, u ndërpre për pak minuta pas një incidenti. Një grua që ndodh...