Gjykata e Tiranës lë të lirë 14 protestuesit: Arrestimi ishte i jashtëligjshëm!
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Protestuesit e arrestuar mbrëmjen e 1 shtatorit, pasi rrethuan godinën e Kryeministrisë teksa kryeministri Edi Rama ndodhej brenda në zyr&...
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka njoftuar sanksione dhe një hetim pas një shkëmbimi zjarri midis anëtarëve të shër...
Trajneri i Interit, Cristian Chivu, ka reaguar me emocione për largimin e Piero Ausilios nga klubi zikaltër, pas gati tri dekadash të lidhura m...
Një veshkë derri e modifikuar gjenetikisht ka mbajtur gjallë dhe pa dializë një 66-vjeçar për plot nëntë muaj, p&...
Zjarri në zonën e Radostinës në Fier vijon të jetë aktiv me intensitet të lartë dhe situata raportohet e vështir&...
Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, denoncon çmimet e larta të karburanteve në Shqipëri. NAFTA 219 LEKË/LI...
Ndarja e përgjegjësive për punët e shtëpisë mund të ndikojë edhe në kënaqësinë në çift...
Edicioni i 70-të i “Topit të Artë” do të zhvillohet më 26 tetor 2026, në një ceremoni që për herë...
Një 53-vjeçar është arrestuar në flagrancë në fshatin Bunec, pasi dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri në...
Një aksident me tre automjete është regjistruar në Lushnjë, në rrugën që të çon drejt stadiumit, pranë...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha se ka biseduar me kancelarin lidhur me situatën e serbëve që jetojnë në Kosovë dhe për çështjen e Asociacionit të komunave me shumicë serbe. Udhëheqësi serb, përmes një postimi në Instagram, tha se gjatë bisedës telefonike ka informuar kancelarin gjerman “në detaje për gjendjen pothuajse të padurueshme për komunitetin serb në Kosovë”, por edhe për “shmangien e vazhdueshme të Prishtinës nga përmbushja e detyrimeve të saj të pranuara dhe nënshkruara, veçmas në lidhje me formimin e Asociacionit”.
Në kuadër të dialogut për normalizimin e raporteve, që ndërmjetësohet nga Bashkimi Evropian, Kosova dhe Serbia kanë arritur dy marrëveshje për themelimin e Asociacionit, më 2013 dhe 2015.
Por, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës gjeti se Marrëveshja mbi parimet për themelimin e Asociacionit nuk ishte në harmoni të plotë me aktin më të lartë juridik të shtetit, duke thënë se duhet të harmonizohet përmes akteve nënligjore. Megjithatë, qeveri të njëpasnjëshme të Kosovës refuzuan ta zbatojnë marrëveshjen, duke shprehur frikë se asociacioni i tillë njëentik mund të ndikojë në funksionalitetin e duhur të shtetit.
Gjermania, së bashku me shtetet e tjera në BE, por edhe Shtetet e Bashkuara, vazhdimisht i bëjnë thirrje Kosovës që të themelojë Asociacionin e komunave me shumicë serbe. Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, po ashtu ka thënë se ekzekutivi që ai udhëheqë refuzon që të pranojë që Asociacioni të jetë kusht për pranimin e vendit në organizatën e Këshillit të Evropës.
“Qeveria nuk e pranon kushtëzimin e anëtarësimit në KiE me Asociacion. Për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ne bisedojmë në Bruksel, e jo në Strasburg”, tha Kurti më 8 maj.
Kosova dhe Serbia po ashtu arritën një marrëveshje vitin e kaluar në rrugën drejt normalizimit të raporteve. Megjithatë, BE-ja, si ndërmjetëse e dialogut, ka thënë se palët nuk kanë nisur zbatimin e marrëveshjes dhe as të Aneksit për zbatimin e tij.
Marrëveshja prej 11 nenesh ndër tjerash parasheh edhe një nivel të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë dhe njohje të ndërsjellë të simboleve shtetërore, ndërsa kërkon nga Prishtina dhe Beogradi që t’i zbatojnë, po ashtu, të gjitha marrëveshjet e mëhershme të arritura gjatë dialogut.
Vuçiç, gjatë bisedës me Scholz po ashtu i ka kërkuar Gjermanisë mbështetje në rrugën e integrimit evropian.
“E ritheksova se Serbia vazhdimisht avokon për intensifikimin e aktiviteteve diplomatike në kontekstin e të gjitha konflikteve aktuale dhe çështjeve të hapura që rëndojnë Evropën dhe rajonin e Ballkanit Perëndimor, gjë që e ka demonstruar gjithmonë në të gjitha forumet dhe iniciativat”, shkroi Vuçiç në llogarinë e tij në Instagram.
Në procesin e zgjerimit të BE-së aktualisht ndodhen dhjetë shtete, përfshirë gjashtë shtete nga Ballkani Perëndimor. Prej shteteve që janë në këtë proces, nëntë kanë statusin e vendit kandidat, ndërsa vetëm Kosova nuk e ka atë status. Kosova kishte aplikuar për anëtarësim në BE në dhjetor të vitit 2022, por kërkesa e saj nuk është shqyrtuar nga Bashkimi Evropian.
Marrë nga REL
Anëtarët e partisë Alternativa për Gjermaninë (AfD) MUENSTER- Një gjykatë e lartë gjermane vendosi të hën...
Masiv dherash VIETNAM - Tre fëmijë të mitur kanë humbur jetën në Vietnam, si pasojë e rrëshqitjes së dherave n...
Kami Rita Sherpa dhe Kenton Cool EVEREST- Dy ngjitje rekord janë regjistruar të dielën në malin e Everestit ku mësohet se nj&...
Antony Blinken SHBA- Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, ka dhënë disa prej deklaratave më të ashpra publike deri më tan...
Zjarret në Kanada KANADA - Zjarret që kanë përfshirë së fundmi Kanadanë perëndimore kanë detyruar mijëra ...
Foto ilustruese LONDËR– Policia britanike tha të hënën se tre persona ishin akuzuar se kishin ndihmuar shërbimin e inteligje...
Zhang Zhan KINË- Një gazetare kineze, e cila ka qëndruar pas hekurave për katër vjet për raportimin e saj mbi ...
Foto nga vendi i ngjarjes RUSIA- Të paktën 15 persona u vranë dhe dhjetëra të tjerë u plagosën të dielën ...
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda VILNIUS- Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda është në rrugën e duhur për t&eum...
Foto ilustruese SPANJA- Socialistët e kryeministrit spanjoll, Pedro Sachez, shënuan fitore në zgjedhjet rajonale katalonase të mbajtura...