BBC: Edi Rama fliste para policëve me fytyra të zymta! Të rinjtë nuk ndalen deri në largimin e tij
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Protestuesit në Shqipëri janë përleshur me policinë e trazirave për të shtatën ditë radhazi, në një ser...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemi...
Një tjetër grup studentësh, ata të Mjekësisë, i janë bashkuar turmës së protestuesve të mbledhur para Kryemini...
Pedagogu Aleksandër Kovaçi tha para derës së kryeminsitrisë se nuk do të ketë dilaog me Ramë...
Është zbardhur dëshmia e Ngushëllim Manzit, autorit të dyshuar për vrasjen e dy vëllezërve dhe plagosjen e një tj...
Biznesmeni Pandeli Carapuli është paraqitur ditën e sotme në Prokurorinë e Posaçme Anti-Korrupsion (SPAK). Pandeli Carapuli s...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, u takua të premten në Beograd me Millorad Dodikun, presidentin nacionalist të entitetit serb të Bosnjë e Hercegovinës, Republika Sërpska.
Ndër temat kryesore për të cilat biseduan ata ishte edhe një rezolutë për Srebrenicën, e cila pritet të dalë në votim në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara këtë muaj.
“Tema kyçe e bisedës ishin marrëdhëniet ndërmjet Serbisë dhe Republikës Sërpska, si dhe reagimi i mbarë popullit serb për miratimin e rezolutës për Srebrenicën”, shkroi Vuçiç në rrjetin social Instagram.
Vuçiç tregoi gjithashtu se e ka njoftuar Dodikun “për përpjekjet që Republika e Serbisë po bën për t’i mbrojtur interesat jetike dhe kombëtare të popullit serb, si dhe të drejtën publike ndërkombëtare”.
Vuçiç përsëriti se miratimi i një rezolute të tillë "do të thotë hapje e kutisë së Pandorës për të ardhmen, duke hapur plagë të panumërta nga e kaluara".
"Presidenti Dodik më informoi për bisedimet që pati në Budapest me kryeministrin hungarez, Viktor Orban, dhe perspektivat e mëtejshme për zhvillimin e marrëdhënieve midis Serbisë dhe Sërpskas", thuhet në njoftim.
Ai shtoi se Dodiku e paralajmëroi se miratimi i një rezolute për gjenocidin në Srebrenicë do të kishte "pasoja katastrofike për marrëdhëniet brenda Bosnje e Hercegovinës".
Një propozim-rezolutë, e iniciuar nga Gjermania dhe Ruanda, kërkon që 11 korriku të njihet globalisht si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave të Gjenocidit në Srebrenicë, dhe pritet të dalë në votim para Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në muajin maj.
Propozim-rezoluta, mes tjerash, bën thirrje edhe për “dënimin pa rezerva të çdo mohimi të gjenocidit në Srebrenicë, si dhe të veprimeve që i madhërojnë të dënuarit për krime lufte, përfshirë edhe ata që janë përgjegjës për gjenocidin”.
Udhëheqësit e tyre mohojnë se në Srebrenicë ka ndodhur gjenocid, pavarësisht faktit se Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka njohur si akt të tillë vrasjen e mbi 8.000 burrave dhe djemve myslimanë nga forcat serbe të Bosnjës në korrik të vitit 1995.
Deri më tash, më shumë se 50 individë janë të dënuar me rreth 700 vjet burgim për rolet e tyre në gjenocidin e Srebrenicës./REL
Alexandre de Croix BELGJIKË- Disa orë pas atentatit ndaj kryeministrit sllovak Robert Fico, një gazetar në Belgjikë gjat&eum...
Frank Schwabe GJERMANI- Deputeti gjerman i SPD-së, Frank Schwabe, i cili është edhe kryesues i grupit të Socialistëve, Demokrat&eu...
Aksidenti PEJË- Katër persona janë plagosur pas një aksdenti të regjistruar në fshatin Raushiq të Pejës. Mësoh...
RUSI- Një zjarr ka shpërthyer në një aeroport në qytetin jugor rus Mineralnye Vody gjatë punimeve të ndërtimit. K...
Foto ilustruese ITALI - Katër perona, mes tyre një shqiptar janë arrestuar policia në Itali pasi janë kapur me lëndë nar...
Gina Rinehart AUSTRALI- Gruaja më e pasur e Australisë raportohet se ka kërkuar që portreti i saj të hiqet nga një ekspo...
KOSOVA- Anëtarësimi i Kosovës në Këshillin e Evropës nuk u vu të premten në rend dite të takimit të Kës...
Robert Fico SLLOVAKI- Kryeministri i Sllovakisë, Robert Fico, vazhdon të jetë në gjendje të rëndë nën kujdes inten...
Flamuj të shteteve anëtare të vendosura para selisë së Këshillit të Evropës në Strasburg. Fotografi nga arkivi. ...
Marshi në Tbilisi të Gjeorgjisë më 17 maj 2024. GJEORGJIA- Klerikë të lartë ortodoksë gjeorgjianë dhe grupe t&...