
SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, tha në Nju Jork se do të dekorojë përfaqësuesit e shteteve “që ishin në anën e Beogradit” gjatë miratimit të Rezolutës për Srebrenicën në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara në maj.
“E shoh se disa po çmenden sepse ne po dekorojmë njerëzit që mbrojtën ligjin ndërkombëtar dhe mbrojtën Serbinë. Kjo është çështje e brendshme e jona”, tha Vuçiç për gazetarët në Nju Jork më 23 shtator, në prag të sesionit të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së. Disa media në Beograd paraprakisht kishin raportuar se Vuçiç do t’i ndajë dekoratë ambasadorit rus në OKB, Vasily Nebenzya.
“Ka, sigurisht, rusë dhe kinezë, nga Nikaragua dhe Meksika, Brazili, India, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kongo, varet nga niveli i mbështetjes”, shtoi Vuçiç.
Në maj, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi rezolutën e cila shpalli 11 korrikun si Ditë Ndërkombëtare të Përkujtimit të Gjenocidit në Srebrenicë. Gjenocidi në Srebrenicë, i kryer në korrik të vitit 1995 nga pjesëtarët e Ushtrisë së Republikës Sërpka, la të vrarë të paktën 8.372 boshnjakë. Tetëdhjetë e katër shtete votuan për rezolutën, 19 ishin kundër, përfshirë Rusinë dhe Kinën, ndërkaq 68 shtete abstenuan.
Rezoluta, veç tjerash, dënon mohimin e gjenocidit dhe madhërimin e kriminelëve të luftës. Krimi në Srebrenicë më 2007 nga Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë në Hagë u njoh si gjenocid i kryer nga Ushtria e Republikës Sërpska. Srebrenica në korrik të vitit 1995 ishte zonë e mbrojtur e OKB-së. Gjykata e njëjtë gjeti Serbinë fajtore për mosparandalimin e gjenocidit. Gjykata po ashtu tha se Serbia ka shkelur obligimin për të ndëshkuar kryesit e gjenocidit.
Para këtij vendimi, disa gjykata kanë dënuar më shumë se 50 persona me mbi 700 vjet burgim për gjenocid dhe krime lufte në Srebrenicë. Në mesin e tyre janë edhe ish-presidenti i Republikës Sërpska, Radovan Karaxhiq, dhe komandanti i përgjithshëm i ushtrisë së atëhershme serbe, Ratko Mlladiç. Të dy janë dënuar me burgim të përjetshëm./ REL
serbia
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
23 Shtator22:05
Kurti para studentëve në Itali: Kosova shembull i demokracisë dhe të drejtave të njeriut në Ballkanin Perëndimor
ITALI- Kryeministri iKosovës, Albin Kurti, ditën e djeshme mori pjesë në ceremoninë e diplomimit të programit evropian të m...
E.D
BOTA
23 Shtator22:05
Njëvjetori i sulmit, Manastiri i Banjskës mbyllet për vizita deri më 26 shtator
PRIZEREN-Dioqeza e Rashkës dhe e Prizrenit ka njoftuar se manastiri i Banjskës do të mbyllet për vizitorë nga sot deri më 26 sht...
M.B.
BOTA
23 Shtator22:03
Shkak prodhimet e bulmetit të bllokut? BE ankesë në OBT ndaj Kinës
BRUKSEL- Komisioni Evropian ka filluar procedurat e ankimit në Organizatën Botërore të Tregtisë (OBT), ndaj një hetimi q&eu...
E.D
BOTA
23 Shtator21:23
FBI: Krimet e dhunshme bien për të dytin vit radhazi
SHBA- Krimet e dhunshme në Shtetet e Bashkuara vazhdojnë të bien për të dytin vit me radhë, ndërsa agjencitë e zbatimi...
E.D
BOTA
23 Shtator21:01
Shokuese në Itali! 50-vjeçari vret nënën dhe pranon krimin live në televizion: Nuk e di pse e bëra
Lorenzo Carbone
ITALI- Një 50-vjeçar në Itali ka rrëfyer vrasjen e nënës së tij, live në televizion, 24 orë ...
e,d
BOTA
23 Shtator20:24
Konflikti në Lindjen e Mesme/ Presidenti i Iranit: Nuk kërkojmë luftë, në rast konflikti s’ka palë fituese
Masoud Pezeshkian
LIBAN- Presidenti iranian Masoud Pezeshkian tha të hënën se Irani nuk kërkon një luftë më të gje...
n.f
BOTA
23 Shtator19:57
SHBA dërgon trupa shtesë në Lindjen e Mesme
Foto ilustruese
SHBA- Shtetet e Bashkuara po dërgojnë trupa shtesë në Lindjen e Mesme në përgjigje të rritjes së dh...
n.f
BOTA
23 Shtator19:52
Një rrezik vdekjeprurës për qindra mijëra banorët, si është të jetosh nën "hijen" e vullkanit Vezuv
Malo i Vezuvit
ITALI- Mali i Vezuvit qëndron mbi gjirin e Napolit si një nga panoramat më të mirënjohura të Italisë. Rre...
n.f
BOTA
23 Shtator19:51
"Është një nga gjërat më të sigurta që do të bëj”, zbardhet dëshmia e Stockton Rush për nëndetësen e "Titan": Askush nuk do të vdesë në orën time, pikë!
Foto ilustruese
SHBA- Stockton Rush, CEO i OceanGate, kompania që menaxhoi nëndetësen "Titan" kishte deklaruar se ajo plotëson t&e...
e. d
BOTA
23 Shtator18:49
E rëndë në Indi/ Rrufeja vret tetë persona, mes tyre edhe gjashtë të mitur
INDI- Tetë persona u vranë dhe një u plagos kur u goditën nga rrufeja më herët sot mes një stuhie në shtetin...