
SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, e shpërbleu me një dekoratë shtetërore kongresisten Claudia Tenney, bashkëkryetaren e Grupit Parlamentar Serb në Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara, të mërkurën në Beograd. Në një ceremoni në zyrën e presidentit, Vuçiç tha se Tenney u dekorua me Urdhrin e Flamurit Serb, për shërbimet e saj në zhvillimin dhe forcimin e bashkëpunimit midis Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara.
"Zonja Tenney ishte me ne në disa nga momentet më të vështira për vendin tonë. Ajo ishte një nga të paktat që donte të fliste me ne kur pak të tjerë donin. Ajo është një person që, pavarësisht presioneve të shumta me të cilat u përball në zonën e saj zgjedhore, gjithmonë ruajti dhe kultivoi miqësinë ndaj vendit tonë", tha Vuçiç.
Ai e falënderoi veçanërisht atë për kritikën e saj të guximshme ndaj veprimeve të njëanshme të Qeverisë së Kosovës. Në fjalën e saj pasi iu dha dekorata shtetërore, Claudia Tenney tha se lidhjet e saj me këtë rajon datojnë që nga fillimi i viteve ‘80, kur ajo ishte studente në Beograd, në Jugosllavinë e atëhershme.
"Atëherë filloi 'odiseja' ime. Jam e lidhur me të gjithë njerëzit në ish-Jugosllavi", tha ajo.
Kongresiste nga Partia Republikane e presidentit amerikan, Donald Trump, Tenney tha se foli në telefon me shefin e stafit të Shtëpisë së Bardhë mbrëmë dhe se ai i tha asaj se shpresonte të vizitonte Serbinë një ditë. Claudia Tenney, avokate me profesion, hyri në politikë në vitin 2011, si përfaqësuese në Asamblenë e Shtetit të Nju Jorkut. Pesë vjet më vonë, ajo u zgjodh në Kongresin amerikan për herë të parë.
Aktualisht ajo është anëtare e disa komiteteve të Kongresit, përfshirë Komitetin e Përhershëm për Inteligjencën dhe Komitetin për Shkencën, Hapësirën dhe Teknologjinë. Tenney është bashkëkryetare e Grupit Parlamentar Serb në Kongres dhe është e përfshirë në mënyrë aktive në çështjet që lidhen me Ballkanin Perëndimor.
Në nëntor 2022, ajo shprehu shqetësim në lidhje me tensionet midis Serbisë dhe Kosovës, duke bërë thirrje për një zgjatje të moratoriumit mbi zbatimin e politikës së targave dhe kthimin në negociata. Në mesin e vitit 2022, Qeveria e Kosovës paraqiti një plan që kërkon riregjistrimin e targave të makinave me shenja serbe në veri të Kosovës. Kjo ka shkaktuar tensione në veri të vendit, ku jeton shumica e popullsisë serbe në Kosovë.
Claudia Tenney konsiderohet politikane besnike ndaj presidentit Trump. Ajo gjithashtu kërkoi të provonte besnikërinë e saj ndaj tij duke propozuar që festa kombëtare, Dita e Flamurit, të kombinohej me ditëlindjen e Trumpit.
"Ashtu si ditëlindja e George Washington është kodifikuar si një festë federale, ashtu duhet të festohet edhe ditëlindja e presidentit Trump për ta njohur atë si themeluesin e epokës së artë të Amerikës", shkroi Tenney në mediat sociale X në shkurt 2025.
Si anëtare e Kongresit, ajo votoi dy herë kundër formimit të një komisioni të pavarur për të hetuar sulmin në Kapitol më 6 janar 2021, kur mbështetësit e Trump sulmuan ndërtesën e Kongresit. Një vit pas ngjarjes, Claudia Tenney tha se ajo gjithmonë e ka dënuar shkatërrimin e pronës dhe abuzimin me të drejtën për tubim paqësor.
Megjithatë, ajo shtoi se demokratët në Kongres nuk po përpiqeshin të forconin sigurinë në Kapitol, por se fokusi i tyre ishte në ndjekjen penale të ish-Presidentit Donald Trump dhe shpifjen e miliona amerikanëve që kanë shqetësime legjitime në lidhje me integritetin e zgjedhjeve.
Ajo ishte cak e kritikave të shumta pas një deklarate të diskutueshme në shkurt 2018, kur tha se shumë vrasës masivë përfundojnë duke qenë votues demokratë. Kur gazetarët e pyetën nëse do ta tërhiqte atë deklaratë, Claudia Teni nuk e tërhoqi qëndrimin e saj./REL
aleksandar vuçi claudia tenney
Artikuj te sugjeruar
m.l
BOTA
28 Maj11:59
E rëndë në Itali/ Ishte zhdukur prej disa ditësh, 14-vjeçarja gjendet e vdekur! U dhunua brutalisht nga i dashuri i saj, trupin ia fshehu në dollapin e rrobave
ITALI- 14-vjeçarja Martina Carbonaro, e cila ishte zhdukur që nga 26 maji 2025, u gjet e vrarë brutalisht. Minorenja u gjet e vdekur në ...
M.B.
BOTA
28 Maj10:39
"Largohu, humbës i mjerë!" Ekspertët e leximit të buzëve zbulojnë se çfarë i tha bashkëshortja presidentit francez pas shuplakës
VIETNAM- Rrjetet sociale dhe mediat online janë pushtuar nga një moment i pazakontë mes presidentit francez Emmanuel Macron dhe bashkë...
M.B.
BOTA
28 Maj10:20
Sulmet masive në Ukrainë, Trump: Putin po luan me zjarrin! Po të mos isha unë, shumë gjëra të këqija do t’i kishin ndodhur Rusisë
SHBA- Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka kritikuar ashpër sërish udhëheqësin e Kremlinit, Vladimir Putin, pasi Ru...
M.B.
BOTA
28 Maj08:13
"Të mbrohemi së bashku!" Merz në Finlandë: Europa duhet të jetë e përgatitur që ta mbështesë Ukrainën më gjatë
FINLANDA- Në muzeun detar të Turkut, "Forum Marinum", ai kalon pranë torpedove dhe anijeve të vjetra detare gjatë rrugës pë...
M.B.
BOTA
28 Maj07:52
"Sistem që shkel parimet humanitare!" Analiza: Cili është plani i ri për ndihma në Gazë dhe pse po kundërshtohet nga grupet bamirëse?
LINDJE E MESEM- Një grup, i mbështetur nga Uashingtoni, që është aprovuar nga Izraeli për të marrë përsip&eu...
m.l
BOTA
27 Maj22:37
"Të shtëna paralajmëruese nga IDF"/ Netanyahu: Pati një "humbje të përkohshme të kontrollit" në një qendër shpërndarjeje ndihmash në Gaza
IZRAEL- Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu pranoi se pati një "humbje të përkohshme të kontrollit" në një q...
BOTA
27 Maj21:56
Raporti gjerman: Kina përgjegjëse për 80 për qind të shmangieve të sanksioneve ndaj Rusisë
GJERMANI- Bashkimi Evropian thotë se Kina, përfshirë edhe Hong Kongun, është përgjegjëse për “afërsisht&rdq...
m.l
BOTA
27 Maj21:41
Trump 'paralajmëroi' Putin të mos luaj me zjarrin/ Rusia i përgjigjet: Një gjë që është vërtet e keqe, Lufta e Tretë Botërore!
RUSI- Rusia iu përgjigj në një mënyrë veçanërisht të ashpër dhe agresive postimit të Donald Trump, i cili ...
m.l
BOTA
27 Maj21:08
NYT: Imazhet satelitore zbulojnë planin sekret rus për termocentralin bërthamor në Zaporizhia
RUSI- Imazhet satelitore tregojnë se Rusia po ndërton linja transmetimi energjie drejt centralit bërthamor të vendosur në&n...