BOTA

Vuçiç: SHBA-ja dhe Britania do të vendosin sanksione ndaj industrisë serbe të naftës!

E.D Përditësimi i fundit 13 Dhjetor 2024, 22:49

Vuçiç: SHBA-ja dhe Britania do të vendosin sanksione ndaj

SERBI- Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, njoftoi të premten vonë se Shtetet e Bashkuara do të vendosin sanksione brenda pak ditësh ndaj Industrisë së Naftës së Serbisë (NIS), për shkak se kompanitë ruse gëzojnë shumicën e aksioneve të saj.

"Sanksione do të vendosin edhe britanikët, por kjo do të thotë të gjithë. Ky është ndoshta një nga lajmet më të vështira", tha Vuçiç.

Pronarja kryesore e NIS-it është kompania ruse Gazprom Neft që zotëron 50 për qind të aksioneve, pastaj shteti i Serbisë me 29.87 për qind të aksioneve, ndërsa kompania Gazprom ka 6.15 për qind të aksioneve. Vuçiç tha se këto janë mbase sanksionet më të rënda dhe se vendimi i SHBA-së do të hyjë në fuqi më 1 janar 2025.

"Duhet të presim aktin përfundimtar. Kemi bisedime me Rusinë. Të shohim nëse (pronësia) mund të ulet nën 50 për qind, në mënyrë që të blejmë një pjesë", tha Vuçiç.

Gazprom Neft është prodhuesi i tretë më i madh i naftës në Rusi. Serbia është e varur kryesisht nga Rusia në sektorin energjetik dhe Gazprom është furnizuesi i vetëm i gazit në Serbi dhe pronari i shumicës së të dy tubacioneve të gazit që dërgojnë gaz nga Rusia për familjet dhe industrinë në Serbi. I pyetur nëse vendimi për sanksione është ndonjë lloj trysnie ndaj Serbisë për të vendosur sanksione kundër Rusisë në lidhje me pushtimin e Ukrainës nga ajo, Vuçiq tha se nuk mund të përgjigjet për këtë.

"Unë mendoj se është pjesë e një trysnie më të gjerë gjeopolitike ndaj Rusisë", tha ai.

Serbia është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që nuk u është bashkuar sanksioneve të Perëndimit për ta dënuar Rusinë për luftën e nisur në Ukrainë, dhe vazhdon të kultivojë lidhje me zyrtarët në Moskë. Vuçiç theksoi ky vendim krijon disa probleme të reja me Rusinë, duke shtuar se pas tre vjetësh nuk do të ishte realiste që ai të dalë me qëndrim për vendosjen e sanksioneve ndaj Moskës.

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë