BOTA

Zëdhënësi Hebestreit: Në Gjermani nuk priten zgjedhje të parakohshme

n.f Përditësimi i fundit 10 Qershor 2024, 17:55
Zëdhënësi Hebestreit: Në Gjermani nuk priten zgjedhje
Foto ilustruese

GJERMANI- Zëdhënësi i qeverisë gjermane, Hebestreit tha se për asnjë sekondë nuk është menduar për zgjedhje të reja në Gjermani. Pyetja u shtrua pas shpalljes së zgjedhjeve të reja në Francë.  Qeveria gjermane ka kundërshtuar spekulimet dhe thirrjet për zgjedhje të parakohshme, pas humbjeve të partive të koalicionit në zgjedhjet evropiane. "Data normale për zgjedhjet është vjeshta e ardhshme dhe kështu planifikojmë ta zbatojmë atë," tha zëdhënësi i qeverisë Steffen Hebestreit. "Në asnjë moment, as për asnjë sekondë, nuk është menduar se në Gjermani mund të shpallen zgjedhje të reja".

Koalicioni tripartiak është një projekt katërvjeçar. "Në fund të katër viteve mbyllen llogaritë". Hebestreit theksoi se qeveria është marrë me shumë fusha, pas sulmit rus ndaj Ukrainës dhe me ristrukturimin e ekonomisë, për të mbrojtur më mirë klimën. Kjo po shkakton paqetësi.

Pyetja se pse kancelari Scholz nuk shpall zgjedhje të reja parlamentare, siç bëri Presidenti Macron në Francë, u shtrua në medie dhe nga opozita CDU/CSU natën e zgjedhjeve. Sekretari i Përgjithshëm i CDU-së, Carsten Linnemann i tha kanalit ZDF se kancelari duhet të hapë rrugën për zgjedhje të reja.

Por situata në Gjermani është e ndryshme nga ajo në Francë. Qeveria tripartiake në Gjermani ka ende një shumicë parlamentare, megjithë dobësimin e ndjeshëm në zgjedhjet evropiane. Nga ana tjetër: sistemet politike të Gjermanisë dhe Francës janë të ndryshme. Në Gjermani, zgjedhjet e reja nuk mund të shpallen me urdhër, por janë të mundura vetëm pas disa hapash.

Në Francë do të zhvillohen zgjedhje të reja vetëm për Asamblenë Kombëtare, pra për parlamentin. Por jo zgjedhjet me rëndësi parësore për Francën, zgjedhjet presidenciale. Franca ka një sistem gjysëmpresidencial, ku zgjedhja kryesore është ajo e Presidentit, i cili përcakton vijat qendrore të politikës së vendit. Zgjedhjet e reja presidenciale nuk janë aktualisht në rendin e ditës në Francë. Veç kësaj, në sistemin francez, Presidenti i vendit zgjidhet drejtpërdrejt nga populli në zgjedhje të veçanta, jo nga Parlamenti.

Në Gjermani, që është republikë parlamentare, zgjedhjet e përgjithshme janë me rëndësi qendrore: pasi është kancelari ai që i përcakton linjat kryesore të politikës së vendit. Që të shpallen zgjedhje të reja të parakohshme, në Gjermani është e nevojshme që kancelari të humbasë votëbesimin në parlament.

As kancelari dhe as presidenti i Gjermanisë nuk mund të urdhërojnë zgjedhje të reja për Bundestagut gjerman "krejt papritur". Kjo nuk parashikohet në Kushtetutën gjermane, në Ligjin Themelor. Hartuesit e Kushtetutës donin të garantonin një stabilitet më të madh, pas përvojave që e destabilizuan Republikën e Vajmarit në vitet 1930. Për të shmangur destabilizimin e vendit, u caktuan në kushtetutë disa "pengesa": zgjedhjet e reja për Bundestagun mund të zhvillohen vetëm pas disa hapave të ndërmjetëm.

Në hapin e parë, Kancelari Federal i paraqet Bundestagut votëbesimin, në përputhje me nenin 68 të Kushtetutës. Eshtë kancelari dhe askush tjetër ai që vendos nëse e bën apo jo një hap të tillë. Kur e fiton votëbesimin, gjithçka mbetet siç ishte.

Por kur e humbet votëbesimin? Në parim është e mundur që Bundestagu të zgjedhë një person tjetër si Kancelar Federal me shumicën e anëtarëve të tij. Kjo ndodhi në fund të vitet 1970, kur kancelarin socialdemokrat Helmut Schmidt e pasoi në post opozitari kristjandemokrat Helmut Kohl. Schmidt u detyrua të kërkonte votëbesimin pas braktisjes së qeverisë së tij nga liberalët e FDP-së me Hans Ditriech Genscher-in. Kur nuk arrihet të zgjidhet një kancelar tjetër, Presidenti federal mund të shpërndajë Bundestagun brenda 21 ditëve, me propozimin e Kancelarit federal.

Zgjedhje të reja pas 60 ditësh

Kur në përputhje me Nenin 39 (1) pika 4 të Ligjit Themelor, Presidenti federal shpërndan Bundestagun, zgjedhjet e reja duhet të mbahen brenda 60 ditëve. Në Gjermani, zgjedhjet e reja sjellin zakonisht edhe një kancelar të ri federal. Sepse kancelari zgjidhet nga Bundestagu.

Hera e fundit kur u shpërbë Bundestagu dhe u mbajtën zgjedhje të reja në Gjermani ishte viti 2005. Kancelari socialdemokrat i atëhershëm Gerhard Schröder kërkoi votëbesimin pas zgjedhjeve në landin e Rinit Verior-Vestfalisë. Llogaria e Schröderit me zgjedhjet e parakohshme ishte që të fitonte një mandat të tretë për të qeverisur. Por ai i humbi zgjedhjet me diferencë të vogël ndaj CDU/CSU me Angela Merkelin. Pas kësaj, Presidenti federal Horst Köhler shpërndau Bundestagun dhe u mbajtën zgjedhje të reja parlamentare.

Marre nag DW

gjermani zgjedhje te parakohshme

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë