Studentët i kthejnë përgjigje Ramës: Dialogun shihe në ëndërr!
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Studentët i kanë kthyer përgjigje Edi Ramës, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, me mbishkrimin “Dialog&rdqu...
Rreth 1300 pedagogë janë mbledhur para Universitetit Politeknik të Tiranës, nga ku kanë nisur marshimin drejt bulevardit “D&eum...
Kryetarja e Bashkisë së Lushnjes, Eriselda Sefa e Lushnjes është paraqitur këtë të martë në SPAK.Sefa sapo ka dal...
Studentët i kanë kthyer përgjigje kryeministrit Edi Rama, i cili vendosi disa karrige përpara Kryeministrisë, mbi të cilat vendo...
Gjykata Penale e Tiranës pritet të marrë në shqyrtim gjatë ditës së sotme 28 masa që lidhen me protestën e zhvill...
Ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku iu komunikua sot shtyrja e hetimeve nga ana e SPAK deri më janar të vitit 2027. Siç shihe...
Kryeministria ka vendosur disa karrige në shkallët përpara godinës, ku është vendosur mbishkrimi “Dialog”, në n...
Avokatja Adriana Kalaja ka denoncuar gjatë emisionit 'Kafe shqeto' në Syri tv edhe nja shkelje flagrante të ligjit nga polici që ësht...
Ish-zëvendëskryeministrja Belinda Balluku është paraqitur këtë të martë në ambientet e Prokurorisë s...
I ftuar në emisionin ‘Kafe Shqeto’ në Syri TV, pedagogu Gjok Vuksani ka akuzuar kryeministrin Edi Rama për gjuhën fyese ndaj s...
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me kryeparlamentarin, Glauk Konjufca, ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla dhe zyrtarë të tjerë qeveritar ditën e sotme kanë vizituar varrin e reshterit, Afrim Bunjaku i cili humbi jetën në sulmin në Banjskë një vit më parë. Gjatë homazhe kurti dhe zyrtarët e tjerë vendosën kurora lulesh në varrin e Bunjakut.
Kurti para media u shpreh se flijimi i Bunjakut ia ka vlejtur për policinë, shtetin dhe gjeneratat e ardhshme. Kryeministri u shpreh se në çdo cep të Kosovës është shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur.
“Anë e mbanë Kosovës në çdo cep është shteti i Republikës demokratike dhe të pavarur të Kosovës, të cilës i shërbejmë me nder dhe përkushtim. Ky flijim, kjo sakrificë e rreshterit të policisë, heroit Afrim Bunjaku ja ka vlejtur fort për policinë, për shtetin dhe gjeneratat e ardhshme”, tha Kurti.
Ai shtoi se numri i policëve të rinj po rritet dhe se morali i policisë dhe ushtrisë kurr ska qenë më i lartë. Kurti theksoi se kolegët e Afrim Bunjakut që ishin së bashku me të në betejë në Banjskë, nuk e lanë që trupi i pajetë i tij të bie në duart e forcave armike.
“Duke rënë Afrim Bunjaku, nuk kanë rënë edhe shumë polic të tjerë dhe ata që ishin në betejë bashk me të nuk lejuan që trupi i pajetë i heroit tonë të bie në duart e forcave armike”, ka deklaruar Kurti.
Kurti ka shtuar se forcat që ishin të financuara e të dirigjuara nga Serbia me paramilitarë që kishin shumë më tepër armatim sesa Afrim Bunjaku me shokë, ikën me turp dhe i lanë të vrarët edhe të palosurit e tyre.
“Ata sot fshihen në Serbi sepse e dinë që e kanë humbur betejën njëherë e përgjithmonë me shtetin dhe popullin tonë. Serbia është përgjegjëse andaj ajo duhet të jap përgjegjësi e në këtë pikë kërkojmë mbështetjen e ndihmën e faktorit ndërkombëtar”, tha Kurti.
Gjithashtu në lidhje me sulmin ka folur edhe Konjufca i cili u shpreh se sot janë për të nderuar heroin Afrim Bunjaku.
“Ai është hero që ra heroikisht në mbrojte të sovranitetit të Republikës. Ai e dha shembullin më të vyer se kur atdheu rrezikohet dhe kërcënohet, sesi duhet të jepet jeta dhe të vet mohohet individi për të mirën e përgjithshme. Ne do ta kujtojmë gjithmonë ashtu siç e kujtojmë dhe Enver Zymberin që ra për të njëjtin qëllim. Këto janë idealet që i kultivojnë dhe i ushqejnë edhe heronjtë tonë”, tha Konjufca.
Tabela KOSOVË- Qeveria e Kosovës një ditë më parë mori vendim për emërtimin e rrugës rajonale R-217, segmenti ...
Gazetari LIBAN- Një video është bërë virale dhe po bën xhiron e rrjetit pasi shfaq momentin tronditës kur një raket...
Trump SHBA- Një burrë nga Idaho është akuzuar se ka kërcënuar se do të vriste Donald Trump në telefonatat...
Foto ilustruese KOSOVË- Gjatë vitit 2023 sulmet ndaj gazetarëve në Kosovë shënuan rritje, sipas raportit të Asociacionit...
evakuimet LIBAN- Të paktën 492 njerëz janë vrarë dhe më shumë se 1,645 janë plagosur në sulmet ajrore izraelit...
Afrim Bunjaku KOSOVË- Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka rikujtuar sulmin në Banjskë ndërsa sjot shënohet një vit ng...
Afrim Bunjaku KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar në lidhje me një vjetorin e sulmit terrorist në Banjskë ...
Foto ilustruese KOSOVË- Ditën e sotme bëhet një vit nga sulmi terrorist në Banjskë të Zveçanit nga nj&e...
Radoicic SERBI- Konfiskim i pasaportës, ndalim i largimit nga Serbia dhe detyrim për t’u paraqitur në policinë e Beogradit dy her...
Foto ilustruese SHBA- Rusia ka krijuar më shumë përmbajtje me ndihmën e inteligjencës artificiale për të ndikuar në...