Foto ilustruese
UKRAINË- Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, do të prezantojë “planin e fitores” të Kievit, gjatë takimit të radhës me aleatët perëndimorë, që do të mbahet në Gjermani.
“Ne do të prezantojmë planin e fitores, hapa të qartë dhe specifikë për përfundimin e drejtë të luftës”, shkroi Zelensky në rrjetet sociale më 5 tetor, duke iu referuar pushtimit të Ukrainës që Rusia nisi në shkurt të vitit 2022.
Takimi i 25-të i mbi 50 aleatëve dhe partnerëve, që njihet si Grupi i Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës, do të mbahet në bazën ajrore Ramshtajn në Gjermani më 12 tetor. Duke iu referuar strategjisë si “paqe përmes forcës”, Zelenskyy tha se “plani i fitores parasheh forcimin e nevojshëm të Ukrainës”.
Presidenti ukrainas tha se Kievi veçse ka nisur diskutimet me Shtetet e Bashkuara, mbështetësin kryesor të Ukrainës gjatë luftës, dhe shtoi se “ne do të përfshijmë të gjithë partnerët”. Zelensky nisi të përmendte “planin për paqe” të Ukrainës në gusht dhe më pas njoftoi se ai ishte pothuajse gati dhe përmbante “katër pika kyçe dhe një që duhet të zbatohet pas luftës”.
Gjatë vizitës në Uashington muajin e kaluar, ai ia prezantoi planin presidentit amerikan, Joe Biden, si dhe dy kandidatëve për zgjedhjet presidenciale të 5 nëntorit: nënpresidentes demokrate, Kamala Harris, dhe ish-presidentit republikan, Donald Trump. Një zëdhënës i Departamentit amerikan të Shtetit tha atëbotë se plani përmbante “një numër hapash produktivë”.
Shumë pak dihet për planin. The Wall Street Journal, duke cituar zyrtarë anonimë amerikanë ka raportuar se ata kanë thënë se plani në thelb është një kërkesë e ripërtërirë për më shumë armë dhe kërkesa që shtetet që i kanë dhuruar Kievit armë me rreze të gjatë, ta lejojnë Ukrainën që t’i përdorë ato për të sulmuar thellë brenda territorit rus. Gjatë takimit të aleatëve të Ukrainës në Gjermani, Zelensky pritet të takohet me Bidenin./REL
lufta ukraine-rusi volodymyr zelenskyy
Artikuj te sugjeruar
n.f
BOTA
5 Tetor17:39
Trump rikthehet për të mbajtur fjalim në vendin ku ndodhi atentati i tij i parë, Musk gjithashtu do të jetë i pranishëm
Trump
SHBA- Kandidati republikan për president, Donald Trump do të rikthehet sot për një fjalim për fushatë në...
n.f
BOTA
5 Tetor17:39
Izraeli shqyrton përgjigjen ndaj Teheranit, Biden: Ka alternativa përveç rezervave të naftës
Foto ilustruese
SHBA- Në një paraqitje të rrallë në dhomën e konferencës në Shtëpinë e Bardhë, presi...
n.f
BOTA
5 Tetor16:03
Pozicionimi i Melania Trump për abortin, analiza: Strategji politike apo këndvështrim personal?
Melania Trump
SHBA- Së fundmi Melania Trump bëri bujë duke shprehur publikisht mbështetjen e saj për të ...
n.f
BOTA
5 Tetor16:02
Mjekë e infermierë në Kosovë të demotivuar nga pagesa, mbingarkesa, fyerjet...
Foto ilustruese
KOSOVË- Pritje të gjata, mungesë barnash, trajtim jo i duhur... Radio Evropa e Lirë raporton shpesh për ankesat e ...
n.f
BOTA
5 Tetor16:02
Kurti: Të sanksionohen ata që bashkëpunojnë me personat që janë në listë të zezë
Kurti
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka bërë thirrje Perëndimit që të sanksionojë të gjith&eum...
r.ll
BOTA
5 Tetor14:21
Vërshimet vdekjeprurëse në Bosnje dhe Hercegovinë, autoritetet vazhdojnë kërkimet për të zhdukurit
pamje nga bosnja
SARAJEVË- Në Bosnjë e Hercegovinë ekipet e shpëtimit kanë vazhduar kërkimet për persona të zh...
r.ll
BOTA
5 Tetor12:55
Vritet një komandant i Hamasit gjatë një sulmi izraelit në Liban
sulmet
LIBAN- Një sulm izraelit në një kamp refugjatësh në veri të Libanit ka lënë të vrarë një koma...
r.ll
BOTA
5 Tetor12:54
Konflikti i armatosur Izrael-Hezbollah/ Çfarë po bëjnë vendet e tjera për të larguar shtetasit e tyre nga Libani?
evakuimet
LIBAN- Kombet në mbarë botën kanë përgatitur plane emergjence për të evakuuar qytetarët nga Libani, ...
r.ll
BOTA
5 Tetor11:34
A ka marrë pjesë në ndonjë nga festat e P. Diddy? Rihanna thyen heshtjen: Kjo është çmenduri
rihanna, diddy
SHBA- Emri i saj është lakuar nëpër mediat, si pjesë e listës së yjeve botërore që kanë ma...
r.ll
BOTA
5 Tetor11:11
Parlamenti Evropian synon t’i shtyjë vendet e Ballkanit Perëndimor më pranë BE-së
parlamenti evropian
BRUKSEL- Parlamenti Evropian është duke vazhduar procedurat e themelimit të komisioneve, delegacioneve dhe strukturave t...