BOTA

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë/ "Fjalime të gjata dhe të zhurmshme", REL: Me metoda tradicionale premtojnë arsim modern!

n.f Përditësimi i fundit 2 Shkurt 2025, 16:52

Zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë/ "Fjalime të gjata dhe

KOSOVË- Fjalimet në fushatën zgjedhore në Kosovë janë të gjata dhe të zhurmshme, por rrallë për arsimin. Kandidatët politikë kanë përqendruar vëmendjen te rritja ekonomike, hapja e vendeve të reja të punës, mbështetja për bizneset, sulmet për njëri-tjetrin... Për arsimin - njërën prej shtyllave kryesore të shoqërisë - dëgjohet më pak.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit do të garojë për mandatin e dytë, ka thënë para katër vjetësh se investimi në arsim, do të jetë “preokupim kryesor” i Qeverisë së tij. Është zotuar se do të investojë në shkolla e çerdhe publike, do të trajnojnë mësimdhënës e do të punësojë të rinj.

“Për herë të parë do të kemi një program, i cili shkollat i sheh si vend i dijes për fëmijët e rininë, ku pasurohet shoqëria e fiton shteti, e jo si tender ku pasurohet individi apo familjarët”, ka thënë Kurti në vitin 2021.

Qeveria e Kurtit, përkatësisht Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka miratuar edhe Strategjinë e Arsimit 2022-2026, ku ka përcaktuar pesë objektiva strategjike - mes tyre digjitalizimin e arsimit. Për këtë proces janë ndarë edhe 52 milionë euro, por ndikimi në praktikë i premtimeve - disa vite pas - nuk është ende aq i dukshëm.

Në Shkollën Fillore “Pavarësia” në Prishtinë, mësimdhënia dhe mësimnxënia vazhdojnë me metodat tradicionale - qoftë nga mënyra e shpjegimit në dërrasë të zezë, qoftë nga organizimi i nxënësve në klasë.

Me më shumë se 1.900 nxënës, “Pavarësia” është ndër shkollat më të mëdha fillore në Prishtinë. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të saj, Halil Brahaj, thotë për programin Expose të Radios Evropa e Lirë se shkolla ka vetëm një kabinet me kompjuterë, të cilët shfrytëzohen vetëm nga nxënësit që kanë lëndë të teknologjisë informative dy-tri herë në javë.

“Në kabinetin e teknologjisë kemi kompjuterë për një klasë të mjaftueshme. Njëzet kompjuterë i kemi të rinj, që i ka sjellë Komuna e Prishtinës, ndërsa të tjerët janë donacione nga shoqata të ndryshme, banka, fakultete e kështu me radhë. Ata janë të përdorur, por të domosdoshëm”, thotë Brahaj.

Regjistrimi i popullsisë në Kosovë, vitin e kaluar, ka treguar se në sistemin e arsimit parauniversitar, mësimet i ndjekin rreth 300 mijë nxënës në më shumë se 1.000 shkolla. Sipas të dhënave të fundit në Strategjinë e Arsimit, në këto shkolla ka mbi 9.000 kompjuterë, apo mesatarisht 1 kompjuter për 35 nxënës. Shifrat nuk janë të krahasueshme me ato në vendet e BE-së, ku një kompjuter në shkollë është në dispozicion për 3 deri në 7 nxënës.

Radio Evropa e Lirë pyeti MASHTI-n se sa mjete të parapara për digjitalizimin e shkollave, janë shpenzuar deri më tani, por nuk mori përgjigje. Brahaj thotë se shkolla që udhëheq, “Pavarësia”, deri vonë është përballur edhe me sfida të tjera, jashtë aspektit të digjitalizimit.

“Nga shtatori i vitit të kaluar, ne i jemi kthyer normalitetit, sepse ‘Pavarësia’, për dy vjet radhazi, ka punuar në tri ndërrime, për shkak të mungesës së hapësirës, gjegjësisht rritjes së vazhdueshme të numrit të nxënësve. Me përfundimin e aneksit, është krijuar paksa komoditet për të pasur edhe hapësira edhe për kabinete”, thotë Brahaj.

Me sfida të ngjashme të organizimit përballen edhe shumë shkolla të tjera publike në Kosovë, derisa cilësia e arsimit mbetet e dobët. Në tri teste të PISA-s - program ndërkombëtar për vlerësimin e nxënësve në lexim, shkencë e matematikë - që janë zhvilluar më 2015, 2018 dhe 2022, Kosova ka dalë gati në fund të listës botërore. Për më tepër, rezultati ka shkuar duke u përkeqësuar, e jo duke u përmirësuar.

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, në atë kohë, ka fajësuar pjesërisht pandeminë COVID-19 për situatën e krijuar. Tani, partitë që synojnë pushtetin në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, kanë nxjerrë zotime të ndryshme për arsimin në programet e tyre. Në atë që ka publikuar Lëvizja Vetëvendosje e Kurtit thuhet vetëm se ai do të sigurojë “bono për prindërit që i dërgojnë fëmijët në çerdhe jopublike”.

Partia Demokratike e Kosovës, e cila garon me Bedri Hamzën për kryeministër, ka një program më të detajuar për këtë çështje, ku, mes tjerash, zotohet se do ta avancojë kurrikulën, do të përfshijë materiale digjitale në mësim, do t’i pajisë nxënësit dhe mësimdhënësit me laptopë, do t’i trajnojë dhe vlerësojë mësimdhënësit, e të tjera.

Plani për arsim i Lidhjes Demokratike të Kosovës - e cila kandidat për kryeministër ka Lumir Abdixhikun - parasheh rritjen e numrit të çerdheve, riorganizimin e shkollave, fuqizimin e shkollave profesionale, ndërlidhjen e arsimit me tregun e punës, themelimin e Fondit të Shkencës dhe Fondit të Ekselencës e të tjera.

Ndërsa, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës - me kandidat për kryeministër Ramush Haradinajn - zotohet se do t’i rrisë shërbimet në arsim, për të kapërcyer, siç thotë, hendekun digjital dhe për të aftësuar rininë. Për AAK-në, arsimi duhet të ngrihet në nivel të konkurrueshëm me vendet perëndimore.

Për ekspertët e çështjeve të arsimit, të gjitha këto janë të realizueshme, vetëm se duhet pasur vullnet politik për të shkuar përtej narrativit elektoral - gjë që deri më tash ka munguar, sipas tyre. Rinor Qehaja, drejtor ekzekutiv i Institutit EdGurad në Prishtinë, përmend metodat e vjetruara të mësimdhënies si pengesë kryesore drejt përparimit. Duke folur për Exposenë, ai thotë se ndryshimi duhet të fillojë prej aty.

“Logjika në mësimdhënie dhe mësimnxënie në Kosovë e ka një prani minimale. Ende mësohen vjersha përmendësh, përgjigjet janë me data, emra e mbiemra. Nuk ka pyetje që nxit mendim kritik, nuk ka pyetje dhe mësimnxënie që nxisin logjikë. Në momentin kur këta nxënës të ballafaqohen me një test të standardizuar si PISA, që shtron pyetje të logjikshme dhe që kërkojnë përgjigje të logjikshme, atëherë padyshim që ata do ta kenë atë performancë”, thotë Qehaja.

Për Xhavit Rexhajn, profesor në Kolegjin AAB në Prishtinë, në arsimin në Kosovë “duhet shpallur gjendje e jashtëzakonshme”. Në kohën e bumit digjital dhe të inteligjencës artificiale, ai thotë se mësimdhënësit në vend shkojnë ende me shkumësa në klasë. Këtë situatë, ai e quan “padrejtësi ndaj fëmijëve”.

“Ku e ke identifikimin e talenteve, ku e ke mbështetjen e talenteve, ku e ke mbështetjen e nxënësve me nevoja të veçanta, ku i ke aktivitetet, klubet, ku identifikohen talentet, ku i ke mjetet që nxënësit të organizohen në klube të gjelbra, klube të shkencës, klube të debatit, klube të artit, klube të muzikës, ku i ke orkestrat muzikore në shkolla? Ne tallemi me arsimin në Kosovë, nuk jemi aspak seriozë. Këto programe që i kam lexuar, janë deklarata pozitive, afirmative, por nuk e kanë parasysh dhimbjen e arsimit kosovar sa duhet”, thotë Rexhaj.

Ai thekson se ndryshimi duhet të nisë me kurrikulat. Kosova, sipas tij, duhet të themelojë Agjencinë për Kurrrikula, sepse është e papranueshme që “vetëm tre-katër veta” të merren me to. Për më tepër, ato janë edhe të vjetruara, thotë Rexhaj.

Në Kosovë, ndryshimet kurrikulare kanë nisur në vitin 2001, ndërsa gjatë viteve 2008-2016 janë miratuar dhe hartuar Korniza e Kurrikulës së Kosovës, kurrikulat bërthamë dhe programet lëndore. Rexhaj thotë se ka një shkëputje midis asaj që thuhet dhe asaj që ndodh në klasë. Ai avokon për një “pakt kombëtar arsimor”, për t’i trajtuar këto çështje, dhe për emërimin e personave kompetentë në pozita vendimmarrëse.

“Fëmijët tanë janë normalë, rezultatet i kanë të dobëta. Ku është problemi? Problemi është te sistemi arsimor, te ne të rriturit që e ofrojmë atë arsim. Ndaj, konsideroj se duhet punuar me mësimdhënësit, me shkollat, me sistemin, me kurrikulat, në mënyrë që fëmijët tanë, që padrejtësisht janë prapa, të krahasohen me rajonin dhe botën. Pra, duhet një qasje sistematike, e jo vetëm tri ditë pas rezultateve të PISA-s”, thotë Rexhaj.

Qehaja shton se, paralelisht, ndryshimet duhet të bëhen edhe brenda klasës. Digjitalizimi, sipas tij, është e ardhmja dhe ato që nevojiten janë: zhvillimi profesional i mësimdhënësve dhe mjetet e duhura për ta, për t’i angazhuar nxënësit.

“Jemi në një kohë ku të rinjtë, fëmijët janë të ekspozuar ndaj përmbajtjeve shumë interesante që ofron interneti, telefonat e mençur, e që është në kontradiktë me mësimdhënien shumë tradicionale që ofrohet. Ne duhet ta bëjmë mësimdhënien shumë interaktive, interesante, që e nxit përfshirjen e fëmijëve dhe e nxit kureshtjen e tyre qoftë për lexim, apo për zhvillim”.

“Digjitalizimi nuk guxon të jetë vetëm kthim i një teksti në formatin elektronik, por duhet të jetë një tekst interaktiv me shumë aktivitete interaktive. Kjo kërkon kohë, kërkon kompetencë të autorëve e të shtëpive botuese”, thotë Qehaja.

Radio Evropa e Lirë pyeti Ministrinë e Arsimit se sa mësimdhënës në Kosovë kanë ndjekur trajnime apo forma të tjera të aftësimit gjatë vitit të kaluar, por nuk mori përgjigje. Ajo që dihet është se nga buxheti i vitit të kaluar janë ndarë mbi 393 mijë euro për trajnimin e mësimdhënësve, ndërsa nga buxheti i sivjetmë më pak - mbi 366 mijë euro.

Qehaja thotë se për çdo reformë në sistemin e arsimit, duhet të instalohen edhe mekanizma të përgjegjësisë, në mënyrë që dështimi në moszbatim, ta ketë ndëshkimin. Kjo, për faktin se rezultatet sot, kanë efekt zinxhiror nesër.

“Nuk është rastësi që ne nuk kemi zhvillim ekonomik, pasi të rinjve të këtij vendi u mungojnë shkathtësitë dhe aftësitë e duhura për jetë, sepse sistemi arsimor nuk po arrin t’ua ofrojë”, sipas tij.

Pra, pa veprime konkrete, hendeku mes premtimeve zgjedhore dhe realitetit në sistemin arsimor të Kosovës duket se do të vazhdojë të zgjerohet. Me një nga popullsitë më të reja në Evropë, është vërtet koha që secili veprim të përputhet me potencialin e gjeneratës./ REL

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë