BOTA

Zgjedhjet e parakohshme në Gjermani/ DW: Hera e katërt që nga krijimi i Republikës Federale! Kur dhe pse kanë ndodhur

b.z Përditësimi i fundit 24 Janar 2025, 14:32
Zgjedhjet e parakohshme në Gjermani/ DW: Hera e katërt që nga
Foto ilustruese

GJERMANI - Është hera e katërt që nga krijimi i Republikës Federale të Gjermanisë në vitin 1949 që në vend mbahen zgjedhje të parakohshme. Një përmbledhje e shkurtër. 

Në Gjermani, zgjedhjet parlamentare mbahen çdo katër vjet, por në raste krizash politike, Bundestagu mund të shpërndahet më herët. Vetë deputetët nuk mund të vendosin për zgjedhje të parakohshme, as kancelari nuk ka kompetencën për ta bërë këtë. Kushtetuta e lejon shpërndarjen e Bundestagut vetëm në dy raste: 

- Kur një kandidat për kancelar nuk arrin shumicën absolute të votave në Bundestag pas një zgjedhjeje të re. 

- Kur kancelari aktual humb votën e besimit dhe propozon shpërbërjen e parlamentit. 

Një alternativë tjetër është që kancelari të japë dorëheqjen ose të vazhdojë si qeveri pakice, por kjo zakonisht nuk ndodh. Zgjedhjet e 23 shkurtit janë zgjedhjet e katërta të parakohshme për Bundestagun gjerman. 

1972: Willy Brandt (SPD) dhe politika ndaj Lindjes 

Kancelari socialdemokrat Willy Brandt ishte i pari që promovoi një politikë afrimi me vendet e Bllokut Lindor (Ostpolitik), e cila krijoi ndarje të thella politike në Gjermani. Për shkak të këtij kursi, disa deputetë të SPD dhe FDP u larguan nga koalicioni, duke krijuar një bllokadë të punës parlamentare. Për të krijuar qartësi politike, Brandt qëllimisht humbi votën e besimit, duke i hapur rrugë zgjedhjeve të 19 nëntorit 1972. 

Rezultati: SPD fitoi 45.8% të votave, përqindja më e lartë e saj ndonjëherë. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 91.1%, më e larta në historinë gjermane. 

1983: Helmut Kohl (CDU) kërkon legjitimitet 

Në vitin 1982, kancelari Helmut Schmidt (SPD) u rrëzua me një votë mosbesimi dhe u zëvendësua nga Helmut Kohl (CDU) me mbështetjen e FDP-së. Si kancelar i zgjedhur nga Bundestagu, por jo nga zgjedhësit, Kohl kërkoi një mandat të qartë nga votuesit. Ai qëllimisht humbi votën e besimit në dhjetor 1982, duke i hapur rrugën zgjedhjeve të 6 marsit 1983. 

Rezultati: CDU/CSU fitoi me shumicë të qartë dhe vazhdoi qeverisjen pa pengesa. 

2005: Gerhard Schröder rrezikon dhe humbet 

Në vitin 2005, kancelari Gerhard Schröder (SPD) përballej me pakënaqësi të madhe për reformat në tregun e punës dhe sistemin social ("Agenda 2010"). Ai kërkoi të testonte mbështetjen e tij në Bundestag duke humbur qëllimisht votën e besimit më 1 korrik 2005. 

Rezultati: Në zgjedhjet e 18 shtatorit 2005, kancelarja e re u bë Angela Merkel (CDU), e cila formoi koalicionin e saj të parë të madh me SPD-në. Kështu filloi epoka 16-vjeçare e Merkelit. 

2025: Shpërbërja e koalicionit çon në zgjedhje të reja 

Në nëntor 2024, kancelari Olaf Scholz (SPD) shkarkoi ministrin e Financave, Christian Lindner, pas mosmarrëveshjeve mbi frenin e borxhit dhe financimin e ndihmës për Ukrainën. Si reagim, e gjithë FDP u largua nga qeveria, duke e lënë Gjermaninë me një qeveri pakice të përbërë vetëm nga SPD dhe Të Gjelbrit. Me një parlament të bllokuar dhe pa shumicë, Scholz parashtroi mocionin e votëbesimit më 16 dhjetor, të cilin e humbi qëllimisht. Më 27 dhjetor, Presidenti Frank-Walter Steinmeier shpërndau Bundestagun dhe shpalli 23 shkurtin 2025 si datë zgjedhejesh në reja./DW

gjermani zgjedhje

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë