Aleksandër Vuçiç
SERBIA- Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka thënë se është e nevojshme që të lejohet qasja në gjithë materialin zgjedhor të zgjedhjeve të përsëritura lokale në disa pjesë të Serbisë, të mbajtura më 2 qershor.
“Të gjithë që kanë dëshirë të rishikojnë gjithçka duhet të lejohen, prandaj gjithçka duhet të jetë transparente. Mund t’i numëroni 100 herë, si të doni. Natyrisht që nuk ka parregullsi”, ka thënë Vuçiç në një paraqitje televizive në Radiotelevizionin e Serbisë.
Presidenti i Serbisë u është përgjigjur dyshimeve të opozitës që Partia Përparimtare Serbe (SNS) i ka vjedhur zgjedhjet lokale, të mbajtura në 89 qytete dhe krahina në Serbi. Opozita ka organizuar protesta të martën në Beograd dhe Nish, me kërkesën për të pasur qasje në materialin zgjedhor. Vuçiç ka thënë se do të ishte mirë që në Beograd të niste punën udhëheqësia e re, sa më shpejt që është e mundur, pasi, sipas tij, 750.000 njerëz kanë votuar prej 1.6 milion banorëve në total.
“SNS ka fituar bindshëm në Beograd dhe Novi Sad”, ka pretenduar Vuçiç.
Zgjedhjet parlamentare dhe lokale në Serbi u mbajtën dhjetorin e kaluar, por rezultatet e tyre u kontestuan në 88 qytete, komuna e rrethe, ku u përsëritën më 2 qershor. Në shumicën e tyre, përfshirë edhe qytetin e dytë më të madh të Serbisë, Novi Sadin, fitoi SNS-ja.
Megjithatë, organizatat që i monitoruan zgjedhjet, raportuan për një varg parregullsish, përfshirë blerjen e votave ose regjistrimin e dyfishtë të votuesve. SNS-ja dominon politikën e Serbisë për më shumë se një dekadë. Serbia është kandidate për t’iu bashkuar BE-së nga viti 2012, por përparimi i saj drejt bllokut duket i ngadalshëm./ REL
aleksandër vuçiç
Artikuj te sugjeruar
E.D
BOTA
4 Qershor21:31
Shpërthen granata në një shkollë në Azi, humb jetën një nxënës dhe mbi 20 plagosen
AZI- Një fëmijë u vra dhe 22 të tjerë u plagosën në një shpërthim granate në n...
e. d
BOTA
4 Qershor21:16
Zgjedhjet evropiane/ Macron drejtuar të rinjve : Të mos votoni do të thotë t'i lini të tjerët të vendosin për ju
Emmanuel Macron
FRANCË- Presidenti francez Emmanuel Macron u bëri thirrje të rinjve të marrin pjesë në zgjed...
E.D
BOTA
4 Qershor21:07
Lojërat Olimpike në Paris dhe rreziqet nga sulmet terroriste
foto ilustruese
WASHINGTON – Me afrimin e Lojërave Olimpike që mbahen këtë sezon veror në Paris po vijnë paralajmë...
E.D
BOTA
4 Qershor21:06
Presidenti Biden nënshkruan urdhrin ekzekutiv që ul numrin e azilkërkuesve në kufirin me Meksikën
SHBA- Presidenti Joe Biden njoftoi të martën se ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që kufizon ndjeshëm numrin e personave q...
E.D
BOTA
4 Qershor20:45
Akuza për korrupsion, gjykata e Madridit thërret bashkëshorten e kryeministrit spanjoll Pedro Sanchez
MADRIT- Një gjykatë e Madridit ka thirrur Begona Gomez, gruan e kryeministrit spanjoll, për tu paraqitur para një gjyqtari më 5 korri...
E.D
BOTA
4 Qershor20:18
Turqia humb interesimin për BE-në, dëshiron të bëhet anëtare e BRICS
TURQIA- Turqia ka shprehur dëshirën për tu bërë pjesë e organizatës BRICS në vend të BE-së. Gjithashtu ...
E.D
BOTA
4 Qershor19:53
Pas hapjes së fushatës në Britani, sulmohet me pije në fytyrë politikani Nigel Farage
BRITANI- Kreu i partisë Reform UK, Nigel Farage është qëlluar sot me pije teksa bënte fushatë për zgjedhjet e përgjith...
E.D
BOTA
4 Qershor19:53
Përmbytet qyteti i Gjermanisë jugore Passau, pranë lumit Danub
GJERMANI- Përmbytjet po vazhdojnë të rriten në pjesë të Gjermanisë jugore dhe tani po përhapen poshtë lumit Danub...
B.Z
BOTA
4 Qershor19:06
Vëllai i presidentit të SHBA-së, dëshmitar në gjyqin për Hunter Biden
Joe Biden
SHBA - Prokurorët federalë e paraqitën të martën djalin e presidentit Joe Biden, Hunter Biden-in, si një person q&e...
M.B.
BOTA
4 Qershor18:37
"Bandat kriminale po shfrytëzojnë zbrazëtitë në sistemin ligjor të vizave për emigrantët", Meloni: Prokurori antimafia duhet të hetojë
Giorgia Meloni
ROMË- Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni deklaroi sot se bandat kriminale po shfrytëzojnë zbrazëtitë n&eum...