BOTA

Zgjedhjet lokale në Serbi/ Fitore e bindshme e SNS-së, DW: Parregullësi të shumta

n.f Përditësimi i fundit 3 Qershor 2024, 14:35
Zgjedhjet lokale në Serbi/ Fitore e bindshme e SNS-së, DW:
Foto ilustruese

SERBI- Në Nish flitet për një “barazim”, por SNS fitoi pothuajse në të gjitha vendet e tjera të mëdha. Opozita dështoi edhe në Beograd. Dita e zgjedhjeve në Serbi përfundoi të dielën (02.06.2024) me shpalljen e fitores në qytetin e tretë më të madh në Serbi, në Nish, si nga opoziita ashtu edhe nga Partia Përparimtare Serbe, e presidentit Aleksandar Vuçiç. Kjo do të thotë se në këtë qytet nuk do të dihet edhe ca kohë se kush do të marrë pushtetin lokal. Por situata është shumë e qartë në shumë qytete dhe bashki të tjera.

Në Nish, sipas rezultateve preliminare ka fituar lista me emrin e Aleksandër Vuçiqit 30 nga 61 mandate. Thuhet se një mandat, i cili mund të jetë edhe vendimtar, ka fituar Partia Ruse, që do të thotë se Vuçiqi prapë mund të mbajë pushtetin atje.

SNS ka shpallur fitoren në 85 nga 89 qeveritë e zgjedhura lokale - të gjitha, përveç tre komunave me shumicë hungareze në Vojvodinë, si dhe në Tutin me shumicë boshnjake. Nga ana tjetër, opozita humbi zgjedhjet në qytetin e Beogradit, por ka fituar në disa bashki të kryeqytetit, siç është bashkia Stari grad. Sipas rezultateve të deritanishme, opozita ka fituar edhe në disa bashki të vogla të kryeqytetit.

Dita e votimit, duket se ka kaluar më e qetë se ajo e dhjetorit të vitit të kaluar, ku ka pasur parregullësi masive, edhe pse edhe dje janë denoncuar një sërë incidentesh,  janë regjistruar parregullësi të shumta me kamerat e celularëve. Aktivistët e opozitës kanë vërejtur një lloj "selie” zgjedhore të SNS-së në SPENS të Novi Sadit ose në qendrën sportive Banjica në Beograd. Por në rrjetet sociale ka dhe shumë e shumë inçizime të tjera, të cilat akoma nuk mund të verifikohen në tërësi, nëse janë të sakta. Sipas këtyre regjistrimeve ka pasur edhe parregullësi të tjera të shumta si dhe blerje të votave.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili edhe një herë ua dha emrin e tij të gjitha listave të partisë SNS,pohoi se ato janë "qendra telefonike” si të gjithë të tjerët dhe se aty nuk ka asgjë të paligjshme. Policia dhe prokuroria gjithashtu nuk panë asgjë të kundërshtueshme.

Sipas aktivistëve të opozitës, aty mbaheshin lista të dyfishta të votuesve, ndërsa aktivistët e SNS u larguan nga vendvotimet me kuti misterioze. Sipas opozitës, parregullsitë kryesore në zgjedhje ishin shkelja e fshehtësisë së votës, si dhe blerja e votave, e në disa vendvotime janë vërejtur vetura me targa të huaja, kryesisht nga Bosnjë-Hercegovina.

E gjithë kjo të kujton parregullsitë që u shënuan edhe në zgjedhjet e dhjetorit, që rezultoi me ndarjen e opozitës dhe bojkotimin e zgjedhjeve nga disa prej tyre.

Rezultati i dobët i opozitës

Një pjesë e opozitës i ka bojkotuar këto zgjedhje. Ndërsa opozita që mori pjesë, gjen tani justifikime të ndryshme për rezultatin e dobët zgjedhor, veçanërisht në Beograd, ku lista e SNS fitoi një shumicë komode në asamblenë e qytetit. Ndërkohë që në zgjedhjet e kaluara që u anuluan, SNS nuk e kishte shumicën e duhur për qeverisje.

Lideri i Lëvizjes "Nise Ndryshimin”, Savo Manojloviq, tha se këto janë zgjedhjet më të parregullta deri më tani në Beograd. Ai bëri të ditur se i kishte udhëzuar kontrollorët e tij që të mos i nënshkruajnë procesverbalet në vendvotime, për shkak të parregullsive.

Manojloviq mendon se opozita duhet të refuzojë të gjitha mandatet e fituara në nivelin lokal dhe se duhet të vazhdojë luftën për demokraci me mjete jashtëparlamentare.

Radomir Lazoviq, nga "Fronti i Gjelbër-Majtas", beson se "fushata e bojkotit megjithatë ndikoi në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve".

"Luftuam kundër dy kundërshtarëve, partisë në pushtet dhe atyre që bojkotuan zgjedhjet", theksoi Lazoviq. Opozita gjatë mbrëmjes së kaluar megjithatë dërgoi disa mesazhe inkurajuese për votuesit e saj dhe pretendoi se fitoi Nishin, komunën e Vraçarit në Beograd si dhe komunën Stari Grad në Beograd.

Por kur të shpallen rezultatet përfundimtare, do të shihet nëse ato ishin vetëm fjalë ngushëllimi, apo opozita vërtet arriti diku ndonjë rezultat serioz karshi SNS, e cila dominoi gati në të gjithë vendin.

"Do të vazhdojmë të kemi një periudhë të paqëndrueshmërisë së madhe politike"

Politologu Dushko Radosavljeviq i vlerëson rezultatet e zgjedhjeve lokale si një situatë të favorshme për të gjithë pjesëmarrësit në skenën politike. "Ata që bojkotuan zgjedhjet tani do të thonë ‘mirë ju thamë që nuk ia vlen të shkojmë në këto zgjedhje'. Ata që morën pjesë në zgjedhje mund të thonë 'po të dilnit edhe ju në zgjedhje, rezultatet do të ishin krejtësisht të tjera'. Ndërsa Aleksandar Vuçiq mund të thotë se tani është vërtetuar se ata janë forca më e fuqishme politike në Serbi”, tha Radosavljeviq për DW.

Rezultati, duke pasur parasysh marifetet e regjimit, mund të ishte edhe më i keq, shton Radosavljeviq.

“Prandaj edhe pas këtyre zgjedhjeve do të vazhdojmë të kemi një periudhë të paqëndrueshmërisë së madhe politike në Serbi. Ne kemi një gjendje të jashtëzakonshme që kur SNS ka ardhur në pushtet, e kjo parti nuk fsheh dëshirën për të kaluar nga një regjim autoritar në një regjim totalitar. Tashmë është evidente se asnjë sistem në vend nuk funksionon siç duhet. Prandaj nuk jam aspak optimist”, thekson Radosavljeviq.

Marrë nga DW

zgjedhjet lokale në serbi vucic

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë