BOTA

Zgjedhjet në Gjermani/ Nga emigracioni, ekonomia dhe politika e jashtme, Scholz dhe Merz përballen për herë të parë në debatin televiziv, shpalosin programet e tyre

n.f Përditësimi i fundit 10 Shkurt 2025, 09:31

Zgjedhjet në Gjermani/ Nga emigracioni, ekonomia dhe politika e jashtme,

GJERMANI- Kandidati për kancelar i partisë kristiandemokrate Friedrich Merz u përball këtë të dielë në debatin televiziv elektoral me kancelarin socialdemokrat Olaf Scholz, i cili kandidon për një mandat të dytë.

Të dy politikanët, kristiandemokrati Friedrich Merz dhe kancelari aktual, socialdemokrati Olaf Scholz, shpalosën konceptet e programeve të partive të tyre duke u ndaluar në temat më të spikatura të fushatës elektorale për zgjedhjet e parakohshme parlamentare më 23 shkurt 2025: Migracioni, ekonomia, politikat fiskale, klima, reformat sociale, politika e jashtme.

Deklaratat përmbyllëse të debatit televiziv


Në mbyllje të debatit secili nga rivalët kishte të drejtën të shprehej me fjalinë përmbyllëse, që për Merz ishte deklarimi se: "Ne kemi një plan për këtë vend. Ne kemi shumë besim në kapacitetet e këtij vendi. Unë jam besimplotë që mund të drejtoj një qeveri të mirë dhe të suksesshme në Gjermani.

Ndërsa Scholz deklaroi: "Një qeveri, e cila kujdeset, që Gjermania të avancojë dhe të jetë e qendrueshme, mund të ketë vetëm me një votë për socialdemokratët."

Ç‘mendon Merz për koalicionet e mundshme qeverisëse?


Merz shpreson, që kristiandemokratët/kristiansocialët do t'i fitojnë zgjedhjet parlamentare. Ai dëshiron të qeverisë me vetëm një partner koalicioni. AfD Merz e konsideron si një rrezik serioz për Gjermaninë. Mbështetja në elektorat për këtë parti është dyfishuar gjatë legjislaturës së fundit. Scholz është përpjekur të bëjë një politikë të majtë me partinë ekologjiste Të Gjelbrit, tha Merz. Për këtë politikë nuk ka më mazhorancë në Gjermani. Kushdo, që do të qeverisë me unionin konservator, duhet të spostohet drejt politikës së "qendrës", veçanërisht sa u përket temave të migracionit dhe ekonomisë.

Çfarë qendrimi duhet mbajtur ndaj Trump-it? "Fjalë të qarta dhe bisedime miqësore"


Cila është strategjia e duhur në raport me presidentin e SHBA-së Donald Trump? Fjalë të qarta dhe bisedime miqësore, thotë Scholz. Kështu kam vepruar deri tani, vë në dukje ai dhe thekson, se është e rëndësishme, që të ruhen raportet transatlantike.

Merz thotë, se prej muajsh ka bërë thirrje, që duhet të jemi të përgatitur për presidentin Trump. Sa i përket grindjes për doganat, duhet të japim përgjigje të fortë dhe të negociojmë si të barabartë.

A duhet të pranohet Ukraina në NATO?


SHBA e refuzon këtë, thotë Scholz. E rëndësishme është të garantohet, që Ukraina të mos sulmohet sërish. Scholz theksoi, po ashtu se nuk i pëlqen kur i thuhet Ukrainës, se duhet të heqë dorë nga pjesë të territorit. Edhe Merz thotë, se aktualisht Ukraina nuk mund të hyjë në NATO. Ndërkohë Ukraina ka marrë statusin e vendit kandidat në BE. Edhe në BE ka detyrime solidariteti. Lufta duhet të marrë fund sa më shpejt, theksoi Merz. 

Si e shohin dy rivalët Scholz dhe Merz problemin e dobësimit të ekonomisë në Gjermani?


Duke iu referuar gjendjes së dobësimit të ekonomisë Merz tërhoqi vëmendjen, se Gjermania ka hyrë në vitin e tretë të recesionit. Ka më shumë falimentime firmash dhe rritje të numrit të të papunëve. Ai akuzoi Scholz, se ka një percpetim të gabuar sa i përket emergjencës për zgjidhjen e problemeve.

Por Scholz thekson, se Gjermania ka një bazë të mirë për fuqizimin e ekonomisë: "Ne kemi bazën për t'u kujdesur për rritjen ekonomike." Scholz theksoi gjithashtu, se nuk është ai përgjegjës për arsyet e dobësimit ekonomik, që ka të bëjë me luftën në Ukrainë. "Unë nuk e sulmova Ukrainën dhe unë nuk i ndërpreva furnizimet me gaz, ishte Putin që i bëri këto", tha Scholz.

Merz kundërshtoi, se lufta ka prekur të gjithë Europën. "E përse vende të tjera janë sërish në kursin e rritjes ekonomike?", pyeti ai. "Sepse ne na u desh të luftojmë më shumë me çmimet e industrisë dhe të energjisë. Kjo ishte shumë më relevante për ekonominë tonë", kundërshtoi Scholz.

Merz: Dëbimet në kufi janë mundshme


Merz thekson, se dëbimet në kufijtë e Gjermanisë për migrantët e paligjshëm janë të mundshme. "Ligji themelor ka ndryshuar në vitin 1993 dhe qysh atëherë kushdo që ka hyrë më në Gjermani në kufijtë tokësorë nuk ka mundur të aplikojë për azil, edhe nëse e ka kërkuar këtë", tha Merz. Edhe vende të tjera europiane – si Franca, Danimarka, Suedia – nuk i pranojnë njerëzit në kufi. "E përse tek ne nuk mund të funksionojë kjo?", pyeti kandidati për kancelar i CDU-së, Merz.

Scholz për "kurs të ashpër dhe restriktiv" në politikën e azilit


Scholz u shpreh për një "kurs të ashpër dhe restriktiv" në politikën e azilit. Ndërkohë është kuota më e ulët e kërkesave për azil që nga viti 2016. Ky kurs i kthimeve dhe mbajtjes në izolim deri në momentin e kthimit për ata që nuk fitojnë të drejtën e azilit do të vazhdojë.

Atmosfera mes dy rivalëve gjatë debatit televiziv


Të dy rivalët në debatin e parë televiziv ishin të papajtueshëm në qendrimet e tyre. Scholz mbajti qendrim sulmues ndaj rivalit, por gjatë gjithë kohës ruajti qetësinë duke iu përmbajtur argumentave të tij. Merz reagonte dukshëm i qetë ndaj sulmeve të kancelarit. Ai disa herë iu drejtua Scholzit duke i shtruar pyetje direkte. Pavarësisht ashpërsisë në duel që në fillim pati edhe tone pajtuese. Merz tha, se nuk ia ka marrë për keq Scholz-it, që në fillim të fushatës elektorale e pati quajtur një herë "Fritze Merz".

Debati elektoral midis dy rivalëve kryesorë moderuar në televizionin publik ARD nga moderatoret e njohura Maybrit Illner dhe Sandra Maischberger zgjati 90 minuta. Secili nga rivalët pati të njëjtën hapësirë kohore, për këtë u kujdes regjia. Ky debat televiziv shënon edhe hapjen e fazës përmbyllëse të fushatës elektorale, gjatë së cilës deri tani në sondazhe kandidati i CDU-së për kancelar Merz kryeson me 29 deri në 34 përqind, ndërsa Scholz renditet në vend të tretë me 15 deri në 18 përqind pas AfD-së.

Në sallën, ku u zhvillua debati televiziv dy rivalëve iu lejua të kishin vetëm një laps dhe bllok shënimesh. Nuk kishte spektatorë në sallë. Gjatë dy javëve deri më 23 shkurt Merz dhe Scholz do të përballen në raunde të ndryshme televizive. Por të dielën e ardhshme më 16 shkurt Scholz dhe Merz do të marrin pjesë në një format, që është risi në këtë fushatë, një raund televiziv, ku do të jenë pjesëmarrës edhe dy kandidatët e partive të tjera ekologjisti Robert Habeck dhe kryetarja e AfD-së, Alice Weidel./DW

Artikuj te sugjeruar

video

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 5

3 vite pa licencë: Si u punësua psikologia në Vorë dhe kush mban përgjegjësi?

Flet i dyshuari i Masakrës së Beratit: Çfarë zbulon Kudret Zhuka?

Ne jemi me ju, gjatë gjithë vitit!

Zëri ynë për çdo grua që lufton sot!

Konflikti familjar në Klos që përfundoi në dhunë: Çfarë ndodhi mes Fluturës dhe të afërmve?

Kalvari i Anxhelës: Si u kthye një histori dashurie në një makth të vërtetë?

"Doktor Shkencash": Çfarë fshihet pas titullit akademik të Ulsi Manjës?

Unë e njoh atë djalin e shtrirë përtokë.

4 ditë revolte, gjenerata e re flet ndryshe.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 4

Vendimi që ngre dyshime: Çfarë e detyroi gjyqtaren e Shkodrës të vendosë për 42-vjeçarin?

Nga t*rturat te ekzekutimi barbar: Masakra e ’97-ës që nuk u zbardh kurrë.

I pastrehu kërkon ndihmë, Bashkia e Korçës i “ofron” një rrenoje.

Paguaj që të punosh: Zbërthehet skema e mashtrimit me "punën nga shtëpia"

Skandali me tunelin e Skërficës: Pas dështimit 23-milionësh, ARRSH thërret policinë për "Piranjat"

Ermal Pashaj: "Jam këtu kundër mediokërve, kriminelëve dhe dështimit 13-vjeçar të kësaj politike"

Manastirliu, kandidatja për Bashkinë e Tiranës, plagjiatura e radhës.

Patronazhistët e Ogerta Manastirliut gjatë Pranisë Besnike

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 3

Shantazh në emër të dashurisë, 40-vjeçari terrorizon gruan e martuar.

Faturat e avokatit. Si u zhdukën mijëra euro pa bërë asnjë punë?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Saranda e fëmijërisë sime, sot mes plumbave

Nga mësuese filloreje në drejtoreshë gjimnazi. Historia që na vjen nga Ishmi i Durrësit.

Rilindësit me plagjiaturë / Piranjat kapin ish-ministren e Arsimit. Si do të justifikohet ajo?

Prania besnike, një strategji djallëzore për të eliminuar praktikat institucionale.

Fshije videon! Mos shkatërro një jetë.

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 2

Nga burgu në arrest shtëpie: Eduard Limaj rikthehet te përndjekja e grave!

Haris Vongli: Dua të kthehem në Shqipëri për Davidin, tim bir.

Fyerje ndaj nxënësve, ngacmime e shkelje rregulloreje: Kush është nëndrejtori problematik?

Institucionet në shërbim të krimit: Pse hesht kryeministri për skandalet?

Nga tritoli te kërcënimet me jetë: Çfarë po ndodh me policin Altin Preka?

Porti i Durrësit po mbyllet, investimet në infrastrukturë vazhdojnë. Cili është justifikimi i APD?

Skandali me doktoraturën e Taulant Ballës: Piranjat zbulojnë mashtrimin!

PIRANJAT SHOW - SEZONI 10 EPISODI 1

“Dua 120 mijë euro”/ Si u zaptua prona në rrugën e Durrësit, zbardhet skema e mashtrimit

Tmerri i 40-vjeçares / Si u shndërrua njohja e re në përndjekje, shantazh dhe denigrim në rrjet

Pesë muaj pa të birin/ Nëna kërkon zbatimin e vendimit të gjykatës

TEC-et lundruese dhe mbetjet e rrezikshme/ KESH paguan edhe për trajtimin e mbetjeve të “Tigrave”

Liria nuk burgoset, as në Hagë, as në Beograd

“Ministrja kopjace”/ Klodiana Spahiu në krye të Shëndetësisë, punimi i diplomës rezulton plagjiaturë

“Nuk duam të ikim nga Shqipëria, por nga ju”/ Monologu i një brezi që nuk ju ka frikë

Flamingot që “zgjuan” një popull kundër qeverisë/ Revolta më e madhe qytetare në 30 vite

E premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Çdo të premte | ? 20:45 | ???? Syri TV

Si u tentua të shantazhohej me 100 mijë euro shefi i kabinetit të Përparim Ramës përmes mediave

PIRANJAT SHOW - SEZONI 9 EPISODI 16

Gruaja me dy identitete që premton “shërim” me ujin e kufomave në Pejë